Category Archives: News

Edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI SEBASTIANO GRASSO – LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Drejtori i Festivalit Shaip Emerllahu

(Shaip Eerllahu, drejtor i Festivalit dhe Visar Zhiti, kryetar i Jurisë së Festivalit)

Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të Edicionit XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti italian Sebastiano Grasso. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe përkthyesi Visar Zhiti (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 16 – 19 tetor 2014, në qytetin e Tetovës.
Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 15 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga kryetari i Jurisë së Festivalit, Visar Zhiti dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emra e njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) etj.

Në edicionin e sivjetëm janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

 

DITËT E NAIMIT  E HAPËN SIPARIN NË TETOVË DHE E MBYLLËN NË TIRANË

 

 

1

Prej 17–20 tetor 2013, në Tetovë, në Krujë dhe në Tiranë u mbajt Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete të shumta letrare, artistike, kulturore dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Athanase Vantchev de Thracy  (Francë), Stéphane D’Amour (Kanada), Letica Villagarcia (Meksikë), Juan A. Franqui (Portoriko), Xhuzepe Napolitano (Itali), Krystyna Lenkovska (Poloni), Lesia Mudrak (Ukraina), Sema Güler (Turqi), Klaus Handberg Kristensen (Danimarkë), Mischa Andriessen (Holandë), Françoise Roy (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Anton Baev (Bullgari), Slagjana Atanasova (Maqedoni), Marina Mijakovska (Maqedoni), Ramadan Musliu (Kosovë), Ndue Ukaj (Kosovë), Hajredin Kovaçi (Mali i Zi), Visar Zhiti (Shqipëri), Agron Tufa (Shqipëri), Delvina Kërluku (Maqedoni) dhe Norel Zaimi (Shqipëri).

2

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin vajzat dhe djemtë me veshje kombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati françez Athanase Wantchev de Thracy, një delegacion i Komunës së Tetovës dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bekatashiane, Baba Edmond Brahimaj, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

3

 

Edicionin e XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, ‘Poezia i hap krah e më krah dritaret e paanësisë së botës sonë. Bën ngacmimin për të ardhur tek format e mënyrat e tjera, që të organizojmë dhe kuptojmë këtë realitet.

TETOVA – CENTRE OF WORLD POETRY

Tetovë: Edicioni i XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “DITËTE NAIMIT”   TETOVA – QENDRA E LIRIKËS BOTËRORE   Tetova për tri ditë rresht ishte qendër e aktiviteteve të ndryshme […]