Basri ÇAPRIQI (MALI I ZI/KOSOVË)

Ka lindur në Ulqin në vitin 1960. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në Ulqin. Në Universitetin e Prishrinës ka studiuar letërsi shqipe, ku ka marrë gradën magjistër i shkencave filologjike […]

Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP “Ditët e Naimit”

POETI BASRI ÇAPRIQI – LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

pres
Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” i Edicionit XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti I njohur shqiptar, Basri Çapriqi. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe studjuesi Salajdin Salihu (kryetar), poetët Ndue Ukaj(anëtar) dhe Haxhi Shabani (anëtar). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpall laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 15 – 18 tetor 2015, në qytetin e Tetovës.

U MBYLL EDICIONI I XVIII I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË POEZISË “DITËT E NAIMIT”

POETËT  E BOTËS NDEROJNË NAIM FRASHËRIN

Prej 16-19 tetor 2014 u zhvillua Edicioni i XVIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Për tri ditë me rradhë Tetova ishte nikoqire e aktiviteteve të ndryshme e te shumta poetike, artistike dhe kulturore. U mbajtën lexime letrare, u promovuan libra poetik u hap një ekspozitë me fotografi dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në këtë edicion morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si:  Sebastiano GRASSO (Itali), Bohdan ZADURA (Poloni), Braha ROSENFELD (Izrael), Vicktoria SLAVUSKI (Argjentinë), Dinos KOUBATIS (Greqi), Germain DROOGNEBROODT (Belgjikë) Giuseppe NAPOLITANO (Itali), Joslin Love KEARSE (SHBA), Galina GANEVA (Bullgari), Kadir AYDEMIR (Turqi), Laura GARAVIGLIA (Itali), Maryam Ala AMJADI (Iran), Visar ZHITI (Shqipëri), Nicolaj STOCHHOLM (Danimarke), Bjorg BORGRIMSDOTIR, Levant KARATAS (Turqi), Bisera Suljic – BOSKALIO (Bosna dhe Hercegovina), Mujë Buçpapaj (Shqipëri), Robert SIMONISHEK (Slloveni) Ndue UKAJ (Kosovë), Trajce KACAROV dhe Slavica Dabevska KIROVSKA (Maqedoni), Ilire ZAJMI (Kosovë) dhe Entela SAFETI (Shqipëri) dhe Burhanedin XHEMAILI dhe Bujar PLLOSHTANI (Maqedoni).

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVIII të Festivalit

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati italian Sebastiano Grasso, kryetari i Jurisë Visar Zhiti, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sekretari shtetëror i Minsitrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, si dhe delegacioni i Komunitetit Bektashian, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

Pamje nga Festivali 2009

” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]