Konferencë shtypi

 

Në Tetovë Drejtoria e FNP “Ditet e Naimit” mbajti Konferencë shtypi

shtypi2012c

 

FINLANDEZJA TUA FORSSTROM LAUREATE E CMIMIT “NAIM FRASHERI”

 

Edicioni i XVI i Festivalit Nderkombetar te Poezise “Ditet e Naimit”, i cili do te mbahet prej 18 – 21 tetor ne Tetove dhe ne Prishtine. Ky manifestim i madh poetik e kulturor zhvillohet ne jubilun e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise ne bashkorganizim me Universitetin Shteteror te Tetoves.

Ne fillim ishte Naim Frasheri, pastaj Pavaresia dhe per rrjedhoje Festivali. Keshtu, ky trinom per tu plotesuar si kuptim, Drejtoria e Festivalit, vendosi qe te shpalle Anetar Nderi te Festivalit figuren poliedrike shqiptare, shkrimtarin dhe atdhetarin z. Adem Demaci (kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves). Ky titull z. Adem Demaci do ti jepet ne naten e pare te Programit, qe do te mbahet ne Qendren e Kultures “Naim Frasheri” ne Tetove – tha drejtori i Festivalit, Shaip Emerllallu.

Pjesa e dyte e Programit do te zhvillohet ne Kosove, perkatesisht ne Prishtine dhe ne Prizren. Deri me tani, ardhjen ne kete edicion e kane konfirmuar 30 poete nga vende te botes, si dhe nga e gjithe hapsira shqiptare, pastaj aktore, gazetare e dashamire te Poezise, te Festivalit, te Naim Frasherit…Festivali mbeshtet nga Ministria e Kultures se Maqedonise dhe Ministria e Kultures se Republikes se Kosoves tj.

Juria e perbere nga dr. Ymer Ciraku (Shqipëri), dr. Nysret Krasniqi (Kosove) dhe Niels Haw (Danimarke) cmimin e madh “Naim Frasheri”, ne Edicionin e XVI te Festivalit Nderkombetar te Poezise “Ditet e Naimit” ia ka akorduar poetes se njohur finlandeze Tua Forsstrom. Ate Drejtoria sipas rregullores e ka shpallur edhe Anetare Nderi te Festivalit (te theksojme se titullin Anëtarë Nderi të Festivalit deri me sot e kane marre shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray,  (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA) etj .

Ne vazhdim te konferences se shtypit, kryetari i Juries se Festivalit, prof. dr Ymer Ciraku lexoi motivimin e ndarjes seketij cmimi, ku nder te tjera theksoi se, në krijimtarinë poetike të poeteshës Tua Forsstrôm, ndihet një kolazh intensiv figurash e domethëniesh të natyrave filozofike e metafizike, që përcjellin tek lexuesi një kërleshje ndjesish mes humorit e hutimit naiv dhe çekuilibreve prej maktheve egzistenciale, të njeriut të ditëve të sotme. Pjesë e këtij kolazhi, i projektuar me një strategji te dukshme estetike, janë dhe citate e fragmente veprash të njohura filozofike, krijuar nëpër shekuj nga filozofë me emër, të cilat, më shumë se spiegojnë apo ndihmojnë të zbërthejnë enigma, krijojnë të tjera më shumë, për ta fiksuar kësisoj lexuesin në raporte të ngulura me tekstet e poezive.

Sikundër e ka vrejtur dhe kritika, një farë thjeshtësie ligjërimore dhe tonet e tejdukshme melankolike, të cilat vrehen në qasjen e parë të leximit, nuk janë veçse një lloj truku poetik, pasi në thelb ato nuk kanë të bëjnë fare me natyrën e kësaj poezie, ku teknika e kolazhit mbart referenca mes dukurive më të largëta, për t`i bashkuar e presuar ato mjaft dendur e shtërnguar, duke mbartur kështu energji të forta e të befta – për nga forma dhe intensiteti i shfaqjes. Në disa raste, gjithshka fanepset si një kaos, që të përcjell imazhin e fillimit të botës, pa rendin dhe ritmin e gjërave, ku rrinë bashkë dhe enden në hapësirë njerëz dhe shpendë e pemë, lloje artesh e zeje primitive, shpella dhe metropole, dete e ajsbergë, pasunarë e të vobegët, por të gjitha këto, besohet se krijohen për të komunikuar e kumtuar poetikisht vizionet religjioze e konceptet filkozofike egzistenciale të të komunikuarit e të jetuarit bashkë, për t`u ndjerë domosdoshmërisht sëbashku përballë enigmave planetare.

Poetesha Forsstrôm, në librat e shumtë të saj, të cilët vazhdojnë të botohen me sukses sot e kësaj dite, shfaqet me modele konceptuale e teknika të larmishme ligjërimore, duke dëshmuar kështu një portret krijues vital e përherë rigjenerues. Lëvizjet e saj krijuese shkojnë në të gjitha drejtimet, deri edhe në llojin e ritmit poetik, që diku është i rëndë e pothuaj  asgjësues ndaj modeleve klasike e diku u kthehet këtyre për të krijuar tekste me ritëm gati muzikal.

Dhënia e çmimit kësaj poeteje të talentuar bashkëkohëse, është pra, një vlerësim i merituar, që simbolikisht, shenjon një lidhje e komunikim të bukur poetik e shpirtëror mes ditëve të qashtra  (erë manushaqeje) naimiane dhe netëve polare nordike me ndriçimin e tyre të bukur e fantazmagorik !

tua_forsstrom

Tua Forsstrôm (lindur në Porvoo, 2 prill 1947) është një shkrimtare e njohur finlandeze që shkruan në gjuhën suedeze. Botimi i saj i parë daton në vitin 1972, pasuar me botime të tjera të njëpasnjëshme, ku fokusohen sidomos shqetësimet egzistenciale të shoqërive moderne  me të gjitha ritmet, vlerat dhe sfidat e ankthet egzistenciale që ato mbartin.

Vlerësohet si një nga poeteshat më të shquara suedisht folëse finlandeze, me shumë përkthime në anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, finlandisht, danisht, hollandisht  etj. Njohjen e madhe në mesin e lexuesve e të kritikës e siguron me librin Leopardi i dëborës (1987), kurse çmimin e prestigjioz të Këshillit të Letërsisë Nordike e merr me vëllimin poetik Mbas një nate në shoqërinë e kuajve.

A.Arsllani

 

Tua Forsstrom (FINLANDE)