Back to Top

Impresionet e Shaip Emërllahut nga Festivali i poezisë në Medellin të Kolumbisë

lajme

 
lajmi
ShaipPrej 18-25 qershor, në Medellin të Kolumbisë së Amerikës Latine, u mbajt Festivali i 14-të Ndërkombëtar i Poezisë, ku morën pjesë 70 poetë nga të gjitha kontinentet e botës, në mesin e të cilëve edhe poeti Shaip Emërllahu. Pas kthimit të tij nga ky festival, poeti Emërllahu paraqiti mbresat e tij nga ky tubim i madh ndërkombëtar të poetëve. "Orët letrare të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë u mbajtën në Medelinin tremilionësh dhe në kryeqitetin Bogota në arena të hapura, biblioteka, teatro, pallate kulture, universitete, parqe, stacione, ku në të kaluarën është zhvilluar një terror i paparë ndaj popullit kolumbian ", shprehet Emërllahu, duke rrëfyer edhe për disa detaje të tjera. Sipas programit, ai ka pasur pesë prezentime përpara një publiku të madh, ku ka lexuar mbi 20 poezi të tij. Shaip Emërllahu është prezentuar në orën letrare të titulluar "Katër poetë evropianë", që është mbajtur në një sallë biblioteke, së bashku me tre poetët e njohur Stefan Hertmans nga Belgjika, Ingibjorg Haralsdottir nga Islanda dhe Aleksander Gillet nga Zvicra. Gjithashtu, ai ka lexuar edhe në mbylljen e Festivalit, i cili u ndoq nga 7 mijë dashamirë të poezisë. Sipas Emërllahut, ky është festivali më i madh i poezisë në botë dhe e gjithë veprimtaria e tij ndiqet nga një publik prej 150 mijë dashamirësh të poezisë, ndërsa hapja dhe mbyllja e tij transmetohen drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Në natën e parë dhe të fundit mijëra të pranishëm marrin pjesë aktive në leximin e krijimeve nga ana e poetëve. Poeti i njohur gjerman Encensberger, do të shprehet se "ajo që është impresive në këtë festival, është publiku, i cili nuk është pasiv në dëgjimin e poezisë, por reagon në mënyra të ndryshme, duke shprehur ndjeshmërinë dhe gjykimin për të". Në këtë takim ndërkombëtar të poezisë, Shaip Emërllahut i janë përkthyer 21 poezi në gjuhën spanjolle nga poetët Rafaello Patinjo dhe Nikole Kaghë Florentiny. Katër prej tyre në gjuhën spanjolle dhe nga një në gjuhën angleze e në gjuhën shqipe, së bashku me një biografi, i janë botuar në revistën voluminoze të festivalit "Prometheu".

Përfundoi "Java e kulturës arvanitase"

lajme

 
lajmi
Prishtinë, 11 shtator - Përfundoi në Prishtinë "Java e kulturës arvanitase". Në ditën e fundit, në Biblotekën Kombëtare dhe Universitare u bë promovimi i librit të autorit, Antonio Bellushi "Arbërorët- arvanitët një popull i padukshëm", si dhe i librit "Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhë 16" të autorit Shkelzen Raça Vepra "Arbërorët-arvanitët një popull i padukshëm", përshkruan gjurmimete autorit nga vitet 60-ta e deri në fund të shekullit të kaluar. Hapet me hyrjen e autorit dhe me tri parathënie të studiuesve shqiptarë nga Tirana, Prishtina dhe Greqia, tha profesor Zymer Neziri, njëherit edhe recenzent i librit. "Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e materialit të mbledhur në terren më anë të metodës së bashkëbisedës. Pa imponim, i drejtpërdrejtë. Ndërkaq interesimet e autorit janë: popullsia, vendbanimet, gjuha, toponimia e antroponimia, kënga popullore, mënyra e jetesës, doket, zakonet, lindja, dasma dhe vdekja". Veprat si kjo për arbërorët, nuk janë të shpeshta as për arbëreshët dhe përgjithësisht as për shiptarët tha ndër të tjera Neziri. Autori i librit, Antonio Bellushi, falënderoi Kosovën dhe popullin e saj për përpjekjet që po i bën për zçgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Vepra tjetër "Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhe 16" është një studim i gjerë monografik që tenton t'i japë një vështrim dhe shpjegim tërësor problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi në ato shekuj, tha profesor Zekeria Cana. Ai tha se për hartimin e veprës autori ka shfrytëzuar një literaturë të gjërë historiografike që qarkullon rreth problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi. Autori ka bërë një paraqitje të gjërë të shkaqeve të shpërnguljes së shqiptarëve gjithandej, tha ndër të tjera Cana.

Prej 20-23 tetor në Tetovë Mbahet Edicioni i VIII i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit"

lajme

 
lajmi
Edicioni i VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" do të mbahet prej 20 - 23 tetor 2004 në qytetin e Tetovës. Në të janë ftuar të marrin pjesë poetë të huaj nga vende të ndryshme të botës. Si zakonisht, në të do të marrin pjesë edhe poetë nga e tërë hapësira etnike shqiptare, si dhe nga diaspora. Sipas programit, janë paraparë të zhvillohen një sërë aktivitetesh letrare, artistike, muzikore, shkencore e kulturore. Kështu, është paraparë të mbahet një akademi solemne, ku do të flitet për jetën dhe veprën e rilindësit të madh Naim Frashërit, do të recitohen vargje të zgjedhura nga ky poet, do të ekzekutohen disa pika muzikore, si dhe poetët pjesëmarrës do t'i lexojnë vargjet e tyre. Në kuadër të programit, janë paraparë të mbahen edhe disa përurime të librave të botuar nga "Ditët e Naimit". Në qendër të aktiviteteve do të jetë edhe Ora e madhe poetike, me ç'rast, pas paraqitjes së poetëve me vargjet e tyre, do të ndahet edhe çmimi i madh letrar "Naim Frashëri" si dhe çmimet e tjera "Menada", "Oeneumi" dhe "Qiriu i Naimit". Edhe sivjet, ky festival do të shpallë disa anëtarë nderi, të cilët do t'u bashkangjiten anëtarëve të gjertanishëm siç janë profesori dhe studiuesi i nkjohur francez Aleksandër Zoto, pastaj ai kanadez Robert Elsie, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, akademiku Rexhep Ismajli, poetët Ali Podrimja, Fatos Arapi, Abdylazis Islami dhe Din Mehmeti. Është bërë traditë që para festivalit të hapet edhe një ekspozitë me krijime të artit pamor. Gjatë këtij edicioni pjesëmarrësit do të vizitojnë edhe disa lokalitete, objekte muzeore dhe monumente historike.

Manlio Argueta

Manlio Manlio Argueta u lind më vitin 1935 në San Miguel, të Salvadorit. Që në bankat e shkollës i shfaqet prirja për shkrim, ku themoloi një revistë nxënësish dhe i botoi shkrimet e para. Pas maturës shkoi në San Salvador për të studiuar drejtësi.

Leggi tutto: Manlio Argueta

Year 2003

Under construction!!

Bashkëpunimi

  

Bashkëpunimi sa vjen e rritet

    


Urat e festivalit

Manifestimi Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit", që nga themelimi i tij, krahas shumë objektivave të tjera, si synim kryesor e ka patur edhe bashkëpunimin me institucionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Ai, fillimisht, kontaktet e para i bëri me institucionet përkatëse në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ndërsa më vonë edhe me disa institucione të huaja. Kështu, duke u udhëhequr nga logjika e bashkëpunimit të ndërsjellë letrar e kulturor, si dhe afirmimit të vlerave, janë bërë përpjekje të vazhdueshme që në festivalin tonë të ftohen krijues të ndryshëm nga shumë vende të botës, përfaqësues të institucioneve kulturore e letrare në vendet e tyre, drejtues festivalesh e asociacionesh etj., me qëllim që të krijohen ura bashkëpunimi e shkëmbimi ndërkulturor. Dhe kjo është kurorëzuar me sukses me Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Kurtea de Arxhesh të Rumanisë, me Festivalin e Poezisë Moderne "Ali Bhen Ghadem" të Tunisit, me Festivalin Poetik të Krakovit të Polonisë, me Festivalin e Poezisë në Medelin të Kolumbisë, Qendrën Ndërkombëtare Letrare "Naji Naaman" në Liban etj. Ky është një vullnet i mire i drejtorive përkatëse të këtyre institucioneve dhe i Drejtorisë së Festivalit tone.

Në të gjitha festivalet janë prezentuar poetët shqiptarë, por njëkohësisht edhe në festivalin tonë janë prezentuar poetët e këtyre vendeve, pra duke krijuar një komunikim të hapur. Sigurisht që i gjithë ky angazhim nënkupton synimin tonë për të bashkëpunuar edhe më tej jo vetëm me këto festivale, por edhe me shumë institucione të tjera të huaja që janë me interes për të gjitha kulturat dhe letërsitë, veçanërisht për letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Gjithashtu, këto institucione kanë bërë edhe përkthimet e krijuesve tanë, ndërkaq ky i yni ka përkthyer dhjetra autorë të huaj dhe poetë shqiptarë në gjuhën angleze dhe në ate fringe.

Kështu, në edicion të "Ditëve të Naimit" është botuar vëllimi i poetes gjermane Silke Blumbach "Karavela e fundosur", ndërsa pritet të botohen edhe libri me poezi i poetes rumune Karalonia Ilika "Vjollcë" të përkthyer nga Baki Ymeri dhe ai i shkrimtarit kroat Drazhen Katunariqi "Kthimi i gjenit barbar".

Ndërkaq, në antologjitë e festivalit janë botuar poezi të Eva Lipkës (Poloni), Erik Stinus (Danimarkë), Rene Ferrer (Paraguaj), Nicole Cage Florentiny (Martinike-Karaibe), Anders Johanson (Suedi), Drazhen Katunariq (Kroaci), Sara Stinus (Indi), Svetllana Hristova - Jociq (Maqedoni), Arne Puu (Estoni), Gilberto Isella (Zvicër), Alberto Estima de Oliveira (Portugali), Ioon Flora (Rumani), Claudine Heft (Francë), Moon Chung Hee (Korea e Jugut), Kama Kamanda (Kongo), Maria Lenti (Itali), Metin Xhelal (Turqi), Cassian Maria Spiridon (Rumani), Abdel Kerim Khalki (Tunis), Naji Naaman (Liban) etj.

Ky bashkëpunim sa e vjen e rritet. Së shpejti një relacion bashkëpinimi pritet të ngritet edhe me festivalin e ri të Zagrebit (Kroaci) dhe ate të Vilnusit (Lituani).