lajme

 
lajmi


Prej 19 deri mė 22 tetor, nė Tetovė do tė mbahet Edicioni i 10-tė i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė Ditėt e Naimit. Gjatė katėr ditėve sa do tė zgjasė Festivali do tė zhvillohen njė sėrė aktivitetesh letrare, kulturore, debate letrare, pėrurime librash, do tė ndahen katėr ēmime letrare tė festivalit, do tė shpallen Anėtarėt e nderit tė festivalit etj. – tha nė konferencėn e shtypit drejtori i Manifestimit Letrar Ndėrkombėtar ‘’Ditėt e Naimit’’, Shaip Emėrllahu. Nė kėtė edicion, vazhdoi ai, ardhjen e kanė konfirmuar 54 poetė, prej tė cilėve 30 janė poetė nga vende tė ndryshme tė botės si, SHBA, Salvadori, Kolumbia, Paraguaj, Martinike, Suedia, Danimarka, Estonia, Lituania, Polonia, Gjermania, Belgjika, Franca, Italia, Bahreni, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, Mali i ZI, Shqipėria, Kosova etj. Festivali do tė zhvillohet nėn patronatin e Ministrit tė Kulturės sė Maqedonisė, Ilirian Beqiri. Juria e Festivalit dr. Sali Bashota (kryetar), Kate Xukaro dhe Ahmet Selmani (anėtarė), sivjet ēmimin kryesor tė Festivalit ia kanė ndarė poetit tė madh nga Salvadori, Manlio Argueta. Manlio Argueta konsiderohet si njėri ndėr zėrat mė autentik tė letėrsisė sė sotme tė Salvadorit, tha kryetari i jurisė Sali Bashota. “Me poezinė e tij, ai e ka krijuar modelin e njė shėmbėlltyrė krijuese tė pėrndjekur, tė anatemuar, madje tė burgosur, i cili ka arritur tė artikulojė qartė dhe figurshėm trajtat melankolike dhe simbolike tė ligjėrimit tė tij pėr njė realitet tė pėrjetuar deri nė shpėrfillje”, theksoi Bashota. Argueta ėshtė autor i veprave tė shumta nė poezi, prozė dhe dramė. Ai ėshtė poet qė gjithė jetėn ia kushtoi ēėshtjes dhe preokupimit tė popullit tė tij. Mbi dhjetė herė u burgos, ndėrsa 21 vjet i kaloi nė mėrgim nė Kosta Rikė. Vepra letrare e tij ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės. Ai ėshtė fitues i ēmimeve tė shumta letrare tė vendit dhe tė huaja. Manlio Argueta tani punon drejtor i Bibliotekės Universitare nė San Salvador. Drejtoria e Festivalit, Manlio Arguetėn ka shpallur edhe anėtar nderi tė Festivalit. Nė konferencė u lexua edhe deklarata e Arguetės dėrguar Drejtorisė me rastin e dhėnies sė kėtij ēmimi tė madh letrar dhe dhėnies sė titullit Anėtar Nderi tė Festivalit. Nė te shprehet falėnderimi pėr njė vlerėsim tė tillė qė i bėn populli dhe poetėt shqiptar; Dy kombe tė largėta gjeografikisht bashkojnė zemrat e tyre nė njerėzim, nė emėr tė Naim Frashėrit. Mėnyra mė e mirė pėr tė fuqizuar miqėsi midis tė gjitha kombeve tė botės ėshtė poezia, shprehet nė mes tjerash laureati Argueta. Nė kėtė edicion, Anėtar Nderi do tė shpallen edhe poeti arbėresh nga Italia, prof.dr. Pierfranko Bruni dhe poetja nga Martinike, Nicole Kage Florentiny, e cila ka afirmuar ne mėnyrė tė vazhdueshme kulturėn, historinė, letėrsinė shqiptare dhe ka ngritur ura bashkėpunimi nė mes popujve. Ajo ka botuar njė libėr me titull ‘‘Kėngė shqiptare’’. Mė herėt ky ēmim dhe titulli Anėtar Nderi i Festivalit iu ėshtė dhėnė edhe shkrimtarėve: Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandė), Thomas Tidholm (Suedi), Aleksandėr Zoto (Francė), Robrt Elsie(Kanada), Erik Stinus (Danimarkė), Martha Canfield (Uruguaj), Rexhep Ismajli, Zef Skiro di Maxho, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Visar Zhiti, Abdylazis Islami etj. Risi e programit tė kėtij Edicioni ėshtė debati mbi relacionet e letėrsisė italiane dhe asaj shqiptare (arbėreshe), si dhe po punojmė qė tė kemi edhe njė debat mbi relacionet e letėrsisė shqiptare e asaj rumune ka theksuar nė vazhdim drejtori Emėrllahu. Gjatė kėtyre debateve do tė pėrurohet antologjia e poetėve italianė ‘’Nga njėri breg nė tjatrin breg’’ tė pėrkthyer nė arbėrisht nga poetja Kate Xukaro. Numri i poetėve arbėresh do tė jetė i madh, pra do tė vijnė poetėt Zef Skiro di Maxho, Pierfranko Bruni, Kate Xukaro, Augostino Xhordano dhe Mario Belici. Tani mė, festivali ėshtė njė urėlidhėse nė mes arbėreshėve dhe shqiptarėve. Nė kuadėr tė programit do tė pėrurohen 5 libra tė tjerė me poezi dy prej tė cilėve janė botim i shtėpisė botuese ‘’Ditėt e Naimit’’, pra bėhet fjalė pėr librat me poezi ‘’Kam frikė ta them/ I’m afraid to say’’ tė poetit amerikan Craig Czuri, qė botohet pėr herė tė parė nė gjuhė shqipe dhe angleze dhe ‘’Gishti i perėndisė’’ i poetit kroat Drago Shtambuk, laureat i edicionit tė kaluar tė festivalit. Si ne ēdo edicion edhe sivjet, Drejtoria e Festivalit, para fillimit te festivalit do te botoje ne gjuhen shqipe edhe angleze antologjine e poeteve pjesemarres. Nė kuadėr tė programit, me rastin e 160 vjetorit tė lindjes sė Naim Frashėrit, nė foajenė e Qendrės kulturore do tė hapet njė ekspozitė e fotografive dhe shkrimeve tė vjetra qė flasin pėr Naimin dhe veprėn e tij. Festivali si zakonisht do tė transmetohet drejtpėrsėdrejti nė televizionin shtetėror, Programi nė gjuhėn shqipe. Skenėn edhe sivjet do ta bėjė piktori Savash Veliu. Artan ARSLLANI