Ne Festivalin Nderkombetar te Filmit te Pavarur ne New York, edhe filmi shqiptar

njujork

lajme

lajme
lajmi
njujorkNga BEQIR SINA( Nju Jork – SHBA) Bensonhurst – Brooklyn NY: Në metropolin e botës, Nju Jork, qytetin e më se 12 milion banorëve, për 10 ditë me rradhë, prej datë 11 nëntorë deri më 21 nëntorë 2004, do të zhvillohet festivali i filmit artistik dhe dokumentar “Festivali Nderkombetar i Filmit te Pavarur” . Festiavali i filmit në Nju Jork, do të ndiqet nga specialistë, komentatorë, artsitë, regjizorë, kritikët, dhe gazetat e revistat më të njohuara të njujorkut, si dhe më të njohurat në botë, si :”The New York Post, New York Times, Daily News, LA Times, LA Weekly, Variety, Time Out NY, Wall Street Journal, Movie Maker dhe Screenwriter. Në këtë festival sipas organizatorit të “NYIIFVF”, do të shfaqen të gjitha rangjet e filmave dhe dokumentareve, prej metrazhit të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Do të ketë sipas tyre filma vizatimor, spote komerciale të realizuar artistikisht, nga e gjithë bota. Qëndra e kinemave në “Village East Cinema” numër 181, në rrugën e dytë” 2nd Avenue” kryqëzim me të 12tën, “12th Street” në Manhattan, zona” NY 10003″ është skena e madhe e shfaqjeve botërore, të të gjitha llojeve të filmave ku zhvillohet Festivali Nderkombetar i Filmit te Pavarur . Për 10 ditë me radhë, në multikompleksin “Village East Cinema” të qytetit të Manhattanit, shikuesit njujorkez, njërëz të kinematografisë botërore, kulturës e artëdashës vendas e të huaj, kanë rastin të ndjekin në “perden e bardhë” rreth 325 fillma, të të gjithë llojeve. Ky festival, do të çelet më datën 12 nëntor, ora 12:00 e mesditës, me shfaqjen e parë të filmit 91 minutësh, në kineman numër 7, me titull:” Cowell’s & The New Millennium” me regjizor, Pat Farley, dhe do të mbyllet me dokumentaro – komendinë, e rregjizorit amerikanë, nga Kalifornia, Colin Trevorrow, 72 minuta me titull: “Reality Show”. Ndërkaq, befasia ndoshta e këtij festivali, dhe kënaqësia e shqiptarëve, do të jetë për komunitetin tonë, artëdashsin e madh shqiptarë në Amerikë, data 14 Nëntor 2004 – ora 20:00 me kohën e qytetit tonë Nju Jork. Ditë kjo kur në kinemanë numër 7, do të shfaqet filmi shqiptar ,në këtë festival. Me shfaqjen e filmit “Lule të kuqe, lule te zeza” të regjisorit Mevlan Shanaj, kinematografia shqiptare, do të jetë prezente dhe konkurete duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat e kinematografisë sonë, në metropolin e botës, Nju Jork. Ky prodhim, që në anglisht titullohet “Black flower”, do të prezantohet në Festivalin Nderkombetar te Filmit te Pavarur, darkën e së Dielës, 14 Nëntor ora 20:00 pra ora 2:00 pas mesnate me kohën e Shqipëris. “Black Flowers” “Lule të kuqe, lule te zeza” të regjisorit Mevlan Shanaj, është drama e filmit me metrazh të gjatë 92 minutësh . Filmi i Shanajt, tregon se si personazhi kryesor” Liliana, një grua shpirt madhe, është e braktisur nga burri i saj dhe ajo jeton e vetme me të bijën e saj Ana. Ato jetojn në një fshatë të boshatisur i cili ballafaqofet me ngjarje dramatike deri sa atje mbërrijnë disa misonar religjoz. Mbasi babai i Anës largohet, Ana humbet. I gjithë filmi është i ndërtuar mbi marrëdhënje familjare dramatike. Ngjarje të cilat janë përjetuar në fshatrat shqiptare gjatë periudhës së ndryshimeve të sistemeve” Ndërsa, nëse banoni në Manhattan, ose jeni banorë i ndonjërs prej pesë lagjeve -“qyteteve”,( Bruklin, Kuins, Bronks, Staten Island, Long Island) të këtij qyteti, ose banorë i shteteve federale që rrethojnë këtë shtet, si: Nju Jersi, Ketektiket dhe Pensillvenia, do të keni edhe perviligjen të ndiqini ndonjerin prej filamve të Festivalit Nderkombetar te Filmit te Pavarur, edhe pse jo? të dielen në orën 20:00 mund të ndiqni edhe filmin shqiptarë “Lule të kuqe, lule te zeza” të regjisorit Mevlan Shanaj . Për informacione të ndryeshme që ju interesojnë rreth këtij festiavli dhe prenotimin e biletave, kontaktoni në këtë numër tel. 866 468-7619 ose në adresen(domian) http://www.nyfilmvideo.com/ në internet, do të gjeni të gjitha detajet e këtij festivali.