lajme
lajmi |
---|
Këto ditë në Gjykatën Themelore ne Tetovë u muar në pyetje në cilësinë e të paditurit për kundërvajtjë drejtori i Manifestimit Letrar Ndërkombëtar “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu. Ai, siç thuhet në fletëpadi është paditur nga organet rendit për shkak se, më 20 tetor 2004, si organizator ka prishur rendin dhe qetësinë me krisma fishekzjarresh në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit 2004” para Shtëpisë së Kulturës në Tetovë me çka ka shkelur ligjin për tubime publike. Drejtori Shaip Emërllahu pohon se ne hapje të Festivalit ka pasur krisje fishekzjarresh dhe ndezje flakadanësh. Këto fishekzjarre së bashku me flakadanët që kanë qenë ndëzur para fillimit të festivalit janë pjesë e programit që tradicionalisht thuajse çdo vit janë parë në këtë aktivitet poetik ndërkombëtar. Cdo kund festat njohin krisma dhe ndriçime të kësaj natyre. Na habit fakti se pse vetëm këto krisma e ndriçime të “Ditëve të Naimit” prishkan rendin dhe qetësinë nga organet e renditn e nuk e prishkan rendin dhe qetësinë me dhjetra të tilla në aktivitete tjera kulturore që ndodhin gjetiu, si fjala bie në Mbrëmjet Poetike Strugane ku në qiell dërgohen me qindra të tillë apo nëpër aktivitete kulturore tjera. Krisma jovetëm të kësaj natyre sheh thuajse nëpër tubime të ndryshme poltike gjatë zgjedhjeve… Evidentimi i një shkelje të tille do të kishte seriozitetin e respektimit të ligjit kur organet e rendit do të kujdesen më shumë për krismat e armëve të ndryshme që thuajse për çdo ditë prishin vërtet rendin dhe qetësinë- përfundon Shaip Emërllahu Në ditët e ardhshme pritet që Gjykata Themelore në Tetovë të sjellë vendim për këtë rast U. Salihu |