lajme
lajmi |
---|
Laureat i Çmimit te madh “Naim Frashëri” të Edicionit IX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti suedez Thomas Tidholm. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga Desmond Egan (Irlandë), Moon Chung Hee (Koreja e Jugut) dhe Ahmet Selmani nga Maqedonia. Ndërkaq, ne kete edicion Drejtoria e Festivalit do ta shpalle edhe Anëtar Nderi laureatin e sivjetshëm. Festivali Nderkombetar i Poezise “Ditet e Naimit 2005” do te mbahet prej 20 – 23 tetor ne qytetin e Tetoves. Këtë e bëri të njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 28 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë drejtori i Manifestimit Letrar Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” Shaip Emërllahu. Fitues të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Ali Podrimja (Kosovë), Murat Isaku (Maqedoni) etj. Në edicionin e sivjetëm ardhjen e kanë konfirmuar 42 poetë nga 37 vende të botës: Suedi, Kanada, Itali, Skoci, Francë, Danimarke, SHBA, Palestine, Turqi, Greqi, Gjeorgji, Hungari, Çeki, Zelanda e Re, Lituani, Japoni, Izrael, Kroaci, Islandë, Irak, Slloveni, Rumani, Bullgari, Egjipt, Algjeri, Marok, Kolumbi, Bahrein, Boçuana, Irlandë, Siri dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Sikurse vitet e kaluara, edhe sivjet Drejtoria do te botoje antologjine me poezi te poeteve pjesemarres ne kete edicion, te cilin e kane pergatitur Ahmet Selmani dhe Shaip Emerllahu. Perkthimet e poezive i ka bere poetja Silke Liria Blumbach. Sivjet struktura programore per shkak te numrit te madh te poeteve do te ndryshoje. Keshtu, nuk do te kete akademi solemne si vitet e shkuara. Drejtoria ka vendosur qe per shkak te dimensionit gjithnje e me te gjere qe merr festivali figuren e Naim Frasherit ta afirmoje permes sesioneve shkencore qe do ti organizoje neper pervjetore te poetit tone kombetar, siç e organizoi nje te tille ne 100 vjetorin e vdekjes se tij, botimin e kumtesave te te cilit i nxorri ne nje liber special. Fryma e Naimit do te vije permes recitimeve te poezise se tij. Keshtu, eshte vendosur qe ne te ardhmen festivali te hapet me vargjet e poezise “Qiriu i Naimit” qe do te jene moto te festivalit. Hapja solemne e festivalit do te behet me 20 tetor ne oren 19 para Qendres kulturore te Tetoves, Poetet pjesemarres do te prezentohen para publikut shqiptar kater here, dy prej te cilave ne Sallen e madhe te Qendres kulturore.
Ne universitetet qe funksionojne ne Tetove do te prezentohet laureati i sivjetem poeti suedez Thomas Tidholm dhe do te organizohet nje ore letrare me poete te njohur, kryesisht me ata qe jane edhe profesore neper Universitete. Gjithashtu, do te hapet nje ekspozite e pikturave te piktoreve shqiptare, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike. Skenen e ka ideuar piktori Savash Veliu, anetar i Drejtorise se Festiavlit. Festivalin do ta mbeshtes financiarisht Ministria e Kultures, Komuna e Zhelines dhe Firma “Veze Sharri”. Per shkak se harxhimet e festivalit jane me te medhaja, Drejtoria kerkon edhe donatore e sponzore te tjere pa ndihmen e te cileve veshtire e ka ta realizoje programin e parapare per sivjet. |