Category Archives: Laureatet

George WALLACE (USA)

George WALLACE (SHBA) Poeti amerikan George Wallace është bursist-shkrimtar që banon përkohësisht në shtëpinë e lindjes së Walt Whitman-it, poeti-laureat i parë në Suffolk County, NY, dhe autori i 31 […]

Lee Kuei-shien (TAIVAN)

Kuei shien Lee

U lind më vitin 1937, në Taipe. Aty mbaroi arsimin e lartë në Institutin e Teknologjisë.  Më 1976 u bë anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Poezisë në Angli.  Më 1987, iu bashkua PEN-it tajvanez dhe u zgjodh zëvendëskryetar dhe pastaj kryetar i tij. Për një kohë ishte kryetar i Fondacioni Kombëtar për Kulturë dhe Art ne Taivan. Momentalisht është zëvendëskryetari i Lëvizjes Poetët e Botës (Movimiento Poetas del Mundo).

Filloi të shkruaj poezi më vitin 1953. Veprat e tij të botuar përfshijnë “Poezi të përmbledhura” në gjashtë vëllime(2001, “Ese të përmbledhura” në dhjetë vëllime(2002, “Poezi të përkthyera” në tetë vëllime(2003, ”Antologjia e poezisë evropiane” në 25 vëllime(2001~2005), ”Koleksioni Poezi elite” (në 22 vëllime) dhe të tjera, duke përfshirë “Thesar i artë i poezisë moderne indiane” (2005), që përmban poezitë nga presidenti A.P.J. Abdul Kalam.

Poezitë e tij u përkthyen dhe u botuan në Japoni, Kore, Kanada, Zelandën e Re, Holandë, Rumani, Indi, Greqi, Spanjë, Rusi, Mongoli etj.

U shpërblye me çmime të ndryshmetë rëndësishme si, çmimi “Poet Meritor Aziatik”, Kore(1994, me çmimin tajvanez të poezisë “Rong-hou”(1997, çmimi “Poeti botëror i vitit 1997”, çmimi “Poeti ndërkombëtarë”, Indi(1998, çmimin “Poeti i mijëvjeçarit”, i Akademisë Ndërkombëtare e Poetëve , Indi(2000, çmimin e letërsisë “Lai Ho” dhe çmimin kulturor “Premier”, të dy në Tajvan (2001). Ka marrë edhe çmimin “Michael Madhusudan” nga Akademia “Michael Madhusudan”(2002, çmimin “Wu San-lien” për letërsi(2004)dhe Medaljen e Poetit nga Fondacioni Mongol i Kulturës(2005.

Tri herë nominohet kandidat për çmimin Nobel për letërsi nga Akademia Ndërkombëtare e Poetëve, Indi (2002, 2004, 2006).

Ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare poezie në vende të ndryshme të botës, si në SHBA, Japoni, Kore, Indi, Turqi, Mongoli, El Salvador, Nikaragua etj.

Basri ÇAPRIQI (MALI I ZI/KOSOVË)

Ka lindur në Ulqin në vitin 1960. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në Ulqin. Në Universitetin e Prishrinës ka studiuar letërsi shqipe, ku ka marrë gradën magjistër i shkencave filologjike […]

Sebastiano GRASSO (ITALI)

Sebastiano GRASSO

Sebastiano GRASSO (ITALI)

Biri i një mjeku gjeneral (1903 – 1985) dhe i markezes Giuseppina Camardi Polizzi (1916 – 1966), Sebastiano Grasso ka lindur në Catania të Siçilisë në Itali, në vitin 1947. Aty mori mësimet e para, kreu kolegjin klasik të San Michele di Acircale të drejtuar nga Etërit Filipinë.

Në vitin 1964, kur ai ishte 17 vjeç, del përmbledhja e tij e parë me vargje.

Laurohet për Letërsi moderne dhe për disa vite ka dhënë leksione të letërsisë italiane në Universitet deri në vitin 1971, kur shpëngulet në Milano për të punuar në gazetën më të madhe italiane, “Corriere della Sera”.

Që nga marsi i vitit 2007 është zgjedhur President i PEN Club-it italian.

Sebastiano GRASSO (ITALI)

Sebastiano GRASSO 1

Sebastiano GRASSO (ITALI)

Biri i një mjeku gjeneral (1903 – 1985) dhe i markezes Giuseppina Camardi Polizzi (1916 – 1966), Sebastiano Grasso ka lindur në Catania të Siçilisë në Itali, në vitin 1947. Aty mori mësimet e para, kreu kolegjin klasik të San Michele di Acircale të drejtuar nga Etërit Filipinë.

Në vitin 1964, kur ai ishte 17 vjeç, del përmbledhja e tij e parë me vargje.

Laurohet për Letërsi moderne dhe për disa vite ka dhënë leksione të letërsisë italiane në Universitet deri në vitin 1971, kur shpëngulet në Milano për të punuar në gazetën më të madhe italiane, “Corriere della Sera”.

Që nga marsi i vitit 2007 është zgjedhur President i PEN Club-it italian.

Sebastiano GRASSO (ITALI)

Sebastiano GRASSO (ITALI) Biri i një mjeku gjeneral (1903 – 1985) dhe i markezes Giuseppina Camardi Polizzi (1916 – 1966), Sebastiano Grasso ka lindur në Catania të Siçilisë në Itali, […]

Athanase Vantchev

Athanase Vantchev de THRACY  (FRANCË) Athanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, […]

POETI ATHANASE DE THRACY – LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Athanase de Thracy

Laureat i Çmimit të madh letrar “Naim Frashëri” të Edicionit XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti i madh bullgar Athanase Wantchev De Thracy, i cili prej kohësh jeton në Paris. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarët e jurisë Salajdin Salihu (Maedoni) dhe Ndue Ukaj (Kosovë). Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarke), Fatos Arapi (Shqiperi), Ali Podrimja (Kosovë), Abdelatif Laabi (Marok/Francë), (Lionel Ray (Francë), (Ewa Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë) etj.

Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 17 – 20 tetor në Tetovë, Frashër dhe në Tiranë.

Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp të mbajtur në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu.

Në vazhdim, kryetari i jurisë, Agron Tufa lexoi motivimin e Jurisë, ku thuhet se, çmimi “Naim Frashëri” i jepet  poetit francez Athanas Vantchev de Thrasi, me motivimin:

“Për dehjen e kthjellët lirike me referenca dhe asociacione dë dendura verbale e joverbale nga traditat e lashta e moderne të kulturës botërore;

për ndjeshmërinë e pastruar të shqisës poetike në filtrimin e emocionit autentik të një heroi lirik të gjithëkohshëm, në komunikimin e tij permanent e të pandërprerë me natyrën dhe civilizimin;

Ewa LIPSKA

Ewa LIPSKA (POLONI)   Eva Lipska  është poetja më e  shquar e letërsisë bashkëkohore polake në botë krahas nobelistes polake, Visllava Shimborska. U lind më 1945 në Krakov. Poete, romanciere, […]

Craig CZURY

    Craig CZURY (SHBA)   Craig Czury u rrit në në një zonë të pasur me qymyrguri  në Pensilvaninë verilindore. Kaloi 15 vjet duke i rënë pash më pash […]