lajme

 
lajmi
Dy anëtarë të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, njëkohësisht kandidatë për postin drejtues të kësaj organizate, Zyhdi Morava dhe Hysen Sinani, konfirmuan sot (e Martë) gjatë një konference për shtyp, shtyrjen e Kuvendit V-të të LSHA-së për në datë 12 Mars. Kuvendi, i planifikuar të mbahej në datë 18 Shkurt u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të Lidhjes me kryetarin aktual, Limoz Dizdari, i cili nuk pranoi mbledhjen e Kuvendit me anëtarësi të plotë, polemika që vazhduan edhe sot. "Jemi të detyruar të krijojmë grupin e punës, i cili do të përgatisë fazën e dytë të Kuvendit me përfaqësues të secilit kandidat, sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë që zgjedhja e kryetarit të ri, që ishte pika e fundit që duhet të zgjidhej nga Kuvendi V i Lidhjes së Shkrimtarëve më 18 Shkurt, tani renditet e para", tha Morava. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, një organizatë e krijuar në vitin 1946 ka në anëtarësinë e saj 700 shkrimtarë dhe artistë. Data e Publikimit: 22/02/2005 Autori i Lajmit: 24 ore