Ismail Kadare nderohet me çmimin letrar “Man Booker International”

lajme

lajmi
03-06-2005 Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar çmimin “Man Booker International”, nje çmim i ri qe u jepet autoreve që kanë dhene kontribut të shquar në letersinë botërore. Çmimi për zotin Kadare u bë i njohur dje. Kryetari i jurisë, John Carey e quajti zotin Kadare “një shkrimtar universal”, i cili ka mundur të përfshijë mbarë kulturen në vepren e tij. Në një deklaratë të tijen, zoti Kadare i është referuar Ballkanit si një pjesë e Evropës, që njihet kryesisht si burim lajmesh të keqia. Ai tha se shpreson që bota do ta njohë tani rajonin si nje vend me arritje në art, letersi dhe civilizim. Çmimi, me nje vlerë prej 109 mijë dollarësh, është në kuadrin, e çmimit ‘Man Booker’, qe u jepet autoreve britanikë, irlandeze, apo nga vende të Comonwelthit.