NAIM FRASHËRI:
BEKTASHIZMI DHE KOMBËTARIZMI
(Sesioni shkencor i mbajtur më datën 20 tetor 2000, n ë kuadër të MLN “Ditët e Naimit 2000“, në Tetovë)
100 vjetori i vdekjes së Naim Frashërit
Në sesionin shkencor me temë “Naim Frashëri: bektashizmi dhe kombëtarizmi” që u mbajt në Tetovë prej 19, 20 dhe 21 tetor 2000, në kuadër të MLN “Ditët e Naimit”, në 100 vjetorin e lindjes së kësaj shëmbëlltyre të madhe të letërsisë dhe kulturës shqiptare, u lexuan një varg kumtesash nga studiues të njohur nga të gjithë hapësirat etnike shqiptare, por edhe studiues të huaj, adhurues të kësaj letërsie dhe kulture.
Siç mund të shihet edhe nga vetë përmbajtja, kumtesat kyç ishin ato që kishin karakter tematik,kpërkatësisht ato që kishin të bënin me çështjen e bektashizmit dhe kombëtarizmit në veprën e Naim Frashërit,knë të cilat trajtohen shumë aspekte interesante. Nga ana tjetër, si në çdo sesion shkencor, edhe këtu u lexuan edhe disa kumtesa me karakter të përgjithshëm, të cilat shërbejnë si një ndihmesë për të plotësuar shumë zbrazëtira në studimet naimiane, bie fjala në fushën e gjuhësisë, pedagogjisë etj, por që në thelb prapë lidhen me temën kryesore, ose që ndriçojnë shëmbëlltyrën e madhe të rilindasit Naim Frashëri. Me një fjalë, të gjitha kumtesat, në një mënyrë paraqesin hallka të veçanta në traditën e studimeve të këtilla, ngaqë dalin nga i njëjti rrafsh, pra nga vepra e gjerë dhe e madhe e Naim Frashërit.
Për t’a ruajtur plotëninë e këtij seksioni, redaksia e pa të udhës që kumtesat t’i përmbledhë dhe ti botojë nënjë libër të vacantë, i cili me siguri do të jetë me interes për lexuesit në përgjithësi dhe për studiuesit në veçanti.
Akademik Alfred UÇI
Këshilli botues:
Akademik Alfred UÇI
Dr.Sali Bashota
Ahmet SELMANI
Ferit RAMADANI
Shaip EMËRLLAHU
Përmbajtja:
- Akademik Alfred UÇI: FILOZOFIA E PËRGJËRIMIT NDAJ NJERIUT DHE LIRISË
- Moikom ZEQO: BEKTASHIZMI DHE SHQIPTARIZMI
- Akademik Shaban DEMIRAJ: ROLI I NAIM FRASHËRIT NË ZHVILLIMIN E SHQIPES LETRARE
- Dr. Sali BASHOTA: HIMNIZIMI NAIMIAN DHE NAIMI I HIMNIZUAR
- Fatos ARAPI: NAIM FRASHËRI DHE ËNDRRA E SHQIPTARËVE
- Vahed FARMAND: NË PËRKUJTIM TË NAIM FRASHËRIT
- Prof. as. dr. Alfred ÇAPALIKU: RILEXIMI I NJË TEKSTI POETIK, “FJALËT E QIRIRIT” TË NAIM FRASHËRIT
- Dr. Rozeta UÇI: NAIMI – POETI DHE MËSUESI
- Ahmet SELMANI : KONTEKSTI I NAIMOLOGJISË
- Dr. Vehbi BEXHETI: PANTEIZMI DHE BEKTASHIZMI NAIMIAN NË SHËRBIM TË KOMBIT
- Nexhip P. ALPAN: FIGURA PEDAGOGJIKE E NAIM FRASHËRIT
- Arian LEKA: INTELEKTUALËT SHQIPTARË DHE BEKTASHIZMI
- Thoma KACORRI: LIDHJET E NAIM FRASHËRIT ME KOLONINË SHQIPARË TË SOFJES
- Prof. Dr. Ali VISHKO: RACIONALIZMI, PANTEIZMI E MISTICIZMI FILOZOFIK I NAIMIT
Materialin e plotë mund ta merrni këtu : Naim Frashëri: bektashizmi dhe kombëtarizmi