Back to Top

Prej 20-23 tetor në Tetovë u mbajt Edicioni IX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit".

lajme

 
lajmi
Prej 20-23 tetor në Tetovë u mbajt Edicioni IX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", ku morrën pjesë poetë nga dhjetëra vende të ndryshme të botës si: Uruguaji, Suedia, Italia, Skocia, Franca, Danimarka, SHBA, Palestina, Turqia, Greqia, Norvegjia, Hungaria, India, Lituania, Japonia, Izraeli, Kroacia, Irlanda, Islanda, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Botcuana, Irlanda, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia etj. Festivali filloi me vendosjen e luleve në shtatoren e poetit kombëtar shqiptar Naim Frashërit para Qendrës Kulturore të Tetovës nga ana e laureatit të Edicionit të nëntë Thomas Tidholm dhe drejtorit të Festivalit, Shaip Emërllahu. Më pas fishekzjarret dhe flakadanët çelën siparin e festivalit. Në foajenë e Qendrës kulturore u hap ekspozita e artit pamor me piktura të artistëve shqiptarë nga Maqedonia dhe Shqipëria me titull "Pelikani". Festivalin e hapi drejtori festivalit Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash tha se "Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit" është një nga urat, ku komunikojnë letërsitë, ku poetët tubohen dhe copëza fisnikrimi shpërndajnë njëherit. Këto ura festivali janë të rrënjës shpirtërore dhe kanë qëndrueshmëri. Në murin e saj siç e shihni murosen pjesëmarrje të krijuesve të ardhur nga brendia cepeve të ndryshme të botës siç është i këtij edicioni Uruguaj - Japoni dhe Islande-Botcuanë. Kjo na ben të lumtur, që raca jonë e poetëve se bashku arrin te ngrejë kulmin e intimitetit të gjuhës shpirtërore. Të dashur poetë, uroj që brenda këtyre ditëve të festivalit të merrni emocione që do t'iu kujtojnë vazhdimisht Tetovën e poezisë" Në pesë orët letrare të festivalit u prezentuan poetët Thomas Tidholm (Suedi), Martha Canfield (Uruguaj), Alessio Brandolini dhe arbëreshi Mario Bellici (Itali), Stewart Conn (Skoci), Cecile Oumhani (Francë), Erik Stinus, Niels Hav dhe Thomas Boberg (Danimarkë), Allicia Stallings (SHBA), Sara Mathai Stinus (Indi), Nathalie Handal (Palestinë), Adnan Ozer dhe Alper Çeker (Turqi), Elena Psarilidou (Greqi), Gabor Mandi dhe Otila Hana Blerta (Hungari), Ludvikas Jakimaviciaus (Lituani), Tono oka Hide aki (Japoni), Rami Saari (Izrael), Drago Shtambuk dhe Zharko Mileniç (Kroaci), Ren Powell (Norvegji), Elaine Murphy (Irlandë), Birgitta Jonsdottir (Islandë), Peter Semoliç dhe Jana Putrle Srdiç (Slloveni), Anna Boyannova dhe Roman Kissiev (Bullgari), Tiro Sebina (Botcuanë), Silke Blumbach (Gjermani), Visar Zhiti, Halit Shamata, Fatbardh Rustemi, Ylli Xhaferri, Dhimitër Pojanaku dhe Kujtim Morina (Shqipëri), Ibrahim Kadriu dhe Agim Deva (Kosovë) dhe Remzi Salihu, Lulëzim Haziri, Adem Abdullahu dhe Gordana Mihaillova Boshnakova (Maqedoni). Në Universitetin e Tetovës, ku ka përshëndetur rektori Dr. Nexhbedin Beadini është bërë prezentimi i laureatit të sivjetëm "Naim Frashëri", poeti suedez Thomas Tidholm. Dhjetë poetët që janë njëherit edhe profesorë janë prezentuar para studenteve në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Karavani i poetëve ka vizituar pikën turistike të Kodrës së Diellit. Atje është mbajtur ora letare, ndërsa sekretari shtetëror i kulturës Kastriot Abdyli ka shtruar për poetët një koktej. Në kuadër të programit të festivalit janë promovuar edhe librat me poezi "Edhe lakuriqët janë zogj të atdheut të pakënduar" të poetit kroat Drago Shatmbuk dhe "Muri i gjallë" i poetit Ahmet Selmani. Për këto libra kanë folur kritiku Xhelal Zejneli dhe poeti Visar Zhiti. Gjithënjë në kuadër të programit poetët kanë vizituar Arabati Baba Teqe dhe objektin e Xhamisë së Larme në Tetovë. Në orën e madhe letrare "Meridiane poetike" janë ndarë çmimet letrare të festivalit dhe janë shpallur Anëtarët e Nderit. Juria e përbërë nga poeti irlandez Desmond Egan, kritikja Moon Choung Hee nga Koreja Jugore dhe kritiku Ahmet Selmani kan vendosur që çmimi letrar Naim Frashëri t'i jepet poetit suedez Thomas Tidholm nga Suedia. Fitues i çmimit letrar "Menada" është shpallë poetja palestineze Nathalie Handal, çmimi letrar "Oeneumi" iu dha poetit Drago Shtambuk, kurse çmimi "Qiriu i Naimit" iu nda poetit arbëresh Mario Bellici. Ndërkaq, përveç laureatit Thomas Tidholm, Anëtarë Nderi të festivalit u shpallën edhe poetët Erik Stinus nga Danimarka (fitues i çmimit letrar "Menada" më 2002), Visar Zhiti nga Shqipëria (fitues i çmimit letrar "Naim Frashëri" më 2001) dhe poetja Martha Canfield nga Uruguaji. Edhe sivjet festivali botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të përgatitur nga Ahmet Selmani dhe Shaip Emërllahu dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga poetja Silke Liria Blumbach me titull "Kur të digjem". Hapja dhe mbyllja e Festivalit drejtëpërsëdrejti u transmetua në TVM-Programi në gjuhë shqipe. Festivalin e ka mbështetur Ministria e Kulturës, Komuna e Zhelinës, Posta e Maqedonisë, hotel "Liraku" dhe ferma "Vezë Sharri". Skenën mjaft të qëlluar e ka ideuar piktori Savash Veliu, ndërsa e ka realizuar firma "EuroGips" nga Uzurmishti. A. Arsllani

Poetit suedez Thomas Tidholm i jepet çmimi "Naim Frashëri"

lajme

 
lajmi
Press-2005


Laureat i Çmimit te madh "Naim Frashëri" të Edicionit IX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti suedez Thomas Tidholm. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga Desmond Egan (Irlandë), Moon Chung Hee (Koreja e Jugut) dhe Ahmet Selmani nga Maqedonia. Ndërkaq, ne kete edicion Drejtoria e Festivalit do ta shpalle edhe Anëtar Nderi laureatin e sivjetshëm. Festivali Nderkombetar i Poezise “Ditet e Naimit 2005” do te mbahet prej 20 – 23 tetor ne qytetin e Tetoves. Këtë e bëri të njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 28 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë drejtori i Manifestimit Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit" Shaip Emërllahu. Fitues të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Ali Podrimja (Kosovë), Murat Isaku (Maqedoni) etj. Në edicionin e sivjetëm ardhjen e kanë konfirmuar 42 poetë nga 37 vende të botës: Suedi, Kanada, Itali, Skoci, Francë, Danimarke, SHBA, Palestine, Turqi, Greqi, Gjeorgji, Hungari, Çeki, Zelanda e Re, Lituani, Japoni, Izrael, Kroaci, Islandë, Irak, Slloveni, Rumani, Bullgari, Egjipt, Algjeri, Marok, Kolumbi, Bahrein, Boçuana, Irlandë, Siri dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Sikurse vitet e kaluara, edhe sivjet Drejtoria do te botoje antologjine me poezi te poeteve pjesemarres ne kete edicion, te cilin e kane pergatitur Ahmet Selmani dhe Shaip Emerllahu. Perkthimet e poezive i ka bere poetja Silke Liria Blumbach. Sivjet struktura programore per shkak te numrit te madh te poeteve do te ndryshoje. Keshtu, nuk do te kete akademi solemne si vitet e shkuara. Drejtoria ka vendosur qe per shkak te dimensionit gjithnje e me te gjere qe merr festivali figuren e Naim Frasherit ta afirmoje permes sesioneve shkencore qe do ti organizoje neper pervjetore te poetit tone kombetar, siç e organizoi nje te tille ne 100 vjetorin e vdekjes se tij, botimin e kumtesave te te cilit i nxorri ne nje liber special. Fryma e Naimit do te vije permes recitimeve te poezise se tij. Keshtu, eshte vendosur qe ne te ardhmen festivali te hapet me vargjet e poezise “Qiriu i Naimit” qe do te jene moto te festivalit. Hapja solemne e festivalit do te behet me 20 tetor ne oren 19 para Qendres kulturore te Tetoves, Poetet pjesemarres do te prezentohen para publikut shqiptar kater here, dy prej te cilave ne Sallen e madhe te Qendres kulturore.

 

Thomas-TIDHOLM

Ne universitetet qe funksionojne ne Tetove do te prezentohet laureati i sivjetem poeti suedez Thomas Tidholm dhe do te organizohet nje ore letrare me poete te njohur, kryesisht me ata qe jane edhe profesore neper Universitete. Gjithashtu, do te hapet nje ekspozite e pikturave te piktoreve shqiptare, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike. Skenen e ka ideuar piktori Savash Veliu, anetar i Drejtorise se Festiavlit. Festivalin do ta mbeshtes financiarisht Ministria e Kultures, Komuna e Zhelines dhe Firma “Veze Sharri”. Per shkak se harxhimet e festivalit jane me te medhaja, Drejtoria kerkon edhe donatore e sponzore te tjere pa ndihmen e te cileve veshtire e ka ta realizoje programin e parapare per sivjet.

Poetët e botës "shkundën" ndërgjegjen e shqiptarëve

lajme

 
lajmi
Pas tri ditë aktivitetesh të ngjeshura letrare, artistike, muzikore, artit pamor, promovime librash, në qytetin e poezisë Tetovë - Maqedoni, përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit 2004". Morën pjesë 33 poetë nga vende të ndryshme të botës, si dhe shumë poetë nga trojet shqiptare dhe diaspora. Hapja spektakulare përmes defilimit të veshjeve kombëtare të anëtareve të SHKA"Burimet e Sharrit", magjisë që krijonin fishekzjarret dhe flakadanët e ndezur shkaktoi emocione të paprovuara te qytetarët e shumtë të Tetovës që ishin mbledhur para Pallatit të Kulturës. Ne fillim në holin e Pallatit të kulturës u hap ekspozita me piktura të piktorëve nga Tunizia, Polonia, Iraku, Shqipëri dhe Maqedonia. Edicionin e Tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditet e Naimit 2004" e hapi drejtori Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash tha se "p ër tri ditë resht ne do të lëvizim brenda qiellit poetik të qytetit të poezisë, Tetovë. Gjeografia e poetëve pjesëmarrës që përfshin të dy krahët shumëkilometërsh të globit, SHBA / Korea Jugore, na thotë zgjerimin e dimensioneve të dritares së këtij edicioni, provon forcën e magjisë së poezisë që ka ngritur kësish kode komunikimi me lexuesit. Këmbëngulës deri në fund, ne vazhdojmë të ecim rrugës që të ngjisin mbi ura që dijnë t'i ngrejë raca jonë letrare". Këtë edicion e përshëndetën zëvendëskryeministri i R. së Maqedonisë Musa Xhaferi dhe kryetari i Tetovës Murtezan Ismaili. Referatin per jetën dhe veprën e poetit tonë kombëtar Naim Frasheri e mbajti studjuesja e njohur e letërsisë, prof. dr. Floresha Dado. moon02v Akademinë solemne e shoqëronin pikat muzikore e artistike tëe artistëve korçare nën regjinë e Dhimitër Orgockës. Në Sallën e Madhe të Pallatit, në një skenë impresionuese të ideuar nga piktori Savash Veliu dhe të realizuar nga firma "Korona", para dashamirëve të fjalës së shkruar u mbajtën dy orë letrare, ajo "Në botën e poezisë" dhe "Rruzulli poetik", ku poezitë e tyre i lexuan poetë nga vende të ndryshme të botës: Desmond Egan - Irlandë, Craig Czuri dhe John J. Rigo - SHBA, Moon Chung Hee - Koreja e Jugut, Abdul Hadi Sadoun dhe Rassim al Ismail - Irak Rafaelo Patino - Kolumbi, Ana Istaru - Kostarika, Silke Blumbach dhe Scharf Chryssanthi Sahar - Gjermani, Juan Camerun - Kili, Alper Çeker dhe Xhevdet Karal - Turqi, Katia Ermenkova dhe Polina Todorova - Bullgari, Abdelkerim Khalki dhe Houda_Ben Driss - Tunis, Marta Iszak, Vinicius Paul Gheorghe dhe Joan Es Pop - Rumani, Ashour Fenni, Nouar Abidi dhe Yousef Chagra - Algjeri, Psaraldis Elena - Greqi, Giommarini Maria Adele dhe Silvia Raccichini - Itali, Tone Shkrjanec - Slloveni, Natalle Moseshvili - Gjeorgji, Bistra Ilin dhe Iskra Peneva - Serbi, Ivo.Ledergerber dhe Fred Kurer - Zvicër, Margorzata Rudowic - Poloni, Fatos Arapi, Agron Tufa, Arian Leka, Ilir Levonja, Vitore Stefa Leka dhe Elvana Zaimi - Shqipëri, Sali Bashota, Gashi Osman dhe Ragip Sylaj -Kosovë, Murat Isaku, Vasil Tocinovski, Hristo Petreski, Iljaz Osmani, Salajdin Salihu, Isuf Sherifi dhe Ismail Iljazi - Maqedoni. Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u bë prezentimi i fituesit të "Naim Frashërit", poeti irlandez Desmond Egan. U lexuan poezi të tij dhe vetë poeti Desmond Egan iu përgjigj interesimeve të publikut. Në fund të takimit u shfaq një film për jetën dhe veprën e tij. desmond03vNë këtë edicion u promovuan edhe botimet më të reja te Diteve te Naimit, siç ishin Antologjia e poezive të poetëve pjesëmarrës "Trokitje në mur", përmbledhjet me poezi "Dorë për dore me tragjedinë" e Fatos Arapit, "Strabizëm", e Arian Lekës, "Portali i yjeve" i Artan Arsllanit dhe "Ëndërr oborrtare", një përkthim në maqedonisht i Shaip Emërllahut. Kritiku Ahmet Selmani e zbërtheu botën poetike të autorëve të këtyre librave, ndërsa për veprën e përkthyer në maqedonisht "Ëndërr oborrtare" foli kritiku letrar maqedonas, prof. dr.Vasil Tocinovski. Komisioni letrar i përbërë nga prof. dr. Floresha Dado (kryetar), dr. Osman Gashi dhe Ahmet Selmani në fund të Festivalit vlerësoi me Çmimin e madh letrar të festivalit "Naim Frashëri" poetin e njohur irlandez Desmon Egan. Poetes nga Koreja e Jugut, Moon Chung Hee ia ndau çmimin letrar "Qiriu i Naimit". "Çmimin letrar "Menada" e mori poeti Sali Bashota nga Prishtina, ndërsa çmimin letrar "Oeneumi" iu nda poetit Agron Tufa nga Tirana. Çmimet ua dorëzoi drejtori i MNL "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu. Poetët pjesëmarrës në këtë festival vizituan monumentet kulturo historike të Tetovës dhe të qytetit të Shkupit. Në fund të Festivalit për nder të poetëve pjesëmarrës u shtrua një darkë solemne në restoranin "Ara" në Tetovë, ku u argëtuan deri në mesnatë me këngë dhe muzikë shqipe nga këngëtarët Jetmir Rexhepi dhe Jeton Pustina. Regjinë e festivalit e bëri regjisori nga Korça, Dhimitër Orgocka, i cili edhe deklamoi poezi të poetit kombëtar Naim Frashëri dhe poetëve bashkëkohor shqiptar dhe të huaj. Gjatë tri ditëve të festivalit u ekzekutuan edhe mjaft pika muzikore, ndërsa vargjet e potëve në skenë u përcollën me flautë dhe piano nga artiste korçarë. Skena e festivalit këtë vit ishte madhështore dhe mjaft funksionale. Ajo u ideua nga piktori i njohur Savash Veliu, ndërsa u realizua nga firma "Korona" - Tetovë.
Deklaratë e laureatëve të MLN "Ditët e Naimit"
Fituesi çmimit më të lartë "Naim Frashëri", poeti i njohur irlandez Desmond EGAN "S'do ta harroj kurrë këtë natë, që ma dhuroi këtë çmim të shkëlqyer, që erdhi si një mirënjohje nga vlerësimi i Komisionit të Drejtorisë së festivalit. Dëshiroj që të përshëndes drejtorin Shaip Emërllahu, i cili bëri një organizim, një eviniment të mrekullueshëm, ndaj dhe e falënderoj për këtë nder që ma bënë në këtë festival". Fituesi i çmimit letrar "Menada", Sali BASHOTA "Jam shumë i nderuar dhe i gëzuar për këtë çmim letrar, të cilin do ta kem kujtim të përhershëm nga Tetova". Fituesi i çmimit "Oeneumi", Agron TUFA "Nëse poezia ime do të më sillte të njëjtën kënaqësi, sa që më solli ky çmim, atëherë këtë çmim do ta mbaj si një relikt për gjithë aktivitetin që u bë, si një simbol i poezisë, që ka sjellur kryeqendrën e saj nacionale shqiptare në Tetovë, duke përfshirë edhe atë ndërkombëtare". Fituesja e çmimit "Qiriu i Naimit", poetesha e mirënjohur nga Koreja e Jugut, Moon Chung Hee "Ky festival i organizuar aq mirë, ku kishin ardhë poetë nga vende të ndryshme të botës, përbën një ngjarje të rëndësishme në radhë të parë për popullin shqiptar, por njëkohësisht edhe për të gjithë ne që kishim bërë mijëra kilometra për të qenë pjesë përbërëse e kësaj feste poetike. Unë po kthehem me një vlerësim që ma dhuruan shqiptarët. Eshtë ky "Qiriu i Naimit" i cili do të ndritë edhe në Korenë time. A. Arsllani

Në Festivali Ndërkombëtar letrar "Gerard Manley Hopkins", Shaip Emërllahu lexoi para publikut irlandez

lajme

 
lajmi
Prej 20-30 korrik në Monasterevin të Irlandës u mbajt Festivali letrar, muzikor, i artit pamor dhe filozofik "Gerard Manley Hopkins". Në Edicionin e 18 të tij merrnin pjesë afro 50 krijues artistik nga vende te ndryshme te globit. Në mes tjerëve aty ishte i ftuar edhe poeti shqiptar Shaip Emërllahu. Në këtë festival, i cili sipas redaktorit te Oksfordit për letërsinë irlandeze është më i rëndësishmi në Irlandë, poezia lexohet nëpër ambiente të ndryshme, hapen ekspozita pikturash e skulpturash, interpretohet muzike klasike e folklorike irlandeze, studjues të Hopkinsit për çdo vit debatojnë për vlerat letrare të poetit klasik irlandez Gerard Hopkins dhe studentt mësojnë artin e fjalës artistike. Shaip Emërllahu sipas programit pati dy prezentime, edhe ate, një në shtëpinë muze të Hopkinsit në Monasterevin dhe një në bibliotekën e qytetit të vjeter Nasse. Ai lexoi së bashku me poetin e njohur irlandez Desmond Egan, i cili është edhe drejtor artistik i festivalit. Emërllahu për gazetën tone tha në mes tjerash se, pjesëmarrja në këtë festival ishte një përvojë e mire për mua, një mundësi për të prezentuar poezinë shqipe dhe për të krijuar ura bashkëpunimi që do të na shërbenin në përgatitjet e Festivalit tone. Në fund të festivalit pjesëmarrësit vizituan vende të ndryshme historike të kantonit të Kilderes dhe u be nje pritje solemne nga kryeqytetari i Nasses.

Simbolistika e një ndjeshmërie të rrallë njerëzore e Ibrahim Kadriut

lajme

 
lajmi
(Përkitazi me librin e Ibrahim Kadriut N-a rãmas timp pentru sãrbãtori (S’mbet kohë për kremte), BKSHR, Bukuresht, 2005) S’mbet kohë për kremte është libri i parë i një poeti kosovar që botohet në gjuhën rumune. Pasi ta lexosh këtë libër që të josh përmes realizimit artistik të ballinës, rradhitjes së lëndës, parathënies e pasthënies, ndjen nevojën t’i rikthehesh që nga fillimi, për ta kuptuar thellësinë filozofike të poetit në formën më moderne të shprehjes. Pas Ekzilit të shpirtit të Sali Bashotës dhe Hijes së ëndrrave të Halil Haxhosajt, që e panë dritën e botimit në variantën bilingve (shqip-rumanisht), vepra e Ibrahim Kadriut del në dritë me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Prof.dr. Xhelku Maksuti Nga historia dimë se në Fushën kosovare të Mjellmave, e përgjakur në qershor të vitit 1389, turqit i gjunjëzuan armatat e krishtera të serbëve, shqiptarëve, boshnjakëve, të cilave iu bashkangjitën edhe rumunët, dhe po atje, në vitin 1448 do të munden edhe trupat e luftëtarëve të udhëhequr nga Janku Huniade, vojvoda i Transilvanisë që u bë regjent i Hungarisë, i cili u përpoq ta rikonstituojë alenacën antiturke në hapsirat danubiano-ballkanike për dëbimin e turqve nga Evropa. Zotërimi i Perandorisë Osmane në këtë pjesë të botës, me krejt qëndresën dhe trimërinë e disa prijsve si Vlad Cepeshi, Shtefani i Madh i Moldovës, Mihai Viteazul, do t’i përfitojë për më shumë shekuj edhe Trojet Rumune. Në këtë kontekst historik, poezia e dhembjes së Ibrahim Kadriut, shkrimtar shqiptar kosovar, mund ta bëjë ta kuptojë më mirë, edhe lexuesin rumun. Për dhembjet e Kosovës është shkruar shumë viteve të fundit, sidomos në ato të mbarimit të mileniumit të II-të, kur Millosheviqi i vërshoi shpirtërat e njerëzve në Kosovë, jo vetëm me frymën e armiqësimit, por edhe me atë të përgjakjes ushtarake. Ato përpëliten edhe në vargjet e Ibrahim Kadriut, në një simbolistikë prej një ndjeshmërie të rrallë njerëzore të vuajtjes, vëllimi duke qenë i titulluar N’a ramas timp pentru sarbatori / S’mbet kohë për kremte. Libri e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, edhe në gjuhën rumune, në përkthim të poetit të talentuar Baki Ymeri, me një pasthënie të shënuar nga Marius Qelaru, i cili vë re një lirizëm të thellë, në tonalitete shpeshherë të rënda, në një botë të prtekur nga paqartësitë ekzistenciale. Është vështirë të komentosh një vëllim poezishë, në të cilin çdo varg të drejtohet drejtëpërsëdrejti me pyetje të tipit si Mund t’i befasosh edhe ata që nuk kanë urrejtje ndaj ëndrrave? / Kolona të gjata varrezash, rrëfime për lirinë,/ Të mbuluara me lulet e Kosovës, por jo për stolisje. Në poezinë që mban titullin S’kam kohë, poeti shkruan: Çdo gjë e paktë para syve, çdo gjë në ikje,/ Do kohë që ishin na lanë vetëm etjen në varg/ I morën ëndërrat e s’i lënë mbështetje zemrës,/ Që plagos sapo del n’rrugë, sapo don t’vallëzojë. Në vargjet e Ibrahim Kadriut përpëliten dhembjet e një bote të tërë, e të asaj ane që përjeton edhe tani pasojat e luftërave, të gërshetimeve rasiale apo konfesionale, të atyre që e ndjejnë vuajtjen në thellësi të shpirtit, realisht, kudoqoftë në glob, padrejtësinë, shakmsijen e dinjitetit dhe idealeve, nëpërkëmbjen e të drejtave, në të gjitha pikëshikimet. Pasi ta lexosh këtë libër që të josh përmes realizimit artistik të ballinës, rradhitjes së lëndës, parathënies e pasthënies, ndjen nevojën t’i rikthehesh që nga fillimi, për ta kuptuar thellësinë filozofike të poetit në formën moderne të shprehjes. S’mbet kohë për kremte është libri i parë i një poeti kosovar që botohet në gjuhën rumune. Titujt e poezive jepen në të dy gjuhët. Pas Ekzilit të shpirtit të Sali Bashotës dhe Hijes së ëndrrave të Halil Haxhosajt, që e panë dritën e botimit në variantën bilingve (shqip-rumanisht), vepra e Ibrahim Kadriut del në dritë me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe atë: në vigjilje të kremtimit të jubileut të 410 vjetorit të konstituimit të komunitetit shqiptar në veri të Danubit, dhe 15 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (24 maj 1990). E pajisur me biobibliografinë e autorit dhe një parathënie sugjestive që mban titullin Vlera magjike të një mrekullie historike (një sintezë e shkurtë e relacioneve historike/kulturore rumuno-shqiptare), e cila jepet edhe në versionin shqiptar, këtë vëllim të bukur e karakterizojnë ciklet Cãlãtorie obositã (Udhëtim i lodhur), Surâsul noptii (Buzëqeshja e natës), Cortina ridicatã (Kortinë e ngritur), si dhe pasthënia e eseistit të shquar moldovar, Marius Qelaru: Feþele albe ale vieþii negre (Faqet e bardha të jetës së zezë). Lexuesit rumun i buzëqesh fati që të shijojë përgjatë këtij e viteve që vijnë, edhe vargjet e Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Ibrahim Berishës, Basri Çapriqit, si dhe të poetëve të tjerë, të përfshirë në vëllime mono/apo/ bilingve, apo në kuadrin e miniantologjive me vlera antologjike, me nga pesë autorë. (Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri) Tejmatanë dhembjeve të ditës, përtej bregut të pronarit të ankthit (nata apo lufta që e pat përgjakur dheun mbi të cilin rrjedhin lotët e drurëve para se të vijë vjeshta), Ibrahim Kadriu, poet i shquar shqiptar/ shkrimtar kosovar, e përjeton dhe ripërjeton mrekullinë e poezisë, ndoshta si një ilaç për shërimin e shpirtit, ndoshta duke dashur t’i mjekojë përmes shpirtit plagët e kombit të vet. Në një botë në të cilën janë shkrirë kujtimet mbi tezgë dhe shiten e blihen dashuritë e pluhurosura, në kohën kur metaforat e ndryshkura i shkarravisin zemrat, duke i trembur vjershat dhe përrallat, Ibrahim Kadriu shkruan me trishtim në një botë varresh me peceta biografish – por edhe me një çiltërsi të fshehtë. Me një lirizëm të thellë, në tonalitete shpeshherë të rënda, në një botë të prekur nga paqartësitë ekzistenciale, na e merr mendja se poezia e Ibrahim Kadriut do ta gjejë rrugën drejt zemrës së lexuesit, edhe në Rumani. Marius Chelaru Për një poet të politizuar (Adam Puslojiç): Kosova vdes. Fati i botës varet nga Kosova, thekson Dan Pavel, një nga analistët më të mirë politikë të Rumanisë. Për Azem Shkrelin dhe Ali Podrimen, Kosova është gjaku ynë që nuk falet. Ç’kanë bërë shqiptarët e Kosovës për kulturën rumune? Në përkthim të akad. Rexhep Ismajlit, Rilindja e Prishtinës ka botuar më 1979, veprën Antologjia e poezisë rumune, shek. XX (2000 ekzemplarë). Në përkthim të autorit të këtij shkrimi, më 1986 Rilindja ka botuar një vëllim antologjik të Nikita Stëneskut (Ekspozitë e të palindurve), 2000 ekzemplarë. Katër vjet më vonë, në shqipërim të të njëjtit autor (B.Y.), ka dalë në Prishtinë vëllimi antologjik i Marin Soreskut Eja të ta them një fjalë (3000 ekzemplarë). Brenda dhjetë vjetësh pra, shqiptarët kanë botuar në Kosovë 7 mijë ekzemplarë librash me subjekte letrare rumune. Në Rumani, brenda një viti, me përkrahjen e autorëve janë botuar disa qindra ekzemplarë të veprave poetike të Sali Bashotës (Ekzili i shpirtit) dhe Halil Haxhosajt (Hija e ëndrrave). Falë eseistëve rumunë, ajo që vlen të theksohet në parathënie, është fakti se vëllimi Ekzili i shpirtit, brenda një periudhe tejet të shkurtër, është nderuar me 15 recensione të një niveli të lartë. (Baki Ymeri: Fragment nga parathënia e librit të Ibrahim Kadriut: S’mbet kohë përkremte).

Ismail Kadare nderohet me çmimin letrar “Man Booker International”

lajme

 
lajmi
03-06-2005 Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar çmimin “Man Booker International”, nje çmim i ri qe u jepet autoreve që kanë dhene kontribut të shquar në letersinë botërore. Çmimi për zotin Kadare u bë i njohur dje. Kryetari i jurisë, John Carey e quajti zotin Kadare “një shkrimtar universal”, i cili ka mundur të përfshijë mbarë kulturen në vepren e tij. Në një deklaratë të tijen, zoti Kadare i është referuar Ballkanit si një pjesë e Evropës, që njihet kryesisht si burim lajmesh të keqia. Ai tha se shpreson që bota do ta njohë tani rajonin si nje vend me arritje në art, letersi dhe civilizim. Çmimi, me nje vlerë prej 109 mijë dollarësh, është në kuadrin, e çmimit ‘Man Booker’, qe u jepet autoreve britanikë, irlandeze, apo nga vende të Comonwelthit.

Në Festivalin "Gerard Manly Hopkins" në Irlandë merrë pjesë poeti Shaip Emërllahu

lajme

 
lajmi
Në Festivalin e njohur të poezisë, filozofisë dhe artit pamor "Gerard Manly Hopkins" në Monasterevin, Irlandë, që mbahet prej 23-29 korrik 2005 është ftuar të marrë pjesë poeti Shaip Emërllahu. Ky është festivali më i mirë letrar irlandez ku për çdo vit ftohen emra të njohur të letërsisë, artit dhe filozofisë, ndërsa në kuadër të shkollës verore që organizohet në të njëjtën kohë marrin pjesë student letërsie nga vende të ndryshme të botës. Karakteristikë e edicionit të sivjetëm, i cili është i 18 me rradhë, është se aty janë ftuar të marrin pjesë një numër i madh drejtorësh i festvaleve të ndryshme ndërkombëtare Poeti Shaip Emërllahu, sipas programit do të ketë nderin të përshëndesë festivalin dhe do të lexojë gjashtë poezi të përkthyera në anglisht. Në ftesën që i është dërguar Emërllahut nga drejtori artistik i këtij festivali, Desmond Egan, i cili vitin e shkuar ishte në Tetove, thuhet se është kenaqësi t'iu kemi në mesin tonë nga se ne duhet të mësojmë nga suksesi i festivalit tuaj dhe nga vetë Ju. Atje janë paraparë një sërë aktivetetsh letare, kulturore, debate, ekspozita, ekskurzione etj.

Në Gjykatë Themelore në Tetovë merret në pyetje drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu

lajme

 
lajmi
Këto ditë në Gjykatën Themelore ne Tetovë u muar në pyetje në cilësinë e të paditurit për kundërvajtjë drejtori i Manifestimit Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu. Ai, siç thuhet në fletëpadi është paditur nga organet rendit për shkak se, më 20 tetor 2004, si organizator ka prishur rendin dhe qetësinë me krisma fishekzjarresh në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit 2004" para Shtëpisë së Kulturës në Tetovë me çka ka shkelur ligjin për tubime publike. Drejtori Shaip Emërllahu pohon se ne hapje të Festivalit ka pasur krisje fishekzjarresh dhe ndezje flakadanësh. Këto fishekzjarre së bashku me flakadanët që kanë qenë ndëzur para fillimit të festivalit janë pjesë e programit që tradicionalisht thuajse çdo vit janë parë në këtë aktivitet poetik ndërkombëtar. Cdo kund festat njohin krisma dhe ndriçime të kësaj natyre. Na habit fakti se pse vetëm këto krisma e ndriçime të "Ditëve të Naimit" prishkan rendin dhe qetësinë nga organet e renditn e nuk e prishkan rendin dhe qetësinë me dhjetra të tilla në aktivitete tjera kulturore që ndodhin gjetiu, si fjala bie në Mbrëmjet Poetike Strugane ku në qiell dërgohen me qindra të tillë apo nëpër aktivitete kulturore tjera. Krisma jovetëm të kësaj natyre sheh thuajse nëpër tubime të ndryshme poltike gjatë zgjedhjeve... Evidentimi i një shkelje të tille do të kishte seriozitetin e respektimit të ligjit kur organet e rendit do të kujdesen më shumë për krismat e armëve të ndryshme që thuajse për çdo ditë prishin vërtet rendin dhe qetësinë- përfundon Shaip Emërllahu Në ditët e ardhshme pritet që Gjykata Themelore në Tetovë të sjellë vendim për këtë rast U. Salihu

Interviste e kryetarit te LSH te Kosoves, Adem Demaçi

lajme

 
lajmi
1. Cila do të jetë LSHK, në aspektin e ndryshimeve pozitive, gjatë mandatit Tuaj? A.D. – Ne që kemi pranuar besimin e zgjedhësve tanë, kemi filluar punën me entuziazëm. Mirëpo, meqë shumë faktorë janë jashtë fushëveprimit tonë dhe meqë shumë elementë që na duhen që Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës ta bëjmë një organizatë ashtu si i duhet Kosovës së ditëve tona, atëherë, tashpërtash, nuk mund të dalim me premtime të mëdha, por mundi ynë i pakursyer nuk do të mungojë. 2.Gjatë Kuvendit zgjedhor janë parë aspekte klanore në mesin e anëtarëve të kësaj Lidhjeje. Si do t’i relativizoni ndikimet e tilla? A.D. – Për t’i drejtuar të tjerët duhet të jeshë vetë i drejtë. Për t’i pastruar të tjerët duhet të jesh vetë i pastër. Për t’i çthurur klanet, grupet mafioze dhe grupet kriminale duhet vetë të jeshë mbi e jashtë atyre grupeve. 3.Në të njëjtin Kuvend në të cilin është zgjedhur Kryesia e re, ka pasur zëra individualë që kanë kërkuar bilanc financiar nga Kryesia e mëparshme. A do të kërkoni bilanc të tillë ju? A.D.- Ne nuk do të kërkojmë bilanc, por, herëpashere, do të japim raporte për aktivitetet tona e edhe pasqyrën e gjendjes sonë fianciare. Tash, sot, mud të njoftoj opinionin se në konton e LIDHJES SË SHKRIMTRËVE TË KOSOVËS, No. 1210271200112970, ,pranë BANKËS SË RE TË KOSOVËS ka githsejt 25 edhe me germa, njëzetë e pesë euro! 4. A mund të pritet nga Ju dhe nga Kryesia e re një përpjekje më e madhe në drejtim të thyerjes së monopolit të së ashtuquajturës elitë e shkrimtarëve e cila, si thuhet, sillet në rreth të ngushtë pa ua dhënë mundësinë e afirmimit penave të reja? A.D. – Elita jonë e vërtetë, megjithëse e vogël, por ne krenohemi me të. Ajo nuk korruptohet dhe nuk ju takon as klaneve, as grupeve mafioze, as grupeve kriminale. Pseudo-elita e pseudo-intelektualë, ka pasur, ka dhe do të ketë në të gjitha kohërat e sidomos në kohën kur, pothuajse çdo gjë është komercializuar. Ata dhe monopolet e tyre, mund të çthuren vetëm me vepra të mirëfillta. 5. A do të ketë kritere të reja në pranimin e anëtarëve të rinjë? A.D. – Do të ketë kritetre të reja dhe të rrepta, por të drejta. 6. Cilat janë problemet më themelore me të cilat ballafaqohet kjo Lidhje e shkrimtarëve? A.D. – Probleme ka shumëdhe këto do t’i zgjidhim e do t’i tejkalojmë njënganjë. Ne jemi LIDHJA E SHKRIMTARËVE e nuk jemi “lidhja e vajtoreve”, prandaj edhe nuk do të vajtojmë për problemet, por do të krijojmë vepra të mirëfillta, ashtu si u ka hije shkrimtarëve të vërtetë.