lajme

 
lajmi
1. Cila do të jetë LSHK, në aspektin e ndryshimeve pozitive, gjatë mandatit Tuaj? A.D. – Ne që kemi pranuar besimin e zgjedhësve tanë, kemi filluar punën me entuziazëm. Mirëpo, meqë shumë faktorë janë jashtë fushëveprimit tonë dhe meqë shumë elementë që na duhen që Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës ta bëjmë një organizatë ashtu si i duhet Kosovës së ditëve tona, atëherë, tashpërtash, nuk mund të dalim me premtime të mëdha, por mundi ynë i pakursyer nuk do të mungojë. 2.Gjatë Kuvendit zgjedhor janë parë aspekte klanore në mesin e anëtarëve të kësaj Lidhjeje. Si do t’i relativizoni ndikimet e tilla? A.D. – Për t’i drejtuar të tjerët duhet të jeshë vetë i drejtë. Për t’i pastruar të tjerët duhet të jesh vetë i pastër. Për t’i çthurur klanet, grupet mafioze dhe grupet kriminale duhet vetë të jeshë mbi e jashtë atyre grupeve. 3.Në të njëjtin Kuvend në të cilin është zgjedhur Kryesia e re, ka pasur zëra individualë që kanë kërkuar bilanc financiar nga Kryesia e mëparshme. A do të kërkoni bilanc të tillë ju? A.D.- Ne nuk do të kërkojmë bilanc, por, herëpashere, do të japim raporte për aktivitetet tona e edhe pasqyrën e gjendjes sonë fianciare. Tash, sot, mud të njoftoj opinionin se në konton e LIDHJES SË SHKRIMTRËVE TË KOSOVËS, No. 1210271200112970, ,pranë BANKËS SË RE TË KOSOVËS ka githsejt 25 edhe me germa, njëzetë e pesë euro! 4. A mund të pritet nga Ju dhe nga Kryesia e re një përpjekje më e madhe në drejtim të thyerjes së monopolit të së ashtuquajturës elitë e shkrimtarëve e cila, si thuhet, sillet në rreth të ngushtë pa ua dhënë mundësinë e afirmimit penave të reja? A.D. – Elita jonë e vërtetë, megjithëse e vogël, por ne krenohemi me të. Ajo nuk korruptohet dhe nuk ju takon as klaneve, as grupeve mafioze, as grupeve kriminale. Pseudo-elita e pseudo-intelektualë, ka pasur, ka dhe do të ketë në të gjitha kohërat e sidomos në kohën kur, pothuajse çdo gjë është komercializuar. Ata dhe monopolet e tyre, mund të çthuren vetëm me vepra të mirëfillta. 5. A do të ketë kritere të reja në pranimin e anëtarëve të rinjë? A.D. – Do të ketë kritetre të reja dhe të rrepta, por të drejta. 6. Cilat janë problemet më themelore me të cilat ballafaqohet kjo Lidhje e shkrimtarëve? A.D. – Probleme ka shumëdhe këto do t’i zgjidhim e do t’i tejkalojmë njënganjë. Ne jemi LIDHJA E SHKRIMTARËVE e nuk jemi “lidhja e vajtoreve”, prandaj edhe nuk do të vajtojmë për problemet, por do të krijojmë vepra të mirëfillta, ashtu si u ka hije shkrimtarëve të vërtetë.