“Skanderbeg books” merr të drejtën për botimin e parë në shqip të veprës së nobelistes Jelenic

lajme

lajmi
Vepra e parë në shqip nga nobelistja 2004, shkrimtarja austriake Elfriede Jelinek do të jetë romani “Pianistja” (Die Klavierspielerin), botuar në origjinal në Gjermani në vitin 1983. Shtëpia botuese gjermane “Rowohlt Verlag” në Hamburg preferoi që t’i japë të drejtën ekskluzive për botimin në shqip, Shtëpisë botuese “Skanderbeg Books”, konfirmoi sot (e Enjte) , botuesja Flutura Açka. Romani i publikuar në shumë gjuhë është ekranizuar dhe cilësuar si një film i suksesshëm. Tema e seksit, sadizmit dhe autoritarizmit në Austrinë e ditëve të sotme ekzaminohen në romanin pjesërisht autobiografik, ku përshkruhen marrëdhëniet dashuri-urrejtje mes nënës de vajzës. Jelinek, për shkak të temave të dominimit e nënshtrimit, shpesh është parë si shkrimtare feministe.Veç çmimit Nobel 2004, ajo është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare që prej vitit 1986. “Skanderbeg books” ka përkthyer në shqip vepra të nobelistëve të njohur; Coetzee, Grass, Undset. Data e Publikimit: 24/02/2005 Autori i Lajmit: 24 ore