Prej 4-10 nëntor në Zagreb u mbajt Festivali Ndërkombëtar i Poezisë Prej 4-10 nëntor në Zagreb u mbajt Festivali Ndërkombëtar i Poezisë poeti Shaip Emërllahu u prezentua para publikut kroat

sh_zag

lajme

lajmi
sh_zagPër një javë rresht në Zagreb (4-10) u zhvillua Festivali i vetëm Ndërkombëtar i Poezisë në Kroaci i organizuar nga PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtarëve Kroat. Merrnin pjesë 30 poetë të vendeve të ndryshme në mesin e të cilëve edhe emrat e njohur të letërsisë botërore si Herta Myller (Gjermani), Francine Prose, Kevin Mc Enenaney (SHBA) Casimoro de Brito (Portugali), Jean – Luc Ëauthier (Belgjikë), Sylveser Clancier dhe Daniellë Auby(Francë), Gjacumu Thyers (Corsika), Hans van de Vaarsenburg (Holandë), Stevart Cann dhe Jo Schapcot (Angli), Vaino Kirstina (Finlandë), Iztok Ostojnik (Slloveni), Yang Lian (Kinë) etj. Në mesin e tyre ishte edhe poeti shqiptar Shaip Emërllahu. Festivali i cili kishte modelin e të prezentuarit të poetit përmes intervistës u zhvillua nëpër ambiente të ndryshme të institucioneve kulturore të Zagrebit. Shaip Emërllahu prezentimin e tij e bëri më 8 nëntor në ambientet e bibliotekës Multimedia, ku lexoi gjashtë poezitë e tij të prezentuar nga Festivali me titull “Poezia” të perkthyer kroatisht nga Vanda Mikshic, si dhe iu lexua nje kritike mbi poezine e tij nga kryetarja e PEN –it kroat, njëherit dhe drejtori i festivalit Sibila Petleski. Cdo poeti pjesëmarrës i është botuar nga një libër me nga 6 poezi në kroatisht dhe në gjuhën e autorit, pastaj një biografi e shkurtër dhe një fotografi e tij. Poetët i priti Kryetari i Zagrebit. Festivali është mbuluar nga mediume të ndryshme kroate. Shaip Emërllahu i dha edhe një intervistë të gjatë gazetarit Denis Derk, të gazetës “Vecerni list” të Zagrebit me një tirazh prej 100 mijë kopje, ku i është përgjigjur interesimeve të tij për cështje të ndryshme kulturore e politike në Maqedoni dhe Ballkan.