Edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”

Drejtori i Festivalit Shaip Emerllahu
POETI SEBASTIANO GRASSO – LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Drejtori i Festivalit Shaip Emerllahu

(Shaip Eerllahu, drejtor i Festivalit dhe Visar Zhiti, kryetar i Jurisë së Festivalit)

Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të Edicionit XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti italian Sebastiano Grasso. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe përkthyesi Visar Zhiti (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 16 – 19 tetor 2014, në qytetin e Tetovës.
Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 15 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga kryetari i Jurisë së Festivalit, Visar Zhiti dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emra e njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) etj.

Në edicionin e sivjetëm janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Në vazhdim kryetari i Jurisë së Festivalit Visar Zhiti paraqiti arsyetimin për dhënien e çimimit letrar “Naim Frashëri” ku thuhet se ” poetit italian Sebastiano Grasso-s i jepet çmimi i madh letrar “Naim Frashëri”, për vargjet e tij të dashurisë, në të cilat lexuesi identifikohet, teksa ato flasin për përditshmërinë. “Klasik” dhe modern në të njëjtën kohë, vepra e tij frymon, larg nga shtirjet letrare, e aftë të shprehë jetën e vërtetë.” Ai më pas lexoi nje biografi të shkurtër të fituesit, ku theksoi se Grasso eshte kryetar i PEN Qendrës italiane, redaktor i revistes “Koriere de la Sera”, profesor universiteti, përkthyes dhe gazetar. Librat e tij te perkthyera në disa gjuhë janë shoqëruar me parathenie të nobelistit portugez Saramago, kandidateve te cmimit Nobel Andonis e Jevtushenko, Mario Luzi etj. Visar Zhiti në fund lexoi edhe deklaraten qe laureati dergoj me rastin e marrjes se cmimit “Naim Frashëri”, në të cilën thotë se, ” Jam i nderuar te marr nje Cmim kaq prestigjioz, kushtuar Naim Frasherit dhe Ju siguroj pranine time ne Tetove, nga data 16 deri me 19 tetor. Ju falenderoj per lajmin”.

Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm për nga përmbajtja. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do te hapet nje ekspozite pikturash, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.

Artan Arsllani

Tetovë, 15 shtator 2014