1.Naim Frashëri : bektashizmi dhe kombëtarizmi nga
2.Pranverë e përgjakur"-"Printemps ensanglante

 

KopertinaNaimi1. Libri " Naim Frashëri : bektashizmi dhe kombëtarizmi ", i përgatitur nga Këshilli botues Akad. Alfred Uçi, Dr. Sali Bashota, Ahmet Selmani, Ferit Ramadani dhe Shaip Emërllahu përfshin kumtesat e studjuesve shqiptarë dhe të huaj të lexuara në Sesionin shkencor kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit që u mbajt më 20 tetor 2000, n ë Tetovë, në kuadër të MLN "Ditët e Naimit 2000".

Kumtesat kyç janë ato të karakterit tematik përkatësisht ato që kishin të bënin me çështjen e bektashizmit dhe kombëtarizmit në veprën e Naim Frashërit, në të cilët trajtohen shumë aspekte interesante. Kumtesat me karakter të përgjithshëm shërbejnë si një ndihmesë për të plotësuar shumë zbrazëtira në studimet naimiane, bie fjala në fushën e gjuhësisë, pedagogjisë etj., por që në thelb prap lidhen me temën kryesore, ose që ndriçojnë shembëlltyrën e madhe të rilindësit, Naim Frashëri.

Me një fjalë, të gjitha kumtesat në një mënyrë paraqesin hallka të veçanta në traditën e studimeve të këtilla, nga që dalin nga i njëjti rrafsh, pra nga vepra e gjerë dhe e madhe e Naim Frashërit

Kopertinapranvere

 2. Ndërkaq, libri i dytë me poezi antologjike (shqip-frengjisht) i poetëve pjesmarrës në Manifestimit Letrar Ndërkombëtar " Ditët e Naimit 2001" me titull "Pranverë e përgjakur"-"Printemps ensanglante " përfshin 40 poetë shqiptar nga e gjith ë hapsira letrare shqiptare, duke filluar nga Fatos Arapi, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Besim Bokshi, Murat Isaku, Abdylazis Islami, Ismail Kadare, Visar Zhiti, Xhevahir Spahiu, Rrahman Dedaj, Sabri Hamiti, Skiro di Maxhio, Bardhyl Londo, Eqrem Basha, Rudolf Marku, Natasha Lako, Jamarbër Marko, Sali Bashota, Preç Zogaj, Frederik Rreshpja, Basri Çapriqi, Milazim Krasniqi, Haxhi Shabani, Mimoza Ahmeti, Tahir Desku, Flora Brovina, Halil Matoshi, Shaip Emërllahu, Luljeta Lleshanaku, Ibrahim Veliu, Shazim Mehmeti, Salajdin Salihu, Osman Gashi, Naime Beqiraj etj.