Edicioni XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

abdellatif

Edicioni XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI MAROKEN ABDELLATIF LAABI

LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Dr. Agron TUFA (kryetar i jurisë) …për rezistencën e rrënjeve shpirtërore kundrejt entropisë dhe shpërbërjes, për pastrimin dhe rikthimin e nostalgjisë së çiltër mbi mitet e humbura të identitetit dhe zanafillës, për detajin fantazmogorik që feks në kujtesën dhe përditshmërinë tonë, për vegimet sureale mbi sendet dhe dukuritë në vetëdijen e traumatizuar të njeriut bashkëkohor, për metafizikën e konfliktit me mitet e kohës, gjuhës, prejardhjes, traditës dhe historisë, për harmoninë e fjalës poetike me imazhin mediativ e filozofik, për fluturimin poetik transcendental të njeriut si frymë…

Tetovë, 20 tetor 2008

Laureat i Çmimit letrar “Naim Frashëri” të Edicionit XII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti i madh maroken Abdellatif Laabi, i cili prej kohësh jeton në ekzil në Paris.

abdellatifKy është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë prof.dr. Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarë të jurisë Drazhen Katunariç (Kroaci) dhe Remzi Salihu (Maqedoni). Në këtë edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshëm Abdellatif Laabi do ta shpall edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarke), Fatos Arapi (Shqiperi) etj. Edicioni i 12 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 23 – 26 tetor në qytetin e Tetovës.
Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp të mbajtur më 19 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu.

Në vazhdim ai lexoi një biografi të shkurtër të fituesit, ku nder tjera theksoi se poeti Abdellatif Laabi është poet i shquar i letërsisë bashkëkohore marokene si dhe i asaj frankofone të periudhës pas pavarësisë dhe njëra nga figurat më të mëdha letrare të shekullit 20 në Magreb. Redaktor i revistat “Soiffles”, politikisht aktiv, u arrestua, u torturua dhe u burgos më 1972 për “delikte opinioni”. I adoptuar si i burgosur i ndërgjegjes nga Amnesty International, u shpërblye me Çmimin e Lirisë, PEN klubi francez, dhe Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë nga Fondacioni i Arteve në Roterdam, derisa ai ishte ende në burg. U lirua më 1980 dhe tani jeton në Francë. Me 1988 u shpall anetar i Akademisë MALARME, Çmimit Alan Bosqe per teresine e vepres,Cmimin e afrikes mesdhetare, Cmimin e poezise Valon-Bruksel, Cmimin Fonion Nichols etj.

Labi ka shqyrtuar me çiltërsi dhe me depërtim të madh historik dilemën e marrëdhënies midis intelektualit dhe shtetit, një dilemë me të cilën ballafaqohen të gjithë shkrimtarët nga shoqëri të varfra dhe despotike dhe që shpesh shmanget ose minimizohet. Duke problematizuar vazhdimisht rolin e shkrimtarit, vepra e Laabit ka mbajtur lart mundësinë e shfaqjes së një zëri të pakompremetuar letrar në Magrev, në këtë ai zë vendin e dytë pas atij të shkrimtarit Kateb Yacinë në Algjeri.

shaip

Nga konferenca për shtyp:

Shaip Emerllahu (drejtor) dhe Agron Tufa (kryetar i Jurise)


Kryetari i jurisë, Agron Tufa tha se, i ndahet ky çmim për rezistencën e rrënjeve shpirtërore kundrejt entropisë dhe shpërbërjes, për pastrimin dhe rikthimin e nostalgjisë së çiltër mbi mitet e humbura të identitetit dhe zanafillës, për detajin fantazmogorik që feks në kujtesën dhe përditshmërinë tonë, për vegimet sureale mbi sendet dhe dukuritë në vetëdijen e traumatizuar të njeriut bashkëkohor, për metafizikën e konfliktit me mitet e kohës, gjuhës, prejardhjes, traditës dhe historisë, për harmoninë e fjalës poetike me imazhin mediativ e filozofik, për fluturimin poetik transcendental të njeriut si frymë.

Qëllim dhe kadencë për vetpërsosje-përshkrirjen e mahnitur të mikro dhe makrokosmosit të njeriut bashkëkohor dhe të përjetshëm – poezia e Abdellatif Laabit nderohet dhe çmohe,t sot prej nesh si një enciklopedi e magjishme e shpirtit njerëzor, që ngryset e shkrepëtin nga hareja e pikëllimi.

Në edicionin e sivjetëm ardhjen e kanë konfirmuar 75 poetë nga 29 vende të botës: Kanada, SHBA, Kili, Japonia, Korea e Jugut, Indi, Islande, Holande, Danimarkë, Estoni, Finlande, Gjermani, Francë, Marok, Itali, Izrael, Palestine, Turqi, Qipro, Hungari, Kroaci, Serbi, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovina si dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Sikurse në të shkuarën, edhe sivjet Drejtoria do te botojë antologjinë me poezi të poetëve pjesëmarrës.

Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do te behet perurimi i laureatit te sivjetshem, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.

A. Arsllani

shaip2