lajmi |
---|
Edicioni i IX i Festivalit Nderkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 20-23 tetor 2005 në qytetin e Tetovës. Në te janë ftuar të marrin pjesë mbi 70 poetë të huaj dhe 30 poetë shqiptarë. Ky festival tradicional poetik shqiptar është i vetmi me karakter ndërkombëtar. Në te deri më tash kanë marrë pjesë thuajse të gjithë potët shqiptarë, pastaj mbi 100 poetë të huaj përfshirë edhe ata maqedon, turq, vlleh dhe rom që krijonë këtu. Siç na tha drejtori i festivalit Shaip Emërllahu, edicioni i sivjetshëm, i cili përkon me 105 vjetorin e vdekjes së poetit tone kombëtar Naim Frashëri, emrin e të cilit e mban festivali, në programin e saj janë paraparë të mbahen një sërë aktivitetesh letrare, kulturore, artistike, muzikore, të artit pamor, debate letrare, vizita monumenteve kulturore – historike etj. Drejtoria e Festivalit si gjithmonë ndan katër çmime letrare, si çmimin kryesor “Naim Frashëri”, pastaj çmimet “Menada”, “Oeneumi” dhe “Qiriu i Naimit”. Laureat të deritashëm të çmimeve letrare të festivalit dhe anëtarë Nderi të Festivalit janë Ismail Kadare, Desmond Egan nga Irlanda, Fatos Arapi, Moon Chung Hee nga Koreja e Jugut, Erik Stinus nga Danimarka, Drazhen Katunariq (Kroaci), Ali Podrimja, Murat Isaku etj. Ministria e Kulturës është mbështetese financiare me një shumë simbolike që kap shifrën e afro 2 përqind të Festivalit tjetër ndërkombëtar “Mbrëmjet poetike të Strugës”. Dashamirët e festivalit të poezise dhe të vetë Naim Frashërit mund të lexojnë më shumë në web faqen www.ditetenaimit.org.mk |