lajme

 
lajmi
Prej 20-30 korrik në Monasterevin të Irlandës u mbajt Festivali letrar, muzikor, i artit pamor dhe filozofik "Gerard Manley Hopkins". Në Edicionin e 18 të tij merrnin pjesë afro 50 krijues artistik nga vende te ndryshme te globit. Në mes tjerëve aty ishte i ftuar edhe poeti shqiptar Shaip Emërllahu. Në këtë festival, i cili sipas redaktorit te Oksfordit për letërsinë irlandeze është më i rëndësishmi në Irlandë, poezia lexohet nëpër ambiente të ndryshme, hapen ekspozita pikturash e skulpturash, interpretohet muzike klasike e folklorike irlandeze, studjues të Hopkinsit për çdo vit debatojnë për vlerat letrare të poetit klasik irlandez Gerard Hopkins dhe studentt mësojnë artin e fjalës artistike. Shaip Emërllahu sipas programit pati dy prezentime, edhe ate, një në shtëpinë muze të Hopkinsit në Monasterevin dhe një në bibliotekën e qytetit të vjeter Nasse. Ai lexoi së bashku me poetin e njohur irlandez Desmond Egan, i cili është edhe drejtor artistik i festivalit. Emërllahu për gazetën tone tha në mes tjerash se, pjesëmarrja në këtë festival ishte një përvojë e mire për mua, një mundësi për të prezentuar poezinë shqipe dhe për të krijuar ura bashkëpunimi që do të na shërbenin në përgatitjet e Festivalit tone. Në fund të festivalit pjesëmarrësit vizituan vende të ndryshme historike të kantonit të Kilderes dhe u be nje pritje solemne nga kryeqytetari i Nasses.