Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

1

DITËT E NAIMIT  E HAPËN SIPARIN NË TETOVË DHE E MBYLLËN NË TIRANË

1

Prej 17–20 tetor 2013, në Tetovë, në Krujë dhe në Tiranë u mbajt Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete të shumta letrare, artistike, kulturore dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Athanase Vantchev de Thracy  (Francë), Stéphane D’Amour (Kanada), Letica Villagarcia (Meksikë), Juan A. Franqui (Portoriko), Xhuzepe Napolitano (Itali), Krystyna Lenkovska (Poloni), Lesia Mudrak (Ukraina), Sema Güler (Turqi), Klaus Handberg Kristensen (Danimarkë), Mischa Andriessen (Holandë), Françoise Roy (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Anton Baev (Bullgari), Slagjana Atanasova (Maqedoni), Marina Mijakovska (Maqedoni), Ramadan Musliu (Kosovë), Ndue Ukaj (Kosovë), Hajredin Kovaçi (Mali i Zi), Visar Zhiti (Shqipëri), Agron Tufa (Shqipëri), Delvina Kërluku (Maqedoni) dhe Norel Zaimi (Shqipëri).

2

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin vajzat dhe djemtë me veshje kombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati françez Athanase Wantchev de Thracy, një delegacion i Komunës së Tetovës dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bekatashiane, Baba Edmond Brahimaj, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

3

Edicionin e XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, ‘Poezia i hap krah e më krah dritaret e paanësisë së botës sonë. Bën ngacmimin për të ardhur tek format e mënyrat e tjera, që të organizojmë dhe kuptojmë këtë realitet.

Natyra e njeriut është e veçantë. Brenda tij ndodhet biblioteka, ku dallohet ndërveprimi me qeniet e tjera intelegjente. “Letërsia, thotë Cvetan Todorov, e hap në pafundësi këtë mundësi së ndërveprimit me të tjerët dhe na pasuron pa mbarim”. Jo vetëm kaq, ajo na falë emocione të tilla, duke bërë që të jemi pjesë e një plani të mahnitshëm, duke e mbushur jetën me rikuptimësi, duke ndihmuar përkryerjen secilit përmes një humanizimi. Pra, poezia ndihmon të jetosh…

Po ku ndodhet në këtë plan një shenjues kulturor dhe letrar, siç është Festivali? Ai, na i bën më të pranishme, më të prekshme këto dimensione. Na i thotë në një mënyrë, ku gërshetohet forma e shkruar e tekstit poetik me ate të leximit me zë, me vet autorin, në një hapsirë dhe performancë tjetër që ndryshon njëtrajtshmërinë e shijimit dhe prodhimit të shumkuptimësisë së saj. Gjithashtu, ky model ndërkomunikimi është i dobishëm jo vetem për nënvizimin dhe afirmimin e artit poetik, por edhe për artet tjera shoqëruese, dhe për ndërtimin e infrastrukturave dialoguese të krijuesve, letërsive, etnive etj.

I tillë është edhe operatori jonë poetik e kulturor “Ditët e Naimit”, i cili për afro dydhjetëvjeçarë, me rradhë, përpiqet brenda mundësive të veta që ta luaj këtë rol.”

4

Këtij edicioni, me një fjalë përshëndetëse, iu drejtua të pranishmëve edhe ish ministri shqiptar Visar Zhiti, i cili në mes tjerash, tha se, “U bë zakon tashmë që këtu të vijnë vit pas viti poetë nga gjithë trevat shqiptare dhe nga vende e nga kontinente të ndryshme, ku miqësohemi, shkëmbejmë kumte, bëhen libër këtu dhe i përhapim, duke mbajtur qëndrime qytetare në dobi të jetës, të vlerës së saj. Jeta është e shenjtë, ne e kemi në dorë ta bëjmë të bukur. Është e mundur.

Tetova jep ndihmesën e vet, përgëzime nismëtarëve, që në çdo vit ngjan si risi, shton të ftuarit dhe vendet, duke na i bërë të dashur, ngjashëm me vendlindjet. Dhe, ne, rilindim gjithnjë e më të mirë.

Kam pyetur një herë një poet të njohur europian: çdo t’i këshillonit Ballkanit, gadishullit më poetik në botë, por shpesh i sertë dhe me trazira?

– Të lexojë poezi, tha prerë ai. Kjo vlen për gjithë botën dhe për këtu tani. Të lexojmë poezi, se ndërpriten mosmarrveshjet, mërzitë dhe sherret dhe krijohen ditë naimjane, ditë njerëzore, krijuese dhe të bukura!”

Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët lexuan poezitë e tyre, ndërkaq drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia dorëzoi çmimin e madh ‘Naim Frashëri’ dhe ia ndau titullin Anëtar Nderi të Festivalit, laureatit nga Franca, poetit me origjinë bullgare, Athanase Wantchev de Thracy. Me këtët rast, laureati de Thracy, falenderoi organizatorët dhe Jurinë për vlerësimin që i bëhet tekstit poetik dhe vetë figurës së tij.

5

Të kujtojme se, titullin Anëtarë Nderi të Festivalit, deri me sot, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray,  (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë) etj .

Në ditën e dytë të Programit, në amfiteatrin e USHT-së, u përurua laureati Athanase de Thracy. Në fjalën përshëndetëse, rektori prof. dr. Vullnet Ahmeti, tha se ,,Kam kënaqësinë e veçantë, që në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në emrin tim personal, t’i përshëndes të gjithë pjesëmarrësit e këtij Festivali, sidomos mysafirët nga vendet e ndryshme të botës, që na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre.

Të gjithë këta poetë dhe njerëz të botës akademike në vendet e tyre, nga të katër meridianët e botës, kanë ardhur në  Tetovën tonë si meteorë, për ta nderuar figurën e madhe të poezisë sonë, Naim Frashërin, për ta nderuar Manifestimin letrar ndërkombëtar, popullin dhe kulturën tonë, prandaj një mirëseardhje shumë e ngrohtë miqësore shkon për mysafirët tanë shumë të nderuar. Tetova këto ditë do të jetë qyteti i Juaj, siç e kemi traditë ne shqiptarët t’i nderojmë mysafirët, aq më tepër, njerëzit e penës të cilët rrezatojnë dije, dashamirësi, paqe dhe dritë kudo që janë, kudo që shkojnë, si pëllumbat që bartin me vete mesazhet më kuptimplota për njerëzimin”.

6

Rektori, gjithashtu shprehu konsideratë të veçantë për këtë festival dhe drejtorin e tij, dhe njëkohësisht  shprehu vlerësim dhe i uroi suksese të reja Laureatit, Athanase Wantchev de Thraci. ,,Na  gëzon fakti që pikërisht ky Festival prestigjioz, që njihet jo vetëm në vendin tonë, rajon dhe më gjerë, por pjesëmarrja e poetëve të njohur nga të gjitha anët e botës, ka bërë që manifestimi letrar ,,Ditët e Naimit” të shndërrohen në ngjarje kulturore ndërkombëtare, prandaj, nga të gjithë ne meriton vëmendjen e duhur dhe respektin e veçantë.

Po ashtu, duhet të falënderojmë edhe organizatorin e këtij Festivali, drejtorin Shaip Emërllahu, i cili me përkushtimin dhe ndjesinë e tij artistike, për 17 edicione me radhë, e ka begatuar jetën kulturore në qytetin e Tetovës, dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku, për çdo vit, të nderojmë  prijësin më emblematik të Rilindjes sonë kombëtare, Naim Frashërin.

Universiteti ynë, për çdo vit e mbështet organizimin e këtij Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë dhe besoj që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund, Drejtorisë së Festivalit i uroj që ta vazhdojë  me sukses këtë aktivitet, ndërsa poetëve pjesëmarrës dhe laureatit të sivjetmë, Athanase Wantchev de Thraci, t’u  urojmë suksese të reja në punën e tyre  krijuese”.

Ndërsa vetë drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, e vlerësoi lartë këtë bashkpunim disavjeçar me Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku në mënyrë të veçantë shprehu mirënjohje për rektorin, prof.dr.Vullnet Ameti, i cili sipas z. Emërllahu e ka mbështetur në mënyrë të pa kursyer këtë Festival.

Motivimin e Jurisë e lexoi anëtari i saj, Ndue Ukaj ( Jurinë e Festivalit e përbënin, prof. dr. Agron Tufa (kryetar), doc. dr. Salajdin Salihu (anëtar) dhe Mr. Ndue Ukaj, anëtar).

Në mbyllje të këtij përurimi, rektori i USHT-së, prof. dr. Vullnet Ameti, pasi i kishte rezervuar në zyrën e tij një pritje të ngrohtë laureatit, Athanase Wantchev de Thracy i ndau edhe pllaketën me logon e Universitetit.

7

Po atë ditës, poetët u pritën në Komunën e Tetovës, nga kryetarja zonj. Teuta Arifi, e cila vlerësoi rolin që luajnë poetët dhe vetë Festivali në ngritjen e urave të ndërkomunikimit dhe në afirmimin që ato i bëjnë qytetit të Tetovës. Kjo ishte hera e parë, që përgjatë 17 viteve të mbajtjes së Festivalit, kryeqytetari i qytetit nikoqir, Tetovës,  të presë poetët e ardhur nga shtete e kontinente të ndryshme të botës.

8

Sipas programit, poetët më pas u nisën me autobus për në Shqipëri. Ato, vizituan Krujën, përkatësisht muzeun historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, muzeun etnografik të Krujës dhe pikën turistike “Sari Salltëk” . Gjithashtu, po atë ditë poetët u pritën në seline e Kryegjyshatës, nga kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj.

9

Në ambientet e hotel “Tirana International”  në Tiranë, u mbajt nata finale e Festivalit, ku në orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’ u lexuan poezi dhe u ndanë edhe çmimet të tjera letrare të Festivalit;  Çmimi për karriere letrare ‘Ditët e Naimit’ iu nda poetit shqiptar Ramadan Musliu nga Kosova, çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetes polake, Krystyna Lenkowska, çmimi letrar për ciklin më të mirë poetik ‘Oaeneumi’ iu dha poetit nga Portoriko, Juan A. Franqui. Ndërkaq, dy çmime  ‘Qiriu i Naimit’ shkuan në duart e poeteve; Leticia Willagarcia nga Meksiko dhe Lesia Mudrak nga Ukraina.

10

Në mbyllje të Festivalit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane i ndau drejtorit të Festivalit, Shaip Emërllahu, mirënjohjen me motivacionin “për kontributin e shquar përgjatë viteve në organizimin e Festivalit të Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.

11

Drejtoria e Festivalit edhe në këtë edicion botoi antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës ‘Fytyra e heshtjes’, të përgatitur nga Shaip Emërllahu. Përkthimin e ka bërë përkthyesja dhe poetja e talentuar, Silke Liria Blumbach.

Festivalin e udhëhoqi moderatorja dhe aktorja Valdete Ismaili. Poezitë në gjuhën shqipe i lexoi aktori Arsim Kaleci, kurse me kitarë i shoqëroi profesor Jeton Pustina. Skenën e ideoi piktori Savash Veliu.

12

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, Komuna e Tetovës dhe Komuniteti Bekatashian. Sponzorë të këtij edicioni ishin “Emka”, “Arbi”, “Hit Oil”, “Euro Lesnina”, “Fert Atomik”, “Eko Sharr” dhe skele montazha “JU-SM”.

A. Arsllani