Poetët e botës “shkundën” ndërgjegjen e shqiptarëve

moon02v

lajme

 
lajmi
Pas tri ditë aktivitetesh të ngjeshura letrare, artistike, muzikore, artit pamor, promovime librash, në qytetin e poezisë Tetovë – Maqedoni, përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit 2004″. Morën pjesë 33 poetë nga vende të ndryshme të botës, si dhe shumë poetë nga trojet shqiptare dhe diaspora. Hapja spektakulare përmes defilimit të veshjeve kombëtare të anëtareve të SHKA”Burimet e Sharrit”, magjisë që krijonin fishekzjarret dhe flakadanët e ndezur shkaktoi emocione të paprovuara te qytetarët e shumtë të Tetovës që ishin mbledhur para Pallatit të Kulturës. Ne fillim në holin e Pallatit të kulturës u hap ekspozita me piktura të piktorëve nga Tunizia, Polonia, Iraku, Shqipëri dhe Maqedonia. Edicionin e Tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditet e Naimit 2004” e hapi drejtori Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash tha se “p ër tri ditë resht ne do të lëvizim brenda qiellit poetik të qytetit të poezisë, Tetovë. Gjeografia e poetëve pjesëmarrës që përfshin të dy krahët shumëkilometërsh të globit, SHBA / Korea Jugore, na thotë zgjerimin e dimensioneve të dritares së këtij edicioni, provon forcën e magjisë së poezisë që ka ngritur kësish kode komunikimi me lexuesit. Këmbëngulës deri në fund, ne vazhdojmë të ecim rrugës që të ngjisin mbi ura që dijnë t’i ngrejë raca jonë letrare”. Këtë edicion e përshëndetën zëvendëskryeministri i R. së Maqedonisë Musa Xhaferi dhe kryetari i Tetovës Murtezan Ismaili. Referatin per jetën dhe veprën e poetit tonë kombëtar Naim Frasheri e mbajti studjuesja e njohur e letërsisë, prof. dr. Floresha Dado. moon02v Akademinë solemne e shoqëronin pikat muzikore e artistike tëe artistëve korçare nën regjinë e Dhimitër Orgockës. Në Sallën e Madhe të Pallatit, në një skenë impresionuese të ideuar nga piktori Savash Veliu dhe të realizuar nga firma “Korona”, para dashamirëve të fjalës së shkruar u mbajtën dy orë letrare, ajo “Në botën e poezisë” dhe “Rruzulli poetik”, ku poezitë e tyre i lexuan poetë nga vende të ndryshme të botës: Desmond Egan – Irlandë, Craig Czuri dhe John J. Rigo – SHBA, Moon Chung Hee – Koreja e Jugut, Abdul Hadi Sadoun dhe Rassim al Ismail – Irak Rafaelo Patino – Kolumbi, Ana Istaru – Kostarika, Silke Blumbach dhe Scharf Chryssanthi Sahar – Gjermani, Juan Camerun – Kili, Alper Çeker dhe Xhevdet Karal – Turqi, Katia Ermenkova dhe Polina Todorova – Bullgari, Abdelkerim Khalki dhe Houda_Ben Driss – Tunis, Marta Iszak, Vinicius Paul Gheorghe dhe Joan Es Pop – Rumani, Ashour Fenni, Nouar Abidi dhe Yousef Chagra – Algjeri, Psaraldis Elena – Greqi, Giommarini Maria Adele dhe Silvia Raccichini – Itali, Tone Shkrjanec – Slloveni, Natalle Moseshvili – Gjeorgji, Bistra Ilin dhe Iskra Peneva – Serbi, Ivo.Ledergerber dhe Fred Kurer – Zvicër, Margorzata Rudowic – Poloni, Fatos Arapi, Agron Tufa, Arian Leka, Ilir Levonja, Vitore Stefa Leka dhe Elvana Zaimi – Shqipëri, Sali Bashota, Gashi Osman dhe Ragip Sylaj -Kosovë, Murat Isaku, Vasil Tocinovski, Hristo Petreski, Iljaz Osmani, Salajdin Salihu, Isuf Sherifi dhe Ismail Iljazi – Maqedoni. Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u bë prezentimi i fituesit të “Naim Frashërit”, poeti irlandez Desmond Egan. U lexuan poezi të tij dhe vetë poeti Desmond Egan iu përgjigj interesimeve të publikut. Në fund të takimit u shfaq një film për jetën dhe veprën e tij. desmond03vNë këtë edicion u promovuan edhe botimet më të reja te Diteve te Naimit, siç ishin Antologjia e poezive të poetëve pjesëmarrës “Trokitje në mur”, përmbledhjet me poezi “Dorë për dore me tragjedinë” e Fatos Arapit, “Strabizëm”, e Arian Lekës, “Portali i yjeve” i Artan Arsllanit dhe “Ëndërr oborrtare”, një përkthim në maqedonisht i Shaip Emërllahut. Kritiku Ahmet Selmani e zbërtheu botën poetike të autorëve të këtyre librave, ndërsa për veprën e përkthyer në maqedonisht “Ëndërr oborrtare” foli kritiku letrar maqedonas, prof. dr.Vasil Tocinovski. Komisioni letrar i përbërë nga prof. dr. Floresha Dado (kryetar), dr. Osman Gashi dhe Ahmet Selmani në fund të Festivalit vlerësoi me Çmimin e madh letrar të festivalit “Naim Frashëri” poetin e njohur irlandez Desmon Egan. Poetes nga Koreja e Jugut, Moon Chung Hee ia ndau çmimin letrar “Qiriu i Naimit”. “Çmimin letrar “Menada” e mori poeti Sali Bashota nga Prishtina, ndërsa çmimin letrar “Oeneumi” iu nda poetit Agron Tufa nga Tirana. Çmimet ua dorëzoi drejtori i MNL “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu. Poetët pjesëmarrës në këtë festival vizituan monumentet kulturo historike të Tetovës dhe të qytetit të Shkupit. Në fund të Festivalit për nder të poetëve pjesëmarrës u shtrua një darkë solemne në restoranin “Ara” në Tetovë, ku u argëtuan deri në mesnatë me këngë dhe muzikë shqipe nga këngëtarët Jetmir Rexhepi dhe Jeton Pustina. Regjinë e festivalit e bëri regjisori nga Korça, Dhimitër Orgocka, i cili edhe deklamoi poezi të poetit kombëtar Naim Frashëri dhe poetëve bashkëkohor shqiptar dhe të huaj. Gjatë tri ditëve të festivalit u ekzekutuan edhe mjaft pika muzikore, ndërsa vargjet e potëve në skenë u përcollën me flautë dhe piano nga artiste korçarë. Skena e festivalit këtë vit ishte madhështore dhe mjaft funksionale. Ajo u ideua nga piktori i njohur Savash Veliu, ndërsa u realizua nga firma “Korona” – Tetovë.


Deklaratë e laureatëve të MLN “Ditët e Naimit”
Fituesi çmimit më të lartë “Naim Frashëri”, poeti i njohur irlandez Desmond EGAN “S’do ta harroj kurrë këtë natë, që ma dhuroi këtë çmim të shkëlqyer, që erdhi si një mirënjohje nga vlerësimi i Komisionit të Drejtorisë së festivalit. Dëshiroj që të përshëndes drejtorin Shaip Emërllahu, i cili bëri një organizim, një eviniment të mrekullueshëm, ndaj dhe e falënderoj për këtë nder që ma bënë në këtë festival”. Fituesi i çmimit letrar “Menada”, Sali BASHOTA “Jam shumë i nderuar dhe i gëzuar për këtë çmim letrar, të cilin do ta kem kujtim të përhershëm nga Tetova”. Fituesi i çmimit “Oeneumi”, Agron TUFA “Nëse poezia ime do të më sillte të njëjtën kënaqësi, sa që më solli ky çmim, atëherë këtë çmim do ta mbaj si një relikt për gjithë aktivitetin që u bë, si një simbol i poezisë, që ka sjellur kryeqendrën e saj nacionale shqiptare në Tetovë, duke përfshirë edhe atë ndërkombëtare”. Fituesja e çmimit “Qiriu i Naimit”, poetesha e mirënjohur nga Koreja e Jugut, Moon Chung Hee “Ky festival i organizuar aq mirë, ku kishin ardhë poetë nga vende të ndryshme të botës, përbën një ngjarje të rëndësishme në radhë të parë për popullin shqiptar, por njëkohësisht edhe për të gjithë ne që kishim bërë mijëra kilometra për të qenë pjesë përbërëse e kësaj feste poetike. Unë po kthehem me një vlerësim që ma dhuruan shqiptarët. Eshtë ky “Qiriu i Naimit” i cili do të ndritë edhe në Korenë time. A. Arsllani