Çmimi "Qiriu i Naimit"

Viti 2000


alfred_capalikuAlfred ÇAPALIKU

I lindur në Shkodër. Poet, studiues i letërsisë. Po ashtu është profesor në Universitetin "Luigj Gurakuqi". Është autor i disa veprave poetike, si dhe i disa studimeve dhe monografive. Jeton dhe punon në Shkodër..

 

 

Lindita AHMETI
E lindur më 1973 në Prizren. Poeteshë që i përket brezit të ri. Autore e disa vëllimeve me poezi siç janë "Mjedra dhe bluz", "Ishulli adular" etj. Jeton në Shkup.

Viti 2001
XHEVAHIRSPAHIU1Xhevahir SPAHIU


I lindur më 1944 në Malind, Skrapar. Vokacion krijues i tij është poezia. Është autor i disa vëllimeve me poezi, si: Mëngjes sirenash, Ti qytet i dashur, Vdekje perëndive, Dyer dhe zemra të hapura, Bashkëkohësit, Agime shqiptare, Zambakët e Mamicës, Nesër jam aty, Heshtje s'ka, Te rrënja e fjalëve, Ferrparajsa, Pezull, Rreziku etj. Jeton dhe punon në Tiranë.

 

SILKE_BLUMBACH_ok

Silke BUMBACH


E lindur më 1970 në Gotingen (Gjermani). Merret me poezi dhe prozë. Ndonëse me përkatësi etnike gjermane, ajo tërësisht i është përkushtuar gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Është autore e disa librave si: Dyzet vdekje në Sarandë, Karavela e fundosur etj. Jeton dhe punon në Sarandë.

 

arian_leka Arian LEKA


I lindur më 1966 në Durrës (Shqipëri). Merret me poezi, prozë dhe ese. Është autor i disa librave si: Ky vend i qetë ku s'ndodh asgjë, Veset e të vdekurve, Sakro dhe profane, Anija e gjumit, Gjarpri i shtëpisë, Strabizëm. Jeton dhe punon në Tiranë.

 

 

Haxhi_Shabani1

Haxhi SHABANI


I lindur më 1963 në Anë të Malit-Ulqin. Merret me poezi, studime gjuhësore, publicistikë, eseistikë etj. Deri tani ka botuar dy vëllime me poezi: Të kërkoj, Natë e portokalltë. Jeton dhe punon në Ulqin.

 

Viti 2002

eqrembashaEqrem BASHA

I lindur më 1948 në Dibër. Shkruan poezi, tregime, romane, vështrime, kritika dhe ese. Është autor i mjaft librave si: Opuset e maestros, Shëtitje nëpër mjegull, Stacionet e fisnikëve, Polip-ptikon, Yjedet, Mëngjesi i një pasdite, Atleti i ëndrrave të bardha, Udha qumështore, Brymë në zemër, Marsh ii kërmillit, Zogu i zi, Dyert e heshtjes, Alpinisti etj. Disa nga veprat e tij janë botuar edhe në gjuhë të huaja. Jeton dhe punon në Prishtinë.

 

 

Viti 2003
kate Kate XUKARO

E lindur më 1955 në Çift (Kalabri) - Itali. Është poeteshë shqiptare nga diaspora e italisë së Jugut. Kryesisht merret me krijimtari poetike dhe studime në fushën e folklorit. Ka botuar vëllimin poetik "Gabim". Është përfshirë nëpër shumë panorama dhe antologji poetike. Jeton dhe punon në Romë.