Back to Top

Edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI SEBASTIANO GRASSO - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Drejtori i Festivalit Shaip Emerllahu

(Shaip Eerllahu, drejtor i Festivalit dhe Visar Zhiti, kryetar i Jurisë së Festivalit)

Fitues i çmimit të madh "Naim Frashëri" të Edicionit XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti italian Sebastiano Grasso. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe përkthyesi Visar Zhiti (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 16 – 19 tetor 2014, në qytetin e Tetovës.
Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 15 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga kryetari i Jurisë së Festivalit, Visar Zhiti dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emra e njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) etj.

Në edicionin e sivjetëm janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Leggi tutto: Edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

 

DITËT E NAIMIT  E HAPËN SIPARIN NË TETOVË DHE E MBYLLËN NË TIRANË

 

 

1

Prej 17–20 tetor 2013, në Tetovë, në Krujë dhe në Tiranë u mbajt Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete të shumta letrare, artistike, kulturore dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Athanase Vantchev de Thracy  (Francë), Stéphane D'Amour (Kanada), Letica Villagarcia (Meksikë), Juan A. Franqui (Portoriko), Xhuzepe Napolitano (Itali), Krystyna Lenkovska (Poloni), Lesia Mudrak (Ukraina), Sema Güler (Turqi), Klaus Handberg Kristensen (Danimarkë), Mischa Andriessen (Holandë), Françoise Roy (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Anton Baev (Bullgari), Slagjana Atanasova (Maqedoni), Marina Mijakovska (Maqedoni), Ramadan Musliu (Kosovë), Ndue Ukaj (Kosovë), Hajredin Kovaçi (Mali i Zi), Visar Zhiti (Shqipëri), Agron Tufa (Shqipëri), Delvina Kërluku (Maqedoni) dhe Norel Zaimi (Shqipëri).

2

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin vajzat dhe djemtë me veshje kombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës "Naim Frashëri", në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati françez Athanase Wantchev de Thracy, një delegacion i Komunës së Tetovës dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bekatashiane, Baba Edmond Brahimaj, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

3

 

Edicionin e XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, ‘Poezia i hap krah e më krah dritaret e paanësisë së botës sonë. Bën ngacmimin për të ardhur tek format e mënyrat e tjera, që të organizojmë dhe kuptojmë këtë realitet.

Leggi tutto: Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI ATHANASE DE THRACY - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Athanase de Thracy

Laureat i Çmimit të madh letrar "Naim Frashëri" të Edicionit XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti i madh bullgar Athanase Wantchev De Thracy, i cili prej kohësh jeton në Paris. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarët e jurisë Salajdin Salihu (Maedoni) dhe Ndue Ukaj (Kosovë). Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarke), Fatos Arapi (Shqiperi), Ali Podrimja (Kosovë), Abdelatif Laabi (Marok/Francë), (Lionel Ray (Francë), (Ewa Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë) etj.

Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 17 – 20 tetor në Tetovë, Frashër dhe në Tiranë.

Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp të mbajtur në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i FNP "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu.

Në vazhdim, kryetari i jurisë, Agron Tufa lexoi motivimin e Jurisë, ku thuhet se, çmimi "Naim Frashëri" i jepet  poetit francez Athanas Vantchev de Thrasi, me motivimin:

“Për dehjen e kthjellët lirike me referenca dhe asociacione dë dendura verbale e joverbale nga traditat e lashta e moderne të kulturës botërore;

për ndjeshmërinë e pastruar të shqisës poetike në filtrimin e emocionit autentik të një heroi lirik të gjithëkohshëm, në komunikimin e tij permanent e të pandërprerë me natyrën dhe civilizimin;

Leggi tutto: POETI ATHANASE DE THRACY - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP 'Ditët e Naimit'

Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP 'Ditët e Naimit'



EVA LIPSKA - LAUREATE E DITËVE TË NAIMIT



EvaLipska1
Laureatja Ewa Lipska pranon çmimin ‘Naim Frashëri’ nga drejtori Shaip Emërllahu

Mesi i tetorit është koha e zbritjes së poetëve botëror në qytetin tonë të studentëve. Kështu, prej 14-17 tetor, sivjet në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt Edicioni i XIV i FNP 'Ditët e Naimit'. Në këtë festival të madh poetik të shqiptarëve u zhvillua një aktivitet i nduarduarshëm letrar, artistik, kulturor e muzikor. Në të morën pjesë një numër i madh poetësh nga bota si, Jennifer Greene (SHBA), Thorr Stefanson (Islandë), Nicole Kage Florentiny (Martinike), Nina Malinovski (Danimarkë), Giuseppe Napolitano (Itali), Eva Lipska (Poloni), Eugeniusz Masovjetszki (Poloni), Amir Or (Izrael) Sabahudin Hadxhialiç dhe Azur Salihoviç (Bosnjë dhe Hercegovinë) Biba Ismail (Turqi), Roman Kisiov dhe Poli Mukanova (Bullgari), Athanas Vantchev de Thracy (Francë), Vladimir Martinovski dhe Burhanedin Xhemaili (Maqedoni) etj. Si dhe poetë nga e gjithë gjeografia shqiptare, si Sadik Bejko, Agron Tufa dhe Alisa Velaj nga Shqipëria, Abdullah Konushevci, Mexhit Mehmeti, Naime Beqiraj nga Kosova etj. 

EvaLipska2

Si gjithmonë, FNP 'Ditët e Naimit' edhe sivjet në edicion të saj botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të Festivalit, vëllimin poetik të poetit italian, Giuseppe Napolitano, 'Përgjërimi i kohës' dhe të poetit nga Tirana, Agron Tufa, 'Gjurmë në rrjedhë', të cilët edhe u përuruan në kuadër të programit në ambientit e produksionit 'Oda' në Qendrën e Kulturës 'Naim Frashëri'. 

Leggi tutto: Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP 'Ditët e Naimit'

Përfundoi Edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

DITËT E NAIMIT  E HAPËN SIPARIN NË TETOVË DHE E MBYLLËN NË PRISHTINË

 

perf1

Konferencierja e Festivali, Verjana Abazaj

Prej 18–21 tetor, në Tetovë, në Prizren dhe në Prishtinë u mbajt Edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky shenjues kulturor u zhvillua në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe me PEN Qendrën e Kosovës. Brenda tri ditëve u mbajtën një sërë aktivitetetesh letrare, artistike dhe kulturore. Në te morrën pjesë mbi 30 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Finlandë, Norvegji, Danimarkë, Holandë, Gjermani, Itali, Francë, Spanjë,  Marok, Indi, Ukrainë, Algjeri, Bullgari, Turqi, Slloveni, si dhe nga e gjithe hapsira shqiptare.


perf2

Anëtarët e SHKA ‘Jehona e Sharrit’ me flakadan në duar para Qendrës së Kulturës

Çelja festive e siparit të Edicionit të XVI u bë me anë të ndezjes së fishekzjareve para Qendrës së Kulturës ‘Naim Frashëri’ në Tetovë, ku ndodheshin dhjetra dashamirë të poezisë dhe kulturës. Në fillim, drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, laureatja e këtij edicioni Tua Forsstrom, kryetari i LSHK-së Adem Demaçi, nga rektori i USHT-së prof. dr. Vullnet Ahmeti, u vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar  Naim Frashëri, që ndodhet në qendër të Tetovës, e të cilin Drejtoria Festivalit e pat ngritur në 100 vjetorin e vdekjes së tij. Pastaj, në foajenë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita “100 Vjet Pavarësi” e piktorit Miftar Mehmeti.

perf3

Poetët dhe publiku në sallë

Hapja solemne e Edicionit të XVI të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë nga drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, tha se, ‘Në rrugëtimin 16 vjeçar të Festivalit, janë ngritur dhjetra ura diologimi brenda njerëzve të letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare, por edhe të kësaj bote shpirtërore shqiptare me ate të huaj. Ndërkomunikimi përmes një infrastrukture të një shënjuesi të këtij formati kulturor dhe letrar, me letërsitë e tjera, ka bërë që shikimi shqiptar për letërsinë, për poezinë, pra për artin dhe kulturën në përgjithësi të formulojë edhe qasje të tjera që qarkullojnë me kohën.

perf4

Drejtori Shaip Emërllahu hap Edicionin e XVI të FNP ‘Ditët e Naimit

Këtë edicion, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve edhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, shkrimtari dhe atdhetari, Adem Demaçi, i cili pasi uroi organizatorët vlerësoi rolin e Festivalit në krijimin e urave të komunikimit me botën, u ndal edhe në disa çështje që e tangojnë sot mbarë hapësirën shqiptare.

perf5

Rektori i USHT-së, prof. dr. Vullnet Ahmeti

Ndërkaq, rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Vullnet Ahmeti, në fillim të fjalës së tij përgëzoi Drejtorinë e Festivalit, për punën vetëmohuese dhe theksoi se, duke nderuar për çdo vit prijësin më emblematik të Rilindjes Kombëtare, nderojmë edhe veten tonë, pasi ky festival prestigjioz, tani më njihet jo vetëm në vendin tonë dhe rajon, ku pjesëmarrja e poetëve të njohur nga të gjitha kontinentet e botës, ka bërë që manifestimi letrar ,,Ditët e Naimit” të shndërrohen në ngjarje kulturore ndërkombëtare. Ai, nga të gjithë ne, meriton vëmendjen e duhur dhe respektin e veçantë. USHT, edhe në të ardhmen, do t’i mbështesë aktivitetet e kësaj natyre e sidomos ata që kanë të bëjnë me historinë, shkencën dhe kulturën shqiptare.

perf6

Mohammed el Amroui (Marok / Francë)

Ndërkaq, në orën letrare ‘Globi poetik’ poetë të shumtë lexuan poezitë e tyre. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, ia dorëzoi çmimin e madh ‘Naim Frashëri’ dhe ia ndau titullin Anëtar Nderi të Festivalit, laureates nga Finlanda, Tua Forsstrom

.perf7

Adem Demaçi shpallet Anëtar Nderi i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit’

Po ashtu, Drejtoria e Festivalit në këtë jubile të 100 vjetorit të kurrorëzimit të përpjekjeve të shqiptarëve për mëvetësi i dha titullin Anëtar Nderi të Festivalit, shkrimtarit dhe atdhetarit, Adem Demaçi. Të kujtojme se, titullin Anëtarë Nderi të Festivalit deri me sot, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray,  (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA) etj .

Në ditën e dytë të Programit, në amfiteatrin e USHT-së, u përurua laureatja, Tua Forsstrom. Për veprën e saj foli kryetari i Jurisë, prof. dr. Ymer Çiraku, ndërsa rektori Vullnet Ahmeti ia ndau asaj logon e Universitetit.

perf8

Moment nga përurimi i laureates, Tua Forsstrom në  USHT

Sipas programit, poetët vizituan Teqen Arabati Baba në Tetovë, ku drejtuesit shpirtëror të kësaj teqeje shtruan një drekë për nderë të poetëve.

Në pasditen e ditës së dytë të Festivalit poetët shkuan në Prizren, ku mbajtën orën letrare ‘Poetë dhe vargje’ dhe vizituan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e monumentet tjera kulturore e historike të tij.

Ndërkaq, në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë u mbajt nata finale e Festivalit, ku ata i përshëndeti Zv.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Hajdin Abazi dhe kryetari i PEN Qendrës së Kosovës, Basri Çapriqi.

perf9

Poetja Hearth H.Thomas (SHBA) në Teatrin Kombëtar në Prishtinë

Në orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’ u ndanë çmimet tjera letrare të Festivalit. Kështu, çmimi  i rëndësishëm për karriere letrare ‘Ditët e Naimit’ iu nda poetit shqiptar, Rudolf Marku, çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetit maroken, Mohammed el Amroui, çmimi letrar për ciklin më të mirë të poezive, ‘Oaeneumi’, e mori Donika Dabishevci dhe ‘Qiriu i Naimit’ shkoi në duart e poetes ukrainase, Anna Bagriana.

Drejtoria e Festivalit, edhe në këtë edicion botoi antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës ‘Ëndërr e shituar’, të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe librin poetik të poetit algjerian Nouar Abidi, me titull ‘Tetova, kjo grua e bukur’. Këtë libër e ndihmoi Logos A, të cilin Drejtoria gjen rastin që ta përshëndes.

Hapja e Edicionit të XVI të FNP “Ditët e Naimit” u transmetua drejtëpërdrejtë në Televizionin shtetëror të Maqedonisë - Programi në gjuhën shqipe, kurse mbyllja e Festivalit, u transmetua nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, T mobile, Euro Proekt, Dino, Emka, Arbi, Hit Oil.

Festivalin e ndihmuan edhe agjensia tursitike ‘Euroturist’ dhe SHKA ‘Jehona e Sharrit’.

Artan Arsllani

 

 

DITËT E NAIMIT – FESTË E POEZISË DHE KULTURËS


Craig Czury duke marrë Çmimin nga drejtori Shaip Emerllahu

Prej datës 20-23 tetor, në Tetovë, u mbajt Edicioni i XV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”.  Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Anglia, Holanda, Danimarka, Italia, Zvicra, Spanjë, Polonia, India, Malta, Izraeli, Ukraina, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Hapja e siparit të kësaj feste të poezisë dhe kulturës u bë përmes ndezjes së fishekzjarreve dhe vendosjes së luleve te shtatorja e poetit kombëtar shqiptar Naim Frashėrit, në 111 vjetorin e vdekjes. Buqete me lule vendosën drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu dhe laureati i këtij edicioni, poeti amerikan Craig Czury. Ndërkaq, anëtarët e SHKA ’Jehona e Sharrit’ para Qendrës së Kulturës ekspozuan veshjet kombëtare shqiptare me flakadanët e ndezur në duar. E gjithë kjo si, dhe hapja e festivalit u ndoq në transmetim të drejtëpërdrejtë në Televizionin shtetëror – Programi në gjuhën shqipe.
alt

Edicionin e XV e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash tha se:

’Ditët e Naimit’ është operatori i parë poetik dhe kulturor shqiptar, i cili në krye të herës, e gjykoi si të domosdoshme rivendosjen e një infrastrukture moderne ndërkomunikimi me kulturën dhe letërsinë shqiptare, si dhe ate të huaj. U ngrit para 15 vitesh në këtë cep të gjeokulturës sonë, duke u bë prurësi dhe përhapësi i llojit të vet, ku kryefjala është poezia, art ky që shumë mirë di t’i lidhë popujt. Projektshënjuesi kulturor ‘Ditët e Naimit’ paraqet formën e vetëdijes sonë globaliste për të komunikuar, ruajtur dhe afirmuar identitetin tonë kulturor e shoqëror. E gjithë kjo, provon se letërsisë, kulturës dhe qytetërimit tonë, me hapa të përshpejtuar i duhet të rivendosë urat tradicionale të shkëputura të komunikimit me botën’.
alt

Në vazhdim Emërllahu theksoi se, ‘nën dritën e një formatimi të ri global, këtyre modeleve të interkomunikimit iu nevojitet një rishikim, pra një kod që do t’iu përgjigjet kërkesave, të cilat i dikton kjo epokë unifikuese. Për t’u bërë një materializim i tërë kësaj, duhet që ky Festival të jetë pjesë e sistemit me buxhet të siguruar. Kështu, duke u lexuar drejt roli dhe rëndësia e këtij Festivali të rëndësishëm kulturor e letrar, sivjet Qeveria ate e ka futur në programin e saj, ku merr përsipër t’i siguroj mbështetje programore, pra ai do të ketë buxhet të garantuar. Ne duke shfrytëzuar këtë jubile, gjyjkojmë si mundësinë më të mirë për të përshëndetur këtë akt të drejtë të Qeverisë. Gjithashtu, tani kur jemi te kurorëzimi i një pune, përpjekje dhe sakrifice 15 vjeçare të anëtërëve të Drejtorisë dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të Festivalit, dua të çoj një falenderim dhe një përgëzim deri te ta, për ta zbutur sadopak atë lodhje e sfilitije të asaj rruge të gjatë, jo të lehtë, por gjithsesi e drejtë’.

Në orët letrare të festivalit u prezentuan poetët e ardhur nga vende të ndryshme si: Craig CZURY (SHBA), Diti RONEN (IZRAEL), Richard BERENGARTEN (ANGLI), Gustavo VEGA (SPANJË), Marianne LARSEN (DANIMARKË), Jan Baeke (HOLANDË), Samira BERGMAN (ZVICËR), Krystyna LENKOWSKA (POLONI), Xhuzepe NAPOLITANO (ITALI), Anna BAGËRJANA (UKRAINË), Sabahudin HAXHIALIÇ (BOSNJË DHE HERCEGOVINË), Kristiana STANKOVA (BULLGARI), Nevena KOKANOVIÇ (SËRBI), Ndue UKAJ dhe Ag Apolloni (KOSOVË), Agron TUFA (SHQIPËRI), Haxhi SHABANI (MONTENEGRO), Salajdin SALIHU, Lulëzim HAZIRI, Hrito PETRESKI, Ekrem AJRULI, Ivan ANTONOVSKI dhe Delvina KËRLUKU (MAQEDONI),

alt

Në ditën e dytë të Festivalit, poetët shkuan në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, laureati Craig Czury dhe kryetari i Jurisë, Agron Tufa, u pritën nga rektori prof. dr. Agron Reka. Më pas, në amfiteatrin e USHT-së, u bë përurimi i laureatit nga SHBA, Craig Czury. Rektori, prof. Dr. Agron Reka, në fjalën e tij, tha se, poetët që vijnë nga të gjitha meridianët e botës, përpos nderit që i bëjnë USHT-së,  në këtë mënyrë, ata nuk e nderojnë vetëm krijimtarinë poetike, por edhe figurën e rilindësit tonë të madh, Naim Frashëri, vendin tonë, neve si nikoqirë dhe të gjithë dashamirët e fjalës artistike. Gjithashtu, ai Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ,,DITËT E NAIMIT” i shprehi falënderime, që pjesën më të bukur të këtij Festivali e organizojnë në ambientet e Universitetin Shtetëror të Tetovës, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Më pas, laureati i Festivalit të këtij edicioni, iu përgjigj pyetjeve të kryetarit të jurisë, por edhe studentëve dhe profesorëve që kishin të bënin me natyrën e shkrimit të tij poetik, poezinë dhe letërsinë amerikane.
alt

Në fund, për kontributin në afirmimin e letërsisë, artit dhe kulturës, rektori, prof. dr. Agron Reka, poetit amerikan Craig Czury ia dorëzoi emblemën e Universitetit. Sipas programit të Festivalit, në Bibliotekën e Universitetit të Evropës Juglindore u mbajt ora letrare ‘Poetë dhe vargje’. Në ditën e fundit të Festivalit, në lokalin për art ‘Oda’ u përuruan vëllimi me poezi i poetit nga Ulqini, Haxhi Shabani ‘Jam ai që nuk jam’ dhe libri me vështrime kritike i kritikut Remzi Salihu, “Provokime metaforike”.  Për librin e parë, foli kritiku dhe studjuesi Ndue Ukaj, ndërsa për të dytin filozofi tetovar, Bujar Plloshtani.
alt

Në orën e madhe letrare “Meridiane poetike”, që u mbajt në sallën e madhe të Qendrës së kulturës ‘Naim Frashëri’, krijimet e tyre i lexuan poetët e shumtë pjesëmarrës, u ndanë çmimet letrare të Festivalit, si dhe u shpallën Anëtarët e Nderit. Juria e përbërë nga Agron Tufa (kryetar), Haxhi Shabani dhe Salajdin Salihu, çmimin letrar ’’Naim Frashėri’’ ia ndan poetit nga SHBA, Craig Czury. Drejtoria, atij, ia akordoi edhe titullin e lartë Anëtar Nderi, titull që e mbajnë emra të njohur të letërsisë shqipe dhe asaj botërore si; Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Abdellatif Laabi (Marok), Lionel Ray France), Eva Lipska (Poloni) Zef Skiro di Maxho (Itali), Manlio Argueta (Salvador), Erik Stinus (Danimarkë), Thomas Tidholm (Suedi), Peter Poulsen (Danimarke), Aleksandër Zoto (Francë), etj.
alt

Fitues i çmimit letrar “Menada” u shpall poeti anglez, Riachard Berengarten, çmimi “Oeneumi” iu nda poetes izraelite Diti Ronen, çmimi “Qiriu i Naimit” iu dha poetit shqiptar Ndue Ukaj, ndërsa çmimi special shkoi te poeti spanjoll, Gustavo Vega.  Ndërkaq, Anëtarë Nderi i Festivalit u shpallën përveç laureatit edhe poetët Xhuzepe Napolitano nga Italia dhe Diti Ronen nga Izraeli.
alt

Edhe këtë vit Festivali botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe e përkthyer në shqip nga poetja gjermane Silke Liria Blumbach, me titull “Rizgjimi i lutjes’’. Skena e Festivalit u ideua nga piktori Savash Veliu. Sonzor të këtij edicioni ishin Telekomi i Maqedonisë, hotel EMKA, logos-A, Renova, Fondacioni ‘Dauti’, Restorani ‘Arbi’ dhe ‘Matoshi’. Festivalin e ndihmuan, edhe Agjensionet turistike ‘Euroturist’ dhe ‘Bashkimi turs’,  SHKA ‘Jehona e Sharrit’, ‘Albanian translation’ etj.

alt

EWA LIPSLA – LAUREATE E ÇMIMIT TE MADH NAIM FRASHËRI

Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP Ditët e Naimit

EWA LIPSLA – LAUREATE E ÇMIMIT TE MADH NAIM FRASHËRI

Sot në Qendrën e Kulturës në Tetovë, Drejtoria e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, mbajti konferencë shtypi, ku drejtori Shaip Emërllahu dhe kryetari i jurisë prof. Dr. Ymer Çiraku njoftuan mbi laureatin e Edicionit të katërmbëdhjetë që është poetja e njohur polake dhe evropiane Eva Lipska. Më herët me çmimin “Naim Frashëri” janë lauruar edhe poetët e njohur Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Abdylatif Labi (Marok), Lionel Rej (Francë), Tomas Tidholm (Suedi), Peter Poulsen (Danimarkë), Manlio Argueta (Salvador) etj.

Laureatja_Ewa_Lipska

Laureatja Ewa Lipska

Drejtoria gjithashtu laureaten e sivjetme Eva Lipska e ka shpallur edhe anëtar nderi të Festivalit. Kryetari i jurisë prof. Dr. Ymer Çiraku, në këtë konferencë për shtyp lexoi motivimin për dhënien e çmimit të madh të festivalit, poetes së njohur polake Eva Lipska.

Leggi tutto: EWA LIPSLA – LAUREATE E ÇMIMIT TE MADH NAIM FRASHËRI

TETOVA – CENTRE OF WORLD POETRY

Tetovë: Edicioni i XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “DITËTE NAIMIT”

 

TETOVA - QENDRA E LIRIKËS BOTËRORE

 

Tetova për tri ditë rresht ishte qendër e aktiviteteve të ndryshme letrare, e artit pamor, e artit muzikor, e revysë së etnografisë shqiptare, e përurimit të librave, e vizitave monumenteve kulturore të qytetit etj. Aty, prej 15-18 tetor 2009, u mbajt Edicioni i XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “DITËTE NAIMIT”. Në te morën pjesë afro 40 poetë nga vende të ndryshme të botës, si nga SHBA, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Kroacia, Islanda, Izraeli, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria etj, si dhe poetë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ceremonia e hapjes së Festivalit filloi të enjten e 15 tetorit, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri” me anë të një koreografie të bukur fishekzjarresh që mbuluan për ca kohë qiellin në Tetovë, vendosjes së kurorave me lule nga ana e laureatit të Festivalit Lionel Ray, drejtorit të Festivalit Shaip Emërllahu, dhe poetit të njohur shqiptar Besnik Mustafaj, si dhe revysë së veshjeve kombëtare shqiptare nga ana e anëtarëve të SHKA “Burimet e Sharrit” të cilët mbanin në duar flakadanët e ndezur.

Në platonë e Qendrës Kulturore ‘Naim Frashëri’ u hap ekspozita e pikturave “Pelikani” të piktorëve nga Ballkani, që u ndihmua nga ‘Andore’. Për pikturat e piktorëve nga Greqia, Rumania, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia folën piktori i njohur Savash Veliu dhe Julia Janku. Më pas në Sallën e madhe u hap sipari i Edicionit të XIII të Festivalit Ndërkombetar të Poezisë “Ditët e Naimit” nga ana e drejtorit të festivalit Shaip Emërllahu, i cili mes tjerash tha, se:

Të gjitha ata që kanë përcjellë rrugëtimin e këtij Festivali kanë parë këmbngulësinë tonë të pandërprerë që Tetovën ta kthejmë në një qendër të lirikës botërore. Sinqerisht, sa vjen e më përforcohet bindja se materializimi i kësaj ideje gjithnjë më shumë mban. Jo vetëm se aksidentet historike, tradita e këtushme e shkrimit poetik dhe dashuria për këtë lloj arti e fuqizojnë këtë gjykim, porse shikimi para flet për vlerat gjithnjë e më të domosdoshme të kësaj forme komunikimi. Që ky kremtim të ketë bekimin e Diellit, udhës pasuruam  këtë eveniment edhe me artet tjera si, ate pamor dhe ate muzikor, po të karakterit ndërkombëtar. 

Poezia është feja jonë intelektuale, mënyra jonë e të jetuarit, thotë në një intervistë laureati ynë Lionel Ray. Kështu, në kërkim të pasurimit të kësaj jetese, asaj iu dhanë profile tjera... ku një prej tyre janë edhe takimet e ketij lloji, siç është Festivali Ndërkombëtar i Poezisë DITËT E NAIMIT, ku nevoja për të dalë nga vetja dhe për të shkuar drejt njëri-tjetrit, vëllait të huaj është shumë e madhe...

Më pas një fjalë përshëndetëse paraqiti shkrimtari Besnik Mustafaj, i cili nënvizoi se ky festival i bën nder letërsisë shqiptare dhe vet Tetovës. Më tej, ai përgëzoi drejtorin e festivalit, i cili tash 13 vjet mbledh në Tetovë poetët nga gjithë bota, duke afirmuar kulturën shqiptare, duke ngritur ura bashkëpunimi me letërsitë dhe poetët e shumtë nga vende të ndryshme të botës.

Në orën e madhe letrare “Globi poetik” krijimet e tyre letrare lexuan poetët si: Jorgen SONNE (DANIMARKË), Robert  Murray DAVIS (SHBA), Jean-Luc WAUTHIER (BELGIJIKË), Besnik MUSTAFAJ (SHQIPËRI), Lionel RAY (FRANCË),  Amir OR (IZRAEL), Anton BAEV (BULGARI), Vesna PRESNJAK (KROACI), Silke BLUMBACH (GJERMANI), Laure CAMBAU (FRANCË), Mirza ČARDAKLIJA (BOSNJË dhe HERCEGOVINË), Slavco KOKLOVSKI (MAQEDONI), Jeton KELMENDI (KOSOVË), Sabri KUSKONMAZ (TURQI), Xhuzepe NAPOLITANO (ITALI), Valerio ORLIC (KROACI), Agron TUFA (SHQIPËRI), Jim WARNER (SHBA), Irene VALLONE (ITALI), Tatiana YTOVA (BULLGARI), Azem QAZIMI, Hristo PETRESKI, Ekrem AJRULI dhe Lulëzim HAZIRI (MAQEDONI).

Në këtë orë letrare, kryetari i Jurisë, dr. Agron Tufa ka lexuar motivimin e dhënies së çmimit për vlera të larta artistike, ndërkaq drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia ka dorëzuar oskarin e çmimit letrar “Naim Frashëri” dhe ia ka akorduar titullin Anëtar Nderi i Festivalit, poetit të njohur francez, akademik Lionel Ray.

Në ditën e dytë të Festivalit, në Sallën e Madhe të Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës para një auditoriumi të madh studentësh e pedagogësh është përuruar laureati Lionel Ray. Në fjalën përshëndetëse rektori i këtij universiteti, doc. dr. Agron Reka, theksoi se, universiteti ynë përveç aktiviteteve nga sfera e arsimit dhe shkencës, përherë ka shprehur gatishmëri edhe për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore, artistike dhe letrare, siç është dhe prezantimi i sotëm i laureatit të çmimit letrar “Naim Frashëri”, zotëri Lionel Ray. Me këtë rast, e përgëzojmë Jurinë e Edicionit të XIII të Festivalit “Ditët e Naimit“, që çmimin e sivjetmë letrar  ,,Naim Frashëri” ia ndau poetit të madh francez  Lionel Ray. Ky çmim, e nderon laureatin, letërsinë franceze, si dhe inkurajon veprimtarinë e gjithmbarshme krijuese, sidomos gjeneratat e reja të krijuesve.  Mu për këtë, stafi drejtues i Universitetit tonë i mbështet ngjarjet të tilla kulturore, të cilat i bashkojnë kulturat e ndryshme, i afrojnë njëra me tjetrën përmes urave të komunikimit dhe u mundësojnë popujve  të ndryshëm të botës të krijojnë miqësi të reja mes vete. Po ashtu, rektori Agron Reka, Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” i  shprehu falënderime për dëshirën e tyre që një aktivitet të këtillë ta organizojnë në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Mbetem me shpresë që kjo traditë e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në të ardhmen. Uroj që ta vazhdoni me sukses misionin e ambasadorëve të kulturës dhe veprimtarive intelektuale. Laureatin e sivjetmë të çmimit letrar ,,Naim Frashëri”, Lionel RAY, e përgëzoj në emër të stafit udhëheqës, të profesorëve dhe studentëve të USHT-ës për marrjen e këtij çmimi letrar dhe i dëshiroj suksese të reja në punën e tij theksoi rektori Agron Reka.

Akademiku dhe poeti francez, Lionel Rey, i cili është fitues i sivjetmë i çmimit “Naim Frashëri” është shprehur: “Fillimisht dëshiroj t’ju them se, jam shumë i impresionuar nga pritja e ngrohtë që më është bërë mua në Maqedoni e veçanërisht nga bashkësia shqiptare. Jam shumë i lumtur për këtë çmim sepse kam një admirim të madh për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. E njoh mirë Kadarenë, takohemi ndonjëherë dhe është kënaqësi e madhe për mua të lexoj veprën e tij”, deklaroi shkrimtari Lionel Rey.

Në fund rektori i USHT-së Agron Reka, kësaj figure të madhe letrare franceze Lionel Ray-t, ia dorëzoi një gravurë me emblemën e Universitetit të Tetovës.

Më pas, kryetari i jurisë dr. Agron Tufa ka zhvilluar një bashkëbisedim me fituesin e çmimit ‘Naim Frashëri’ Lionel Ray, i cili më pas ka lexuar vargjet e tija.

Në USHT, laureatit dhe të gjithë poetëve pjesëmarrës në këtë festival, iu bë një pritje e ngrohtë nga ana e studentëve, profesorëve dhe vet udhëheqësia e Universitetit.

Sipas programit të Festivalit, në një nga sallat e Universitetit të Evropës Juglindore, është mbajtur ora letrare ‘Poetë dhe vargje’. Atje, pasi të pranishmit i ka përshëndetur dekani i Fakultetit të Gjuhëve dhe Kulturave prof. dr. Vehbi Bexheti, poetët e ardhur nga vende të ndryshme kanë lexuar krijimet e tyre dhe kanë vizituar bibliotekën e këtij universiteti “Maks Van der Shtul”.  

Pasdite, poetët kanë vizituar teqenë Arabati Baba, ku udhëheqësi i komunitetit bektashian në Maqedoni, Baba Edmond Brahimaj ju ka folur mbi historikun e kësaj teqeje dhe për vet bektashizmën.

Në ditën e tretë, në orët e paraditës në Këndin Amerikan në Tetovë janë përuruar librat e edicionit botues të Festivalit; vëllimin poetik në gjuhën angleze “Life’s rags” i autorit Shaip Emërllahu dhe ditari poetik i poetit italian Xhuzepe Napolitano, me titull ‘Ditët e Naimit’. Për këto dy vepra kanë folur studjuesi i letërsisë, poeti amerikan Robert Murray Davis dhe kritiku letrar, poeti Agron Tufa etj.

Në orën e madhe letrare "Meridiane poetike" janë lexuar poezi dhe janë ndarë çmimet letrare të Festivalit. Fitues i çmimit letrar "Menada" është shpallë poeti nga Belgjika, Jean-Luc Wauthier, poeti Besnik Mustafaj është lauruar me çmimin letrar "Oeneumi" dhe poetit nga Maqedonia, Hristo Petreski i është dhënë çmimi "Qiriu i Naimit".

Në këtë edicion Anëtar Nderi të Festivalit janë shpallur përveç laureatit Lionel Ray, edhe poeti amerikan Robert Murray Davis dhe poeti shqiptar Besnik Mustafaj.

Edhe sivjet, drejtoria e Festivalit botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga poetja Silke Liria Blumbach me titull "Në gojën e lindjes’’

Hapja dhe mbyllja e Edicionit të XIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ’’Ditët e Naimit’’ drejtëpërsëdrejti u transmetua në televizionin shtetëror.

Skenën impozante e ideoi piktori Savash Veliu.

Festivalin e mbështeti Ministria e Kulturës, Komuna e Zhelinës, e Tearcës, e Gostivarit dhe e Bogovinjës.

Sponzor të Festivalit ishin firmat “Vezë Sharri”, “Emka Petrol”, “T-mobile”, “Hit Oil”, “Euro Lesnina”, “Delfin”, “Emporium” dhe “Les Komerc”. Festivalin e ndihmuan edhe Agjensioni turistik “Euro Turist”, “Bashkimi Turs” nga Tetova, Qendra e Kulturës, Aleanca Franceze, Këndi Amerikan etj.

 

A. Arsllani

 

Edicioni XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI FRENG LIONEL RAY - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”


lionel2Laureat i Çmimit të madh letrar "Naim Frashëri" të Edicionit XIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti i madh freng Lionel Ray. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë prof.dr. Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarët Skender Sherifi (Beligjikë) dhe Ndue Ukaj (Kosovë). Në këtë edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshëm Lionel Ray do ta shpall edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Abdellatif Laabi (Marok), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarkë) etj. Edicioni i 13 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 15 – 18 tetor në qytetin e Tetovës.
Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp, të mbajtur më 15 shtator, në Qendrën Kulturore në Tetovë, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu.

Në vazhdim, ai lexoi një biografi të shkurtër të fituesit, ku ndër tjera theksoi se poeti Lionel Ray është poet i shquar i letërsisë bashkëkohore frenge. Robert Lorho (Lionel Ray) është pedagog i letërsisë moderne dhe profesor nderi i shkollës së lartë. Ka dhënë mësime të letërsisë franceze në Paris në klasa përgatitëse për shkollën e lartë elitare ENS-në.

Së pari botoi me këtë emër tri vëllime me poezi, mes të cilëve Légendaire (Legjendar), në shtëpinë botuese Seghers, libër për të cilin u shpërblye me çmimin “Guillaume Apollinaire” më 1965.

Robert Lorho merr pseudonimin Lionel RAY më 1970 me rastin e botimit të poezive të reja të prezantuara nga Aragon në “Les Lettres Françaises”.

Lionel Ray për tërë opusin e tij letrar ka marrë çmimin “Goncourt” të poezisë më 1995 dhe Çmimin e Madh të poezisë të Shoqatës së Letrarëve të Francës më 2001. Shumica e librave të tij me poezi janë të disponueshëm në shtëpinë botuese “Gallimard”. Është edhe autori i librave arti dhe dy monografive në shtëpinë botuese “Seghers”, njëra kushtuar Rimbaud-it, tjetra Aragon-it (prezantimi dhe përzgjedhja shkrimesh, koleksioni “Poètes d’aujourd’hui”).

Ka qenë anëtar i Komitetit drejtues të revistës Action poétique (Aksion poetik – 1973-200) dhe i gazetës mujore Aujourd’hui poème (Sot poezi – 1998-2007). Momentalisht është presidenti i Akademisë “Mallarmé”, anëtar i Akademisë Europiane të Poezisë dhe i komitetit të revistës Europe.

Në vazhdim, kryetari i jurisë, dr. Agron Tufa tha se, Linonel Ray është një figurë e madhe e poezisë moderne franceze dhe europiane, që me krijimtarinë e tij e ka mahnitë kritikën franceze, për shkak të modernitetit të vargut dhe substancës së poezisë. Lionel Ray është një ndër poetët më novatorë të sotëm. Kërkimi dhe eksperimenti i tij poetik shkon në një ballafaqim me misterin e lashtë dhe semantikën trashedentale të fjalës, metamorfozën e saj nëpërmjet një aventure spektakolare të diskurseve dhe mikrodiskursve. Fushat semantike të poezisë së Rayit janë të nginjura me referenca dhe asociacione të holla, shpesh herë ironike e parodike. Fjala si element krijimi në poezinë e Lionel Rayt zbulon dhe zhvesh botërat nga perdet mbështjellëse për të mbërritur në thelbin lucid që e modelon botën në pirgje vegimesh dhe imazhesh. Poezia e Reyit ka gërshetuar përvojat avanguardiste e moderniste, që nga poezia postsimboliste e surrealiste, deri tek hulumtimi i formës dhe entropia e gjuhës. Eksperimentalizmi i poezisë së Linel Rayit përbashkon ontoligjinë ekzistenciale me ndjenjën bashkëkohore të një lirizmi human.

Temat e kërkimeve të mëdha të Lionel Rayt, janë zbulimi i misterit dhe identitetit njerëzor “kush jam, çfarë jam, pse jam, çfarë përfaqësoj në këte botë, kush është ai tjetri që bunë brenda meje, etj”. E gjithë kjo metafizikë, e përthyer në vargjet e një lirizmi ekstatik, përbën variacionet e identitetit kompleks njerëzor, ku ndoshta njeriut i duket vetja një qenje e huaj apo e të huajëzuar, e pa zbuluar, projektim i unit ku mendon se është subjekti lirik, por që në fakt prek kufijtë e zbulimit të një identiteti tjetër. Poezia e tij e ka një lloj tejdukshmërie, nëpër të cilën frymon një bukuri e distancuar, një dukshmëri që mundohet të shprehë të pa dukshmen e mishëruar me fjalën, formën, vargun poetik, që finalizohet te konkluzioni:

“Une jam ato fjalë që po i shkruaj! Jam misteri, enigma e atyre fjalëve, jam çfarë thonë ato fjalë, por ndoshta edhe më shumë se sa nuk thonë ato!”-tha kryetari jurise Agron Tufa.

Në edicionin e sivjetëm ardhjen e kanë konfirmuar 40 poetë nga 25 vende të botës: Kanada, SHBA, Islandë, Holandë, Danimarkë, Belgjikë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Francë, Jordani, Itali, Izrael, Palestinë, Turqi, Hungari, Kroaci, Greqi, Bullgari etj. Sikurse në të shkuarën, edhe sivjet Drejtoria do të botojë antologjinë me poezi të poetëve pjesëmarrës.

Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do të bëhet përurimi i laureatit të sivjetshëm, do të promovohen libra, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.


Artan ARSLLANI