Çmimi "Oeneumi"

Viti 2002

NicoleNikolë Kazhë FLORENTINY

E lindur më 1965 në Fransua (Martinikë). Poeteshë, prozatore dhe dramaturge. Është profesoreshë e spanjishtes në qytetin Shën Maria, adhuruese e madhe e jogës dhe psikoterapisë. Ka botuar mjaft libra në gjini të ndryshme. Merret edhe me përkthime nga gjuhë të ndryshme. Ka marë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe është fituese e disa çmimeve letrare.

 

Viti 2003

gilberto_isellaGilberto ISELLA

I lindur më 1943 në Lugano (Zvicër). Poet dhe eseist. Profesor universitar në Lugano, drejtues i një reviste, si dhe anëtar i PEN-it zvicerran. Autor i një vargu veprash poetike. Është ndër poetët më të njohur të Zvicrës italiane. Poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të tjera. Jeton dhe punon në Lugano