Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP “Ditët e Naimit”. TË ENJTEN FILLON EDICIONI I XXIII I FNP “DITËT E NAIMIT”

Prej 17-21 tetor 2019, në Tetovë dhe në Korçë do të mbahet Edicioni i 23-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ate do ta karakterizoj një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. Në te do të mbahen katër lexime letrare, do të promovohen 11 libra të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, si dhe do të bëhen vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës, Strugës, Korçës dhe Pogradecit, tha drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu
Në Edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Antoine SIMON (FRANCË), Fiona SAMPSON (ANGLI) TANIA Ko HONG (KOREA E JUGUT/SHBA), Mohamed RABIE (PALESTINË/SHBA), Giuseppe NAPOLITANO (ITALI), Luan BUSHKOLAJ (HOLANDË), Manuel IRIS (MEKSIKË/SHBA), Aminur RAHMAN (BANGLADESH), Maja PANAJOTOVA (BULGARI/BELGJIKË), Jan DOST (SIRI / GJERMANI), Abdelkarim KHALKI (TUNIS), Rokiah HASHIM (MALAJZI), Silke BLUMBACH (GJERMANI), Edvige GIOIA (ITALI), Danela CECCHINI (ITALI), Dorit WEISMAN (IZRAEL), Niki PAPOULAKOU (GREQI) Josipa GOGIÇ (KROACI), Tara SKURTU (SHBA), Emna SAKOUHI (TUNIS), Naida MUJKIÇ (BOSNJË DHE HERCEGOVINË), Mitko GOGOV (MAQEDONI), Xhevdet BAJRAJ (KOSOVË), Besnik MUSTAFAJ (SHQIPËRI), Arjan KALLÇO (SHQIPËRI), Anton PAPLEKA (SHQIPËRI), Kujtim SHALA (KOSOVË), Ndue UKAJ (KOSOVË) Bujar PLLOSHTANI dhe Burhanedin XHEMAILI (MAQEDONI)
Kështu, hapja e ceremonisë së Edicionit të XXIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të bëhet të enjten në orën 19.30, përmes një performance fishekzjaresh para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureatja angleze Fiona Sampson, ministri kulturës z. Hysni Ismaili, kryetarja e Komunës së Tetovës zonj. Teuta Arifi, si dhe një delegacion nga Komuniteti Bektashian do të vendosin buqete lulesh para shtatores së poetit “Naim Frashëri”. Në hyrje të Qendrës së Kulturës, publikut edhe në këtë hapje do t’iu dhurohet Antologjia e këtij edicioni dhe libra të tjerë të rinj të Festivalit.
Më pas në Sallën e Madhe do të bëhet hapja zyrtare e Programit të Edicionit të 22-të FNP “Ditët e Naimit”, ku hapjen do ta bëj ministri i Kulturës z. Hysni Ismaili, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta mbajë kryetarja e Komunës së Tetovës, zonj.Teuta Arifi dhe drejtori i Festivalit z. Shaip Emërllahu.
Në hapje të këtij Edicioni, aktori Arsim Kaleci do të recitoj poezinë “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit, ndërsa nga një pikë muzikore me piano, violinë dhe në flautë do të ekzekutojnë virtuoz të muzikës klasike.


Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, përveç leximit të poetëve do t’i ndahet edhe çmimi i madh letrar dhe do t’i jepet titulli Anëtar Nderi, lauretes së këtij viti, poetess ë njohur angleze Fiona Sampson. Çmimin letrar “Naim Frashëri” dhe titullin e lartë, Anëtarë Nderi të Festivalit, deri tani e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë), Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Sebastiano Grasso (Itali), Kuei shien Lee (Taivan), Xhorxh Uallas (SHBA) etj .
Në ditën e dytë të Programit, në sallën e Kuvendit Komunal do të bëhet përurimi i 11 titujve të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”. Librat e botuar, janë ato të laureatëve të Festivalit, poetit francez me origjinë bullgare, Athanase Vantchev de Thracy: ”Hapni dritaren”, poetes polake Eva Lipska: “Mësohu me vdekjen” e poetit shqiptar Basri Çapriqi: “Perëndim dielli”, pastaj e poetit italian Xhuzepe Napolitano: “10 vjet në Tetovë”, e poetes malajziane Siti Rokiah Hashim: “Rëra e Sri Lavender”. Librat e tjerë janë ato të poetëve Besnik Mustafaj: “Në kërkim të gjuhës”, Kujtim Shala “Lethe”, Ekrem Ajruli “Më josh jermia”, si dhe Antologjia e Edicionit të XXIII të Festivalit, “Pema e hijes” dhe Antologjia e poezisë bashkëkohore maqedone, të cilat i përgatiti Shaip Emërllahu. Për këto libra do të flasin poetët dhe studjuesit Ymer Çiraku, Besnik Mustafaj, Rokiah Hashim, Ndue Ukaj, Xhelal Zejneli, Remzi Salihu, Bujar Plloshtani etj.
Pasdite pjesëmarrësit do të vizitojnë monumentet kulturore dhe historike të qytetit, dhe në mbrëmje në Teqen Arabati Baba do të mbajnë orën letrare “Poetë dhe vargje”. Të shtunën poetët do të shkojnë për në qytetin e Korçës. Atje, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës do të mbajnë orën e madhe letrare “Meridianet poetike”, do të ndahen çmimet tjera letrare të Festivalit, si dhe poetët do të vizitojnë objekte të ndryshme kulturore dhe historike të këtij qyteti të lashtë historik dhe kulturor.
Festivali këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Komuna e Tetovës, Bashkia e Korçës, si dhe sponzorët; Kompania J”U-SM”, Restoranti “Parajsa e Sharrit”, restorant “Arbi” dhe restorant “Kurtishi”.
D. Hadri
Tetovë, 15. X. 2019