Feniks” nga Shkupi botoi në gjuhën maqedone “Endër obortare” të poetit Shaip Emërllahu

lajme

 
lajmi
Kohë më pare Shtëpia botuese “Feniks” nga Shkupi botoi në gjuhën maqedone vëllimin me poezi “Endër obortare” të poetit Shaip Emërllahu. Poezitë i zgjodhi dhe përktheu në maqedonishte poeti dhe kritiku letrar, Ahmet Selmani. Libri permban 46 poezi të vendosur në 6 kapituj, si Dromca jete, Projekti i thyer, Endër obortare, Kronika oeneumiane, Zeri i largët dhe Pranverë dashurie. Publiku maqedonas për disa decenie me rradhë u ushqye me mendimin se poezia bashkëkohore fillon dhe mbaron me një apo dy poet të gjeneratës më të vjetër. Ky portret në një farë mënyre te disa qarqe u kthye në një qëndrim byrokrat. Kohëve të fundit vërehet një reaksion pozitiv ndaj letërsisë bashkëkohore shqiptare, pra kemi një realitet tjetërfare. Në poezitë e Shaip Emërllahut vërehet një dinamikë specifike e cila vjen pikërisht prej prezencës së metaforës si arketip poetik. Duke dhënë një strukturë tjetërfare që fokusohet në kornizat e një kondenzimi të madh të artit të fjalës, metafora bëhet thuajse figura e vetme përmes së cilës ai hyn dhe del nëpër fshehtësitë e fjalës… Shikuar kontekstualisht kjo poezi gjithsesi me pak fjale sugjeron shumë, asocon ne shumçka, ndërsa në vetëdijen e lexuesit paraqet një fotografi të qartë. Shaip Emërllahu me metaforen gjen strehë të sigurtë për mendimin. Metafora e tij është lëvizëse, transformohet në trajta të ndryshme të fjalës. Sëbashku me disa emra të tjerë të gjeneratës së vet opusi tij meriton të paraqitet gjithandej ku fjala poetike është gjithnjë e nevojshme – thotë në mes tjerash kritiku Ahmet Selmani në pasthënien “Modusi i metafores poetike shumdimensionale” të librit “Endër obortare” të Shaip Emërllahut. Libri ka 70 faqe, nje biografi dhe nje fotografi te autorit. A.A.