Poeti Shaip Emerllahu botohet ne revisten prestigjioze “Evropski Glasnik

lajme

lajmi
Revista prestigjioze letrare “Evropski Glasnik” ne numrin e tij te nente botoi gjashte poezi te poetit Shaip Emerllahu. Poezite i ka perkthyer perkthyesja kroate Vanda Mikshiq. Ne kete reviste letrare voluminoze qe ka 1094 faqe jane botuar krijime letrare ne proze dhe ne poezi te afro 200 autoreve te njohur boteror, shkrime mbi letersine, mbi psikoanalitiken, udhepershkrime, mbi globalizmin, pikturen, muziken etj. te autoreve si, Oktavio Paz, Carlos Fuentes, Sharl Bodlere, Alberto Rui Sanchez, Juan Rulfo, Jun’ichiro Tanizaki, Augusto Monterroso, Mario Vargas Llosa, Samuel Huntington, Darko Glavan, Elsa Krouz e shume te tjere. Revista del njehere ne vit dhe promovimi i saj behet ne Zagreb ne cdo fillim viti, ku marrin pjese autore te perfshire ne te, presonalitete te larta te artit, kultures dhe politikes. Poeti Shaip Emerllahu nuk eshte tanime i panjohur per lexuesin kroat. Atij vitin e shkuar PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtareve te Kroacise i nxorri botimin special poetik “Poezi” ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen kroate. Vet poeti Shaip Emerllahu mori pjese ne Festivalin Literutarure Live 2004 qe u mbajt ne muajin nentor ne Zagreb, ku ai pati nje prezentim te krijimtarise se tij para publikut kroat dhe dha nje interviste te gjate per gazeten e njohur kroate “Vecernji list”. Nderkaq, po keto dite, poezite e Shaip Emerllahut u botuan edhe ne revisten arabe “Dielli” qe del ne Madrid dhe shperndahet ne gjithe vendet arabfolese. Aty jane perfshire 4 poezi, nje biografi dhe nje fotografi e tij. Poezite nga spanishtja ne arabisht i perktheu poeti dhe perkthyesi arab Abdulhadi Sadoun. Shaip Emerllahut i jane perkthyer tri libra dhe cikle te ndryshme poetike ne dhjete gjuhe te botes. Merita Bajraktari