U botua vellimi poetik “Strabizem” i Arian Lekes

strabizem

lajme

 
lajmi
strabizemLibri më i ri poetik i shkrimtarit Arian Leka u botua këto ditë në Edicion te MNL “Ditet eNaimit” – Tetove. Titulli i këtij vëllimi poetik është “STRABIZËM” i botuar në kolanën PUHIZA dhe do të përurohet me rastin e Festivalit Nderkombetar të Poezisë „Ditët e Naimit 2004“. Pas “Sacro& Profano”, dhe “Anija e gjumit”, “STRABIZËM” është libri i tretë poetik i Arian Lekës. Në të janë përmbledhur nën një koncept të vetëm të përthyerjes së vështrimit artistik krijimtaria më e fundit e këtij poeti. Vëllimi ka një konceptim të veçantë ku botën e poetit dhe përjetimet e tij i takojmë përmes një strukture thyerjesh dhe përthyerjesh të mëdha, përmes lenteve që të bëjnë ta shohësh e ta perceptosh ndryshe këtë realitet që “nuk është sikurndër e sheh”, përmes një vështrimi krejt vetiak ku gjërat marin vlerë kur i sheh, por edhe si i sheh. “STRABIZMI” shquhet për gjendjet poetike dhe figuracionin e befasishëm brenda një libri të organizuar si formë dehe si lëndë. Libri hapet me poezinë-credo-Strabizëm dhe përfundon me një përkushtim lexuesit të titulluar Kulishë të verbër – krijim ky që përligj thënien e J.L.Borges-it, se ai që lexon, nuk është më pak i rëndësishëm se ai që shkruan. Vëllimi poetik “STRABIZËM” përmban rreth 100 krijime poetike të strukturave dhe metrikave të ndryshme klasike (si soneti, hekzametri, vargu aleksandrin, e distiku) rimarrje me rimodelim të metrikës tradicionale 8, 10 dhe 12 rrokëshe si dhe poezi konceptuale e metafizike të mbështetura në teknikat postmoderniste të krijimit. Libri do të përurohet gjatë ditëve të zhvillimit të veprimtarisë „Ditët e Naimit 2004“ Botimi i librit poetik „STRABIZËM“ është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë.