Abdellatif LAABI (MAROKO)
 
Abdelatif_Laabi
Abdellatif Laâbi u lind më 1942 në Fes (Marok). Në vitin 1966 themelon revistën Souffles, që luan një rol të konsiderueshëm në ringjalljen e kulturës në Magreb. Lufta e tij si intelektual dhe opozitar çon deri te burgosja e tij nga 1972 deri 1980. Jeton në Francë prej vitit 1985.

Redaktor i revistës Souffles, politikisht aktiv, u arrestua, u torturua dhe u burgos më 1972 për "delikte opinioni". I adoptuar si i burgosur i ndërgjegjes nga Amnesty International, u shpërblye me Çmimin e Lirisë, PEN Club-i francez, dhe me Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë nga Fondacioni i Arteve, Rotterdam, kur ishte ende në burg. U lirua më 1980 dhe tani jeton në Francë.
 

Abdellatif laabi është shkrimtar i madh maroken frankofon i periudhës pas pavarësisë dhe njëri nga figurat më të mëdha letrare të shekullit XX të Magrebit. Përdorimi i frëngjishtes në vend të arabishtes nga ai është një vendim i qëllimshëm në përpjekjen e tij për të gjetur një gjuhë që mund të ç’tradicionalizojë, si dhe të shkolonizojë ndërgjegjen marokene. Shkrimi i Laâbit i referohet vazhdimisht traditës gojore të vendit të tij. Ai lëviz midis zhanreve në një stil të cilin e quan “itinerar”, sepse vazhdimisht mundohet t’u shmangë mënyrave dhe përgjigjeve konvencionale. Ankthi i tij i përhershëm është të përmbytet nga afazia, që është trashëgimia e qëndrueshme e kolonializmit, të cilën e ka përjetësuar tirania në Marok. Arritja e tij është krijimi i një gjuhe të re letrare, që preokupohet papushim me natyrën e shkrimit; dështimi i tij është i pashmangshëm, duke pasur parasysh paradoksin e një shkrimtari të angazhuar revolucionar në një shoqëri analfabetësh.

 

Gjatë burgosjes së tij, krijimtaria e Laâbit u zhvillua në pjekurinë e plotë, duke lënë vetëm një gjurmë të surrealizmit disi fallso të veprës së tij të hershme “L’OEil et la nuit” (Syri dhe nata – 1969). Në “Le Règne de barbarie” (Sundimi i barbarisë – 1976), “Sous le baillon” (Nën tapën e gojës – 1981) dhe “L'Ecorché vif” (Tepër i ndjeshmi – 1986), vepra të quajtura prozoema, orvatet për një gjuhë që është e rafinuar, e kthjellët e mërzitur dhe që është e lirë nga funksioni pseudomimetik i prozës, duke mos u druajtur të përfshijë material autentik, si letra për Mario de Andrade dhe për djalin e tij në "L'Ecorché vif".“Le Chemin des ordalies” (Udha e ordalive – 1982), Laâbi transformoi letrat e tij të burgut, të botuara më vonë si "Chroniques de la citadelle d’exil” (Kronikat e fortesës së mërgimit – 1983), në një poezi të kulluar proze, që është njëri nga raportet më të paharrueshme të burgimit që janë shkruar ndonjëherë.
Në intervistat, si në atë me Jacques Alessandrën të botuar, si
“La Brulûre des interrogations” (Djegia e marrjeve në pyetje – 1985), Laâbi shqyrton me çiltërsi dhe me depërtim të madh historik dilemën e marrëdhënies midis intelektualit dhe shtetit, një dilemë me të cilën ballafaqohen të gjithë shkrimtarët në shoqëri të varfëra dhe despotike, dhe që shpesh shmanget ose minimizohet. Duke problematizuar vazhdimisht rolin e shkrimtarit, vepra e Laâbit ka mbajtur lart mundësinë e shfaqjes së një zëri të pakomprometuar letrar në Magreb; në këtë, ai zë vendin e dytë pas atij të shkrimtarit Kateb Yacine nga Algjeria.

 

Përveç një prodhimtarie të vazhdueshme poetike, ka botuar romane, pjesë teatri, ese si dhe vepra për rininë. Veprat e tij u përkthyen në disa gjuhë (anglisht, spanjisht, gjermanisht, holandisht, italisht, turqisht etj.). Përveç kësaj, ai ka përkthyer në frëngjisht shumë poetë arabë bashkëkohorë, duke përfshirë shkrimet e poetit irakian Abdelëahab Al Bayati, "Autobiographie du voleur de feu" (Autobiografia e vjedhësit të zjarrit - 1987). Veprat e tjera përfshijnë një pjesë teatrale, "Le Baptême chacaliste" (Pagëzimi i çakallit - 1987) dhe sekuencat e poezisë "Discours sur la colline arabe" (Fjalim mbi kodrën arabe – 1985) dhe “Histoire de sept crucifiés de l’espoir” (Historia e shtatë të kryqëzuarve të shpresës – 1980). Më 1980 u botua një përmbledhje esesh nga autorë dhe studiues të shquar si “Pour Laâbi” (Për Laâbin).

 

Me 1970, aitij i jepet çmimi Miqësisë franko-arabe, më 1979, fiton Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë, nga Fondacioni Kombëtar i Arteve në Rotterdam, ndërsa më 1980 i jepet çmimi nga Pen Club francez, më 1981 e merr çmimin Albert Droin nga Shoqata e Njerëzve të Letrave të Francës, çmimin Fonlon Nichols nga Shoqata Afrikane për Letërsi (SHBA) i ndahet nç vitin 1999. Po atë vit fiton edhe çmimin e Poezisë Valoni – Bruksel, më vitin 2002 është laureate i çmimit të Afrikës mesdhetarç të ADELF-it. Çmimin Alain-Bosquet për tërësinë e veprës së tij e merr m’ 2006, kurse sivjet fiton çmimin Robert-Ganzo të Poezisë. Dhe ja tani, Abdellatif Laabi është edhe laureat i çmimit tonë letrar “Naim Frashëri” të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” dhe i jepet titulli Anëtar Nderi i këtij Festivali. Më vitin 1998 është shpalluranëtar i Akademisë Mallarme, Komandant në Urdhërin e Arteve dhe Letrave nga Jack Lang, si dhe vitin e kaluar u shpall Profesor nderi i Universitetit Rennes 2 të Francës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Abdellatif LAABI

 

 

 

FRUTET E TRUPIT

 

 

 

(Editions de la Différence, 2003)

 

 

 

 

 

Në frutet e trupit

 

gjithçka është mirë

 

Lëkura

 

lëngu

 

mishi

 

Bile gurët

 

janë të shijshëm

 

 

 

 

 

 

 

Kush nuk provoi kurrë

 

të ndaluraren

 

le të më hedhë

 

mollën e parë

 

 

 

 

 

 

 

Hipokritët e shkretë

 

që ngjiteni në shtrat

 

me këmbën e djathtë

 

dhe i luteni emrit të Zotit

 

para se të ndërzeheni

 

Nga dera

 

që çon te kënaqësia

 

ju njihni vetëm

 

vrimën e verbër

 

të bravës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kur teologët

 

me çallmë apo jo

 

merren me seks

 

kjo

 

më ndërpret oreksin

 

 

 

 

 

 

 

Më vjen vështirë të lexoj

 

traktatet e erotologjisë

 

Gjimnastika më mërzit

 

Po të mos ishte

 

dashuria

 

krijim

 

vepër personale

 

do të kisha braktisur shkollën e saj

 

 

 

 

 

 

 

Portret gruaje

 

me fëmijë

 

Ai është gjashtë vjeç

 

ndoshta shtatë

 

Dhe i shkon

 

për mrekulli