Back to Top

Në Panairin e 20 të Librit në Gëteborg te Suedise U prezentua libri ”Zemër krejt dashuri”- ”Ett hjärta fullt av kärlek” i Rizah Sheqirit

lajme

 
lajmi
rizaMë 23 shtator, ditën e parë të hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Librit dhe të Bibliotekave në Gëteborg shkrimtari Rizah Sheqiri prezentoi librin e tij më të ri dy gjuhësh shqip e suedisht ”Zemër krejt dashuri”- ”Ett hjärta fullt av kärlek” kushtuar nënës së madhe shqiptare Nënë Terezës. Ai foli për krijimtarinë e tij letrare me theks të veçantë për librin e tij të fundit dhe mesazhin e dashurisë gjithënjerëzore që sjellë ky libër. Rizah Sheqiri prezentimin e tij e ilustroi edhe me disa poezi, e midis tyre recitoi edhe një nga poezitë e tij në gjuhën shqipe. Prezentimi i librit të tij u bë në Nya scenen (skenën e re) të Panairit nën organizimit e Författarcentrum (Qendrës së Shkrimtarëve) të Suedisë. Nën këtë aranzhim, po në të njëjtën skenë, krijimtarinë e tyre e prezentuan mëse 20 shkrimtarë nga më të njohurit e Suedisë që krijojnë kryesisht letërsi për fëmijë e të rinj. Ndërsa, në historinë e këtij panairi është hera e parë që prezentohet edhe një shkrimtar shqiptar në mesin e programeve të shumta zyrtare të këtij panairi të njohur të librit që për më tepër sivjet ishte jubilar - i njëzeti me radhë. Përveç kësaj në Panairin e sivjem u ekspozua dhe u tregtua edhe libri shqip. Nga Shqipëria, si rëndom, me botimet e veta mori pjesë Shtëpia Botuese ”Toena” në bashkëpunim me Bok Export Import ”Daja”. Gjatë këtij panairi që zgjati deri më 28 shtator, në fokus ishte letërsia angleze, por si rëndom u mbajtën edhe shumë aktivitete të rëndësishme, paraqitje librash e shkrimtarësh, seminare, ligjërata, takime, etj.

U botua vellimi poetik "Strabizem" i Arian Lekes

lajme

 
lajmi
strabizemLibri më i ri poetik i shkrimtarit Arian Leka u botua këto ditë në Edicion te MNL "Ditet eNaimit" - Tetove. Titulli i këtij vëllimi poetik është “STRABIZËM” i botuar në kolanën PUHIZA dhe do të përurohet me rastin e Festivalit Nderkombetar të Poezisë „Ditët e Naimit 2004“. Pas “Sacro& Profano”, dhe “Anija e gjumit”, “STRABIZËM” është libri i tretë poetik i Arian Lekës. Në të janë përmbledhur nën një koncept të vetëm të përthyerjes së vështrimit artistik krijimtaria më e fundit e këtij poeti. Vëllimi ka një konceptim të veçantë ku botën e poetit dhe përjetimet e tij i takojmë përmes një strukture thyerjesh dhe përthyerjesh të mëdha, përmes lenteve që të bëjnë ta shohësh e ta perceptosh ndryshe këtë realitet që “nuk është sikurndër e sheh”, përmes një vështrimi krejt vetiak ku gjërat marin vlerë kur i sheh, por edhe si i sheh. “STRABIZMI” shquhet për gjendjet poetike dhe figuracionin e befasishëm brenda një libri të organizuar si formë dehe si lëndë. Libri hapet me poezinë-credo-Strabizëm dhe përfundon me një përkushtim lexuesit të titulluar Kulishë të verbër - krijim ky që përligj thënien e J.L.Borges-it, se ai që lexon, nuk është më pak i rëndësishëm se ai që shkruan. Vëllimi poetik “STRABIZËM” përmban rreth 100 krijime poetike të strukturave dhe metrikave të ndryshme klasike (si soneti, hekzametri, vargu aleksandrin, e distiku) rimarrje me rimodelim të metrikës tradicionale 8, 10 dhe 12 rrokëshe si dhe poezi konceptuale e metafizike të mbështetura në teknikat postmoderniste të krijimit. Libri do të përurohet gjatë ditëve të zhvillimit të veprimtarisë „Ditët e Naimit 2004“ Botimi i librit poetik „STRABIZËM“ është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë.

"Më 20-23 tetor mbahet manifestimi ""Ditët e Naimit 2004"" në Tetovë"

lajmelajme

 
lajmi
pres05Kanë konfirmuar ardhjen nja 30 poetë nga bota Në këtë festival ndërkombëtar të poezisë, i teti me radhë, do të vijnë edhe poetë të tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare. Në këtë edicion, çmimi "Naim Frashëri" do t'i jepet poetit të njohur irlandez Dezmond Egan Drejtoria e manifestimit letrar ndërkombëtar "Ditët e Naimit 2004" mbajti të martën një konferencë shtypi në Tetovë, në të cilën drejtori Shaip Emërllahu, si dhe përfaqësues të komisionit për ndarjen e çmimit "Naim Frashëri", prof. dr. Floresha Dado nga Tirana dhe kritiku letrar Ahmet Selmani, njoftuan se edicioni i tetë me radhë i festivalit ndërkombëtar të poezisë "Ditët e Naimit 2004" do të mbahet më 20-23 tetor të këtij viti, në Tetovë. Në natën e parë, do të mbahet akademia solemne, ku për jetën dhe veprën e Naim Frashërit do të flasë prof. dr. Dado, në të do të ketë recitale, pika muzikore klasike, kurse më pas edhe një orë letrare. Në atë të dytë, do të mbahet ora e madhe letrare, ku të gjithë poetët pjesëmarrës do t'i lexojnë krijimet e tyre, kurse në të tretën do të mbahet edhe një orë letrare, ku do të ndahen çmimet tradicionale të festivalit "Naim Frashëri", "Menada", "Oeneumi" dhe "Qiriri i Naimit", si dhe do të shpallen anëtarët e nderit të festivalit. Ky festival është i karakterit ndërkombëtar, kurse sivjet kanë konfirmuar ardhjen afër 30 poetë nga vende të ndryshme të botës: SHBA-ja, Kolumbia, Portoriko, Koreja e Jugut, Algjeria, Kongo, Irlanda, Italia, Gjermania, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, si dhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, tha Emërllahu, duke shtuar se në kuadër të festivalit do të bëhen edhe promovimet e këtij edicioni, si antologjia me poezitë e poetëve pjesëmarrës në këtë festival, libri i fituesit të çmimit "Naim Frashëri", Fatos Arapi, me veprën "Dorë për dore me tragjedinë", libri i Arian Lekës, fitues i çmimit "Qiriri i Naimit", me titull "Strabizëm", si dhe përmbledhja e poezive "Portali i yjeve" të poetit tetovar Artan Arsllani, i cili është anëtar i drejtorisë së manifestimit. Në këtë festival, tha Emërllahu, botohet edhe antologjia e poetëve pjesëmarrës, ku janë përfshirë poezitë e poetëve nga vende të ndryshme, e botuar vetëm në gjuhën shqipe. Këtu do të ketë edhe një projekt tjetër, që ka të bëjë me veb-faqen e festivalit (www.ditetenaimit.org.mk), e cila është në fazë të përpunimit. Aty do të inkorporohen të gjitha aktivitetet lidhur me këtë festival. Si risi e këtij festivali do të jetë edhe prezentimi i letërsisë italiane, në të cilin do të debatohet për këtë krijimtari, ndërsa atë do ta përfaqësojnë Pjerfranko Bruni dhe dekani i fakultetit të gjuhëve të huaja të Universitetit të Maçerados. Në prag të hapjes së festivalit është edhe ekspozita me piktura të piktorëve ndërkombëtarë dhe ato shqiptarë. Sivjet me pikturat e tyre do të prezentohen Abdul Sadon nga Iraku, piktorja nga Tunisi Sabah Magadi, një nga Polonia, Vaslava Rudoviq, si dhe një nga Vlora dhe një fotograf nga Pogradeci. Fituesi i çmimit të sivjetëm i festivalit "Naim Frashëri" është poeti i njohur irlandez, Dezmond Egan, për të cilin folën anëtarët e komisionit Dr. Floresha Dado dhe kritiku Ahmet Selmani. Anëtarja e komisionit, dr. Floresha Dado, falënderoi për besimin që të referojë për figurën e Naim Frashërit, si dhe për të bërë vlerësimin e çmimit "Naim Frashëri". Dezmond Egan është një poet i madh irlandez, tha Dado, i cili ka botuar mjaft vepra, ka 15 përmbledhje poezish, 2 në prozë, 2 përkthime nga dramaturgjia greke etj., është poet i vlerësuar me disa çmime në universitetet e Irlandës, ka marrë shpërblime nga Fondacioni kombëtar i poezisë në SHBA (1986), është poet i rezidencës në Universitetin e Kasajt në Japoni, si dhe i është dhënë titulli i doktorit të letrave në Universitetin e Kanzasit të SHBA-së. Më 1998 është emëruar anëtar i Komitetit për marrëdhëniet kulturore në Ministrinë e Jashtme irlandeze, kur është shpërblyer përmbledhja e poezive të tij me çmimin letrar të Bolonjës, si dhe është Drejtor i festivalit ndërkombëtar të poezisë në Dublin. Çmimi i "Naim Frashërit" i jepet këtij poeti, sepse ai përfaqëson elitën poetike, i cili vlerëson se poezia është arti i fjalës, i shpirtit të njerëzve dhe si e tillë ajo i bashkon të gjithë njerëzit kudo që janë, pa dallim kufijsh e nacionalitetesh, theksoi Dado, duke shtuar se gjithë poezia e tij i ka shërbyer kësaj ideje, idesë së bashkimit shpirtëror të të gjithë njerëzve, kurse me këtë ne dëshmojmë se jemi pjesë e këtij komuniteti të madh ndërkombëtar të artit të fjalës, që vë shqiptarët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe të Diasporës në pozitë se dinë ç'janë vlerat e mëdha të poezisë. Për veprën e poetit të madh foli edhe kritiku letrar Ahmet Selmani, i cili tha se qëllimi i çdo festivali është afirmimi i kulturës dhe i vlerave të një populli, prandaj edhe ne bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të hapemi me anë të poezisë me botën, por njëkohësisht edhe botën ta sjellim te ne. Në mesin e poetëve nga bota që meritojnë, ne u përcaktuam për një poet irlandez, Dezmond Egan, i cili merret me poezi dhe ese, ndërsa janë të përmendura mjaft disa përmbledhje të tij të botuara "Shikimi i dyfishtë", "Poezi për paqe", "Një këngë për tim at", "Gadishulli" etj. Ky poet sot në qarqet evropiane dhe botërore, sipas Selmanit, konsiderohet si një ndër poetët më avangardë të poezisë, është një hulumtues i madh i shpirtit njerëzor. Ai thotë në vargjet e vet se "vetëm shpirti është i vërtetë, të gjitha janë relative..." Për të parë afinitetin e tij dhe vlerat e tij, duhet thënë se ish-presidenti amerikan me bashkëshorten e tij, Bill dhe Hilari Klinton, sa herë që shkojnë në Irlandë, kërkojnë të takohen me këtë poet.

Në Galerinë e Arteve nk Prishtinë është hapur ekspozita me puinime të Simon Shirokës

lajme

 
lajmi
shirokaPrishtinë, 24 shtator - Në Galerinë e Arteve në Prishtinë mbrëmë është hapur ekspozita e punimeve në artin e filigranit e artistit Simon Shiroka, i cili vdiq para dhjetë vitesh. Në këtë ekspozitë po prezentohen afro 50 punime të periudhave të ndryshme të veprimtarisë së tij. Simon Shiroka ka lene gjurme te pashlyeshme ne fushen e artit. Ai mbetet perhere pike referimi per studjuesit e artit figurativ dhe per studentet e kesaj fushe.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tunis mori pjesë shkrimtari Ahmet Selmani ...

lajme

 
lajmi
tunisPrej 19 - 21 mars 2004, në qytetin Xhedlien të Tunizisë u mbajt Edicioni IX i Festivalit të Poezisë Moderne "Ali Bhen Ghadem". Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Manifestimit Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit" dhe këtij festivali tunizian, sivjet ishte ftuar të marrë pjesë krijuesi Ahmet Selmani. Në këtë festival, krahas shumë poetëve vendës, morën pjesë edhe shumë poetë nga vende të ndryshme të botës si: nga Egjipti, Italia, Algjeria, Siria, Greqia, Serbia, India, Maroku, Martiniku, Rumania etj. Gjatë tri ditëve u zhvilluan një varg aktivitetesh kulturore e letrare: orë poetike, debate, promovime, vizita, takime etj. Në këtë festival, pjesëmarrësi shqiptar nga Maqedonia, Ahmet Selmani, përveç që lexoi disa poezi para të pranishmëve, njëherësh mori pjesë edhe në debatin që u organizua, ku foli për relacionet kulturore dhe letrare, në veçanti për letërsinë shqiptare të prezentuar në botën arabe.

Impresionet e Shaip Emërllahut nga Festivali i poezisë në Medellin të Kolumbisë

lajme

 
lajmi
ShaipPrej 18-25 qershor, në Medellin të Kolumbisë së Amerikës Latine, u mbajt Festivali i 14-të Ndërkombëtar i Poezisë, ku morën pjesë 70 poetë nga të gjitha kontinentet e botës, në mesin e të cilëve edhe poeti Shaip Emërllahu. Pas kthimit të tij nga ky festival, poeti Emërllahu paraqiti mbresat e tij nga ky tubim i madh ndërkombëtar të poetëve. "Orët letrare të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë u mbajtën në Medelinin tremilionësh dhe në kryeqitetin Bogota në arena të hapura, biblioteka, teatro, pallate kulture, universitete, parqe, stacione, ku në të kaluarën është zhvilluar një terror i paparë ndaj popullit kolumbian ", shprehet Emërllahu, duke rrëfyer edhe për disa detaje të tjera. Sipas programit, ai ka pasur pesë prezentime përpara një publiku të madh, ku ka lexuar mbi 20 poezi të tij. Shaip Emërllahu është prezentuar në orën letrare të titulluar "Katër poetë evropianë", që është mbajtur në një sallë biblioteke, së bashku me tre poetët e njohur Stefan Hertmans nga Belgjika, Ingibjorg Haralsdottir nga Islanda dhe Aleksander Gillet nga Zvicra. Gjithashtu, ai ka lexuar edhe në mbylljen e Festivalit, i cili u ndoq nga 7 mijë dashamirë të poezisë. Sipas Emërllahut, ky është festivali më i madh i poezisë në botë dhe e gjithë veprimtaria e tij ndiqet nga një publik prej 150 mijë dashamirësh të poezisë, ndërsa hapja dhe mbyllja e tij transmetohen drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Në natën e parë dhe të fundit mijëra të pranishëm marrin pjesë aktive në leximin e krijimeve nga ana e poetëve. Poeti i njohur gjerman Encensberger, do të shprehet se "ajo që është impresive në këtë festival, është publiku, i cili nuk është pasiv në dëgjimin e poezisë, por reagon në mënyra të ndryshme, duke shprehur ndjeshmërinë dhe gjykimin për të". Në këtë takim ndërkombëtar të poezisë, Shaip Emërllahut i janë përkthyer 21 poezi në gjuhën spanjolle nga poetët Rafaello Patinjo dhe Nikole Kaghë Florentiny. Katër prej tyre në gjuhën spanjolle dhe nga një në gjuhën angleze e në gjuhën shqipe, së bashku me një biografi, i janë botuar në revistën voluminoze të festivalit "Prometheu".

Përfundoi "Java e kulturës arvanitase"

lajme

 
lajmi
Prishtinë, 11 shtator - Përfundoi në Prishtinë "Java e kulturës arvanitase". Në ditën e fundit, në Biblotekën Kombëtare dhe Universitare u bë promovimi i librit të autorit, Antonio Bellushi "Arbërorët- arvanitët një popull i padukshëm", si dhe i librit "Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhë 16" të autorit Shkelzen Raça Vepra "Arbërorët-arvanitët një popull i padukshëm", përshkruan gjurmimete autorit nga vitet 60-ta e deri në fund të shekullit të kaluar. Hapet me hyrjen e autorit dhe me tri parathënie të studiuesve shqiptarë nga Tirana, Prishtina dhe Greqia, tha profesor Zymer Neziri, njëherit edhe recenzent i librit. "Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e materialit të mbledhur në terren më anë të metodës së bashkëbisedës. Pa imponim, i drejtpërdrejtë. Ndërkaq interesimet e autorit janë: popullsia, vendbanimet, gjuha, toponimia e antroponimia, kënga popullore, mënyra e jetesës, doket, zakonet, lindja, dasma dhe vdekja". Veprat si kjo për arbërorët, nuk janë të shpeshta as për arbëreshët dhe përgjithësisht as për shiptarët tha ndër të tjera Neziri. Autori i librit, Antonio Bellushi, falënderoi Kosovën dhe popullin e saj për përpjekjet që po i bën për zçgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Vepra tjetër "Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhe 16" është një studim i gjerë monografik që tenton t'i japë një vështrim dhe shpjegim tërësor problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi në ato shekuj, tha profesor Zekeria Cana. Ai tha se për hartimin e veprës autori ka shfrytëzuar një literaturë të gjërë historiografike që qarkullon rreth problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi. Autori ka bërë një paraqitje të gjërë të shkaqeve të shpërnguljes së shqiptarëve gjithandej, tha ndër të tjera Cana.

Prej 20-23 tetor në Tetovë Mbahet Edicioni i VIII i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit"

lajme

 
lajmi
Edicioni i VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" do të mbahet prej 20 - 23 tetor 2004 në qytetin e Tetovës. Në të janë ftuar të marrin pjesë poetë të huaj nga vende të ndryshme të botës. Si zakonisht, në të do të marrin pjesë edhe poetë nga e tërë hapësira etnike shqiptare, si dhe nga diaspora. Sipas programit, janë paraparë të zhvillohen një sërë aktivitetesh letrare, artistike, muzikore, shkencore e kulturore. Kështu, është paraparë të mbahet një akademi solemne, ku do të flitet për jetën dhe veprën e rilindësit të madh Naim Frashërit, do të recitohen vargje të zgjedhura nga ky poet, do të ekzekutohen disa pika muzikore, si dhe poetët pjesëmarrës do t'i lexojnë vargjet e tyre. Në kuadër të programit, janë paraparë të mbahen edhe disa përurime të librave të botuar nga "Ditët e Naimit". Në qendër të aktiviteteve do të jetë edhe Ora e madhe poetike, me ç'rast, pas paraqitjes së poetëve me vargjet e tyre, do të ndahet edhe çmimi i madh letrar "Naim Frashëri" si dhe çmimet e tjera "Menada", "Oeneumi" dhe "Qiriu i Naimit". Edhe sivjet, ky festival do të shpallë disa anëtarë nderi, të cilët do t'u bashkangjiten anëtarëve të gjertanishëm siç janë profesori dhe studiuesi i nkjohur francez Aleksandër Zoto, pastaj ai kanadez Robert Elsie, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, akademiku Rexhep Ismajli, poetët Ali Podrimja, Fatos Arapi, Abdylazis Islami dhe Din Mehmeti. Është bërë traditë që para festivalit të hapet edhe një ekspozitë me krijime të artit pamor. Gjatë këtij edicioni pjesëmarrësit do të vizitojnë edhe disa lokalitete, objekte muzeore dhe monumente historike.

Manlio Argueta

Manlio Manlio Argueta u lind më vitin 1935 në San Miguel, të Salvadorit. Që në bankat e shkollës i shfaqet prirja për shkrim, ku themoloi një revistë nxënësish dhe i botoi shkrimet e para. Pas maturës shkoi në San Salvador për të studiuar drejtësi.

Lexo më tepër: Manlio Argueta

Artikuj te tjere...

  1. Year 2003
  2. Bashkëpunimi