Programi i Festivalit Edicioni VIII 2003

16 tetor 2003 (E Enjte)

– Pritja dhe vendosja e mysafirëve në hotelin „Maqedonia“ në Tetovë
Në orën 14.00: Dreka (në restorantin e hotelit „Maqedonia“)
Në orën 18.00: Fillimi i Festivalit të Poezisë „Ditët e Naimit“(Para Pallatit të Kulturës)
– Parada e Ansambli artistik „Iliria“ të Korçës (Në platonë para Pallatit të Kulturës)
– Fjala inauguruese e drejtorit të MLN „Ditët e Naimit“, para shtatores së Naim Frashërit.
– Zbulimi i shtatores së Naim Frashërit (nga ana e poetëve pjesëmarrës, anëtarëve të Drejtorisë dhe nga vetë qytetarët prezent)
– Vendosja e buqeteve me lule para shtatores së Naim Frashërit
Në orën 18.40: Hapja e ekspozitës së pikturave (Në hollin e Pallatit të Kulturës)
Në orën 19.00: Akademia solemne (Në sallën e madhe e Pallatit të Kulturës)
– Recital (Vargjet e Naim Frashërit)
– Hapja e festivalit nga drejtori i MLN „Ditët e Naimit“, Shaip Emërllahu
-Fjala përshëndetëse e zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Musa Xhaferi
– Fjala përshëndetëse e kryeqytetarit të Tetovës, Murtezan Ismaili
– Ekzekutim me flautë (Duet)
– Referati kryesor për figurën e Naim Frashërit – akademik Jorgo Bulo
– Kuarteti
– Recital (me vargje të N. Frashërit)
– Ora letrare „Në botën e poezisë“ (Lexim vargjesh nga poetët pjesëmarrës)
– Recital (poezi nga F.Noli, I.Kadare, L. Poradeci, D.Agolli…)- reciton Dhimitër Orgocka
– Korri i fëmijëve të Tetovës
Mbyllja e Natës së parë të Edicionit të VII të MLN „Ditët e Naimit“
Në orën 21: Darka (Në restoranin e hotelit „Maqedonia“)

 

17 tetor 2003 (E premte)


Në orën 07: Mëngjesi (Në restorantin e hotelit „Maqedonia“)
Në orën 08: Vizitë lokaliteteve arkeologjike dhe muzeumeve
Në orën 14. Dreka (Në restorantin e hotelit „Maqedonia“)
Në orën 18. Ora e Madhe Letrare (në Arabati Baba Teqe)
Në orën 21,30: Darka (Në hotelin „Maqedonia“)

18 tetor 2003 (E shtunë)


Në orën 08: Mëngjesi (Në restorantin e hotelit „Maqedonia“)
Në orën 10: Përurimi i librit „M’i këpusin kokrat e frymës“ të Murat Isakut (Në Sallën e Madhe të Hotelit „Maqedonia“)
Në orën 14: Dreka (Në restorantin e hotelit „Maqedonia“)
Në orën 17,00: Ora letrare „Rruzulli poetik“-lexim vargjesh nga poetët pjesëmarrës (Në Sallën e madhe të Pallatit të Kulturës)
Shpallja e anëtarëve të nderit të MLN „Ditët e Naimit“
Shpallja e fituesve të shpërblimeve:
Çmimi „Naim Frashëri“
Çmimi „Menada“
Çmimi „Oeneumi“
Çmimi „Qiriu i Naimit“
Dorëzimi i shpërblimeve
Mbyllja solemne e Edicionit VII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditet e Naimit”
Në orën 22.00: Darka (Në restorantin e hotelit „Maqedonia“)

19 tetor 2003 (E diel)


Në orën 08: Mëngjesi (Në restorantin e hotelit „Maqedonia“)
Në orën 09: Shkohet në ekskurzion në Shqipëri, ku do të vizitohen qytetet Krujë, Berat, Durrës, Apolloni, Ardenicë dhe Tiranë. Në Tiranë do të mbahet një orë letrare.
Më 21 tetor kthyerja e mysafirëve në Tetovë

Edicioni i VII (2003)

Për pesë ditë të mbajtjes së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit 2003”, Tetova ishte një qytet peligrinazhi të poetëve të huaj dhe atyre shqiptarë. Kishin ardhur mbi 40 poetë nga Italia, Zvicra, Tunizia, Gjermania, Martinike (Karaibet), Bullgaria, Kroacia, Greqia, Estonia, Gjeorgjia, Serbia, Mali i Zi, Paraguaj, Shqipëria, Libani, Rumania, Kosova, Suedia, Polonia etj. Për here të pare në te merrnin pjesë edhe dy poetë arbëreshë të Italisë.

Brenda këtyre ditëve sa zgjati festivali u zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore, letrare, artistike, muzikore…, si dhe u organizuan vizita objekteve kulturore në qytetin e Tetovës dhe atyre në Tiranë dhe në Krujë (Shqipëri).

Para hapjes së festivalit në breshërinë e fishekzjarreve dhe tingujve e valleve të Ansamblit “Iliria” të Korçës, para Pallatit të Kulturës u bë inaugurimi i shtatores së poetit kombëtar Naim Frashëri, e cila qe ngritur në 100 vjetorin e lindjes së tij nga ana e Drejtorisë së Festivalit, ndërkaq, në foajenë e Pallatit të Kulturës u hap ekspozita e piktorëve shqiptarë dhe të huaj.

Hapjen e festivalit e bëri drejtori i MLN “Ditët e Naimit” Shaip Emërllahu, ndërsa fjalë përshëndetëse lexuan zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe prefekti i Tetovës, Murtezan Ismaili. Referatin për jetën dhe vdekjen e Naim Frashërit e mbajti Akadmeik Jorgo Bulo. Pjesë nga poezia e Naim Frashërit dhe poetëve të tjerë të traditës dhe atyre bashkëkohorë recitoi aktori Dhimitër Orgocka. Artistë korçarë ekzekutuan pika muzikore në flautë dhe luajtën valle të ndryshme shqiptare.

Në këtë edicion u promovua vëllimi voluminoz “Poezia” e poetit Murat Isaku, ndërsa për vlerat letrare e artistike foli kritiku Ahmet Selmani.

Fitues i çmimit të madh letrar “Naim Frashëri” u shpall poeti Murat Isaku. Çmimi “Menada” iu dha poetit kroat, Drazhen Katunariq, çmimin “Oeneumi” e mori poeti zviceran Gilberto Isella, ndërsa çmimin letrar “Qiriu i Naimit”, iu dha poetes arbëreshe Kate Xukaro.

Drejtoria sivjet shpall edhe dy Anëtarë Nderi: poetët Din Mehmeti dhe Abdylazis Islami.

Edhe këtë vit, Drejtoria nxori antologjinë voluminoze në gjuhën shqipe të poetëve pjesëmarrës të këtij edicioni.

Ky festival për here të dytë gjatë historisë së saj u transmetua drejtëpërsëdrejti në televizionin shtetëror të Shkupit.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” tani më kanë bërë një traditë të karakterit ndërkombëtar.

“Ditët e Naimit 2003” tregoi edhe njëherë përmes pjesëmarrjes masive, vlerësimin që din t’i bëjë publiku shqiptar fjalës së shkruar artistike, poetëve të shumtë të huaj dhe atyre shqiptar, artit pamor, atij muzikor…

Ai dëshmoi edhe njëherë vendosmërinë e organizatorëve për t’i dhënë një profil serioziteti këtij festivali të vetëm ndërkombëtar ndër shqiptarë që tashmë ka ngritur relacione të shumta bashkëpunimi me festivale ndërkombëtare të poezisë