Basri ÇAPRIQI (MALI I ZI/KOSOVË)

BasriCapriqi

BasriCapriqi

Ka lindur në Ulqin në vitin 1960. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në Ulqin. Në Universitetin e Prishrinës ka studiuar letërsi shqipe, ku ka marrë gradën magjistër i shkencave filologjike në vitin 1988. Në vitin 2004 merr gradën shkencore Ph. D. në  Prishtinë në fushën e shkencave filologjike. Punon profesor  në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron lëndët; Stilistikë, Semiologji dhe poezi bashkëkohore. Poezitë e tij janë përfshirë në shumë antologji të poezisë shqipe dhe në antologji të poezisë bashkëkohore në gjuhë të ndryshme. Poezitë i janë përkthyer në anglisht, frengjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, serbokroatisht, turqisht, arabisht, maqedonisht. Është Kryetar i PEN Qendrës së Kosovës dhe njëherit themelues në vitin 2004. Ka qenë Kryetar i Bordit të Universitetit të Prishtinës, kurse nga viti 2012 është anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Shkruan poezi, kritikë letrare, ese, publicistikë. Ka botuar shtatë përmbledhje me poezi dhe pesë libra me kritikë letrare dhe studime. Librat më të njohur me poezi janë: “Ulli me dymijë unaza”, “Ma qet gjuhën”, “Frutat bizare”, “Zbutja e gjarprit”, “Përkryrja e shiut”. Librat me kritikë: “Mikrostruktura e tekstit”, “Simboli dhe rivalët e tij”, “Paradigma kadareane” etj.

Ka marrë disa çmime letrare për poezinë e tij: Çmimi i Mitingut të Poezisë në Gjakovë (1996, 2007), Çmimi Vjetor i Art Club, Ulqin,  Çmimi Lasgush Poradeci, Shqipëri (1992), Medalen e Argjendët, në kompeticionin për poezi në Internacional Saloon of The Academie Europeenne Des Arts, Bruksel (2007)

TË KANË PARË TEK U LEXON VARGJE ATYRE NË HAD

Ali Podrimjes

E kam ditur Ti

S’mund të vësh kokë mbi jastëk

Kur  merr rrugë aq të largët

Për me gjetë të bardhën

As një gur nën kokë si suliotët

Nuk vë

Unë e kam ditur

Ti do lidhje duart pas koke

Do e shtrëngoje fort

Fort derisa ushtimë e vargut

Të pëlcasë

Gjithë ata gurë të ngulur brinjave

Deri te Uji i madh Një rrjedhë uji

pranë një pylli

t’i sjell te koka për me t’ba  gjamën

Vetëm yjet do mbajtur në dorë

Asgjë tjetër s’të lënë

Atje në fund të asaj rruge në fund

Të pyllit

e rrugë tjetër s’ka me mbajtë dritën ndezur

Të kanë parë

Kah u lexon vargje tash atyre në Had

Ti i njëjti

I ke sharë  si mund të nguleni këtu përgjithnjë

Mor të mjerë

E ke vendosur

T’i ngresh ata nga gjumi

Ku kanë rënë

Përulësisht

Te lumi Styks të kanë parë Ti

I njëjti si mbi Dri

Një dallëndyshe ke gjuajtur nga lartësitë

në atë lumë të fryrë përmbi brigje

Ai lumë i vështirë

REVOLUCIONI I BARDHË

Sheshin ku dikur derdheshin vetëm gjera të kuqe flamujt valonin

 të kuq gjuanin me ngjyrë të kuqe që përdorej për mbrojtjen e

 hekurit nga kerozioni e shumë ngjarje të tjera të kuqe që mund

 t’i quanim edhe revolucion  Fabrikat e qumështit e bënë sa cel

e mbyll sytë Atë shesh të bardhë derdhën kovat e mëdha në mes

të sheshit më në fund thamë:  një shesh i butë si kadife me

shkumë të bardhë cep më cep dhe prej sot thane: do bëjmë

 historinë  filloi revolucioni i bardhë i qumshtit me shumë shkumë

 në mes të sheshit përreth shadërvanit mund të bëjmë shkuma party

haram u qoftë  qumështi që kemi  derdhë për ju Sheshi i madh u err

i kuq e u zbardh i zi  ditë e bardhë për  fëmijët që s’ kanë parë kurrë

 qengja  të butë e të bardhë në sheshin e tyre të revolucionit Grafiti

 i madh u shkrua  me shkronja të bardha të shtypit Tha  plaka: valla

 na keni nimu  nanën na e keni  qi Stop importit të qumështit

 prodhime vendore  e pikë Ata dy që putheshin te pub  Republika

 preknin me  buzë makiato me qumështin e bardhë me shkumë 

Shikonin qumështin  të derdhej  sheshit  dridhnin trupat e bardhë

 me ritmin e këngës Fuck you Fuck you Fuck you  imitonin ardhjen e

 rrëshqanorëve grandiozë nw njw shkuma party Në sheshin e madh

 do vine  krokodilët  e bardhë  e ne do u hipim lakuriq Ashtu

shaluar do marshojmë në kahjen tjetër kah rrëshqet vala që

 mbledh fëmijët e vet humbur diku nën shkumë 

DERVISHI I VERBËR

Kur ra terri mirë e mirë

Dervishi i verbër mori fenerin me dorën e djathtë duel

 në rrugë e u nis

i pari që e pa tha: dervish ç’e do atë fener po ti i verbër

i dyti që e pa tha: dervish ç’e do atë marifet  ti i verbër

i treti që e pa tha: i verbër dervish ç’luan me atë dritë

Dervishi kah ecte tundte kokën  tha: e mbaj për ju

Për ju e kam

PËRMBYTJA

Toka po hapej

Plasaritjet futeshin thellë nëpër lugina lumejsh  kishin nisur

 të formonin harta të cuditshme Figura me barka të mëdha

 mbërthyer me dërrasa me gjallesa shtëpiake Ngarkuar

 mbi një tokë të djegur për ujë

Kur të gjithë po flinin me dyer e dritare të mëdha hapur

Hapur  për të hyrë ndoj fije fresku ndoj aromë e largët uji nga

bjeshkët përmbi  Ashtu dukeshin

sikur kishin vënë pushtet të zjarrtë  mbi atë luginë

kur

filluan të lëvizin kovat e bërë gati të pritnin shiun

 litarët e lidhur për kova nisën të lëvizin si gjatpinjt e ujit përfundi

 shtretërve

Një ujë i madh që po vinte me furi po fuste nën sipërfaqen me shkumë

Gjithë ato lagje gjithë ato shtëpia prej betoni e qelqi gjithë ato qenie

 të gjalla prej mishi

e gjaku

Njerëzit u zgjuan nga gjumi I madh kur toka kish mbyllur humnerat e veta

 e ish ngopur

Kur ata hipën lart atje lart qe te jene sa me larg rrezikut qe vinte nga

 sipërfaqja e bukur e tokës  mbushur plot  plehra  të vet e plehra  të lagjes që

po futeshin gjithandej dritareve të mëdha e që I kishin lënë me hy drita

me ferkun e mëngjesit

Thirren

Ngriten duart lart te gjithe dhe me fytyrën nga kupa plot e qiellit

Thirren 

Lane poshtë barkat plot thasë plastmasi lidhura për shtylla të dyerve

Thirrën  ndihmo o Zot uje

Na co ujë

 vec uje na co se tana i kemi me tepri

po prap ujë s’kemi

Me hjekë  etjen e madhe qe kemi  për ty

Se u dogjëm

PERENDIM DIELLI

E

Shtroi qilimin e kuq

Mbi ujin e zi

Mbylli perdet e errta dhe

Na ndau nga kjo ane

Mund te shtrihen ngadale

Ata qe s lakmuan drejt portalit

Ne u dyndem ne anen tjeter

Te zeme vendet

Para se te shohe hena

Ai lemsh I kuq me

Gjithe ate zjarr te mbyllur brenda

Po behej gati te prekte ujin

Nje etje e madhe

Po shuhej nen yje

PESHKU I BUKUR

Koken e prere ia hodhen ne qiell

Te perplasej rende mbi dhe

I vjen era nga koka si nga hera

Ata qe prisnin ne rend mprehnin thikat

Me do rrota guri mbi pjata dheu

Peshtynin mbi barin perreth

Zbardhur nga luspat e lojbes

I vjen era nga

 Koka i vjen

Mbanin hundet damat

 preknin lehte pirunjte me maje te

Gishterinjve

Prisnin bishtin qe dridhej perpjete

Ta lepinin me maje gjuhe

Peshkataret larguan rrjetet

Mbushur me  barishtet e qullura

Do bjere koka

Mbi ate qelbesire

Ju qe hani koken peshkut te bukur

Do hani mishin tuaj

Posa te bjere nata

murmuritnin neper  kasolle  peshkataret

e Bunes

PREKJET E ZJARRTA ME TOKEN

Ai zjarr i thelle e i kuq qe

Valavitej drejt gojes sime te kalter

U zhduk

Poshte barkes sime

Ne ujin e gjere

Te gjere e te gjere

Nga gjithe ai hi mbeti

Shija

Qe thane gjithe bimet

Ne ate krah  te reve

Ne rrepiren tjeter

Vesa miklonte qerpiket e saj

Duke mbyllur ngadale syte

Perpara vullkanit te trazuar

Bota ishte e shurdhet dhe me hi kur

Drita hapi humnerat e syve nje e nga nje

Mbuluar me hirin e asaj nate

Djegur nga prekjet me token

TERRI

Kam zgjatur duart

Kam ecur mbi rere

Me gjete

Portokallen e humbur

Te nje breg qe e hante uji

Gjithe naten e lume

Ne nje shteg qe

S’e shoh une

Hyne gjithe ai ze

Qe ulet nga qielli

Ku mund te hapet

Kjo zbrazeti

Me mbushe pak shpirtin

drite

Portokallja qe s’shihet dot

Shtrydh pa ja da

Pika te embla mbi buzet e egra

T’atij bregu qe hante uji

Kur u ngrit terri lart aq lart r portokallen

Sa s preket me me dore as me sy

Nje ze qe vjen nga larg

Kish shrtydhyr portokallen qe mbaja ne shuplake

TOPI I MADH

Një top të madh bore po e

Vinin në mes të sheshit

Të madh e të bardhë

Argatët mblidhnin karrota gjigante

Kush do hipi mbi këtë cudi

Të nguli karrotën e parë

 e

Të shpallë armëpushimin

Kur dielli shpoi qiellin

Ujrat nisën të  rrjedhin rrëke

Këtu poshtë

Zogjtë u ngjiten mbi kurora

Pemësh

Me këndu hatanë

Po sheshi i madh s’mbet shesh

Fshesën e madhe s’guxoi kush ta prekë

Me heqe  plehrat

 

ZERAT E UJIT

E zymte

Shpella pret te mbushe

Qetesine e perjetshme

Me zerat e ujit

Vala ndjek valen

Mbi shkembinj te thepisur derdhen

Sterkalat e bardha u nisen

Kah qielli

Era qe fryen nga Mavrijani

Ben lutjen e fundit

Para se te digjet dheu

Ai zjarr na mban gjalle

Ai zjarr

Qe I lepin buzet e trasha asaj ere

Dhe zerat e ujit

Qe mbushin humnerat

Nen qiell

Lakuriqet e nates rrahin krahet

Per heren e fundit

Nper velat e barkave t paqueme

Nxitojne

te hedhin plafin n humnere

Me mbulu gjymtyret  asaj

Para se te dale gjuhe e diellit