lajme

 
lajmi
Në Festivalin e njohur të poezisë, filozofisë dhe artit pamor "Gerard Manly Hopkins" në Monasterevin, Irlandë, që mbahet prej 23-29 korrik 2005 është ftuar të marrë pjesë poeti Shaip Emërllahu. Ky është festivali më i mirë letrar irlandez ku për çdo vit ftohen emra të njohur të letërsisë, artit dhe filozofisë, ndërsa në kuadër të shkollës verore që organizohet në të njëjtën kohë marrin pjesë student letërsie nga vende të ndryshme të botës. Karakteristikë e edicionit të sivjetëm, i cili është i 18 me rradhë, është se aty janë ftuar të marrin pjesë një numër i madh drejtorësh i festvaleve të ndryshme ndërkombëtare Poeti Shaip Emërllahu, sipas programit do të ketë nderin të përshëndesë festivalin dhe do të lexojë gjashtë poezi të përkthyera në anglisht. Në ftesën që i është dërguar Emërllahut nga drejtori artistik i këtij festivali, Desmond Egan, i cili vitin e shkuar ishte në Tetove, thuhet se është kenaqësi t'iu kemi në mesin tonë nga se ne duhet të mësojmë nga suksesi i festivalit tuaj dhe nga vetë Ju. Atje janë paraparë një sërë aktivetetsh letare, kulturore, debate, ekspozita, ekskurzione etj.