lajme
lajmi |
---|
(Përkitazi me librin e Ibrahim Kadriut N-a rãmas timp pentru sãrbãtori (S’mbet kohë për kremte), BKSHR, Bukuresht, 2005) S’mbet kohë për kremte është libri i parë i një poeti kosovar që botohet në gjuhën rumune. Pasi ta lexosh këtë libër që të josh përmes realizimit artistik të ballinës, rradhitjes së lëndës, parathënies e pasthënies, ndjen nevojën t’i rikthehesh që nga fillimi, për ta kuptuar thellësinë filozofike të poetit në formën më moderne të shprehjes. Pas Ekzilit të shpirtit të Sali Bashotës dhe Hijes së ëndrrave të Halil Haxhosajt, që e panë dritën e botimit në variantën bilingve (shqip-rumanisht), vepra e Ibrahim Kadriut del në dritë me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Prof.dr. Xhelku Maksuti Nga historia dimë se në Fushën kosovare të Mjellmave, e përgjakur në qershor të vitit 1389, turqit i gjunjëzuan armatat e krishtera të serbëve, shqiptarëve, boshnjakëve, të cilave iu bashkangjitën edhe rumunët, dhe po atje, në vitin 1448 do të munden edhe trupat e luftëtarëve të udhëhequr nga Janku Huniade, vojvoda i Transilvanisë që u bë regjent i Hungarisë, i cili u përpoq ta rikonstituojë alenacën antiturke në hapsirat danubiano-ballkanike për dëbimin e turqve nga Evropa. Zotërimi i Perandorisë Osmane në këtë pjesë të botës, me krejt qëndresën dhe trimërinë e disa prijsve si Vlad Cepeshi, Shtefani i Madh i Moldovës, Mihai Viteazul, do t’i përfitojë për më shumë shekuj edhe Trojet Rumune. Në këtë kontekst historik, poezia e dhembjes së Ibrahim Kadriut, shkrimtar shqiptar kosovar, mund ta bëjë ta kuptojë më mirë, edhe lexuesin rumun. Për dhembjet e Kosovës është shkruar shumë viteve të fundit, sidomos në ato të mbarimit të mileniumit të II-të, kur Millosheviqi i vërshoi shpirtërat e njerëzve në Kosovë, jo vetëm me frymën e armiqësimit, por edhe me atë të përgjakjes ushtarake. Ato përpëliten edhe në vargjet e Ibrahim Kadriut, në një simbolistikë prej një ndjeshmërie të rrallë njerëzore të vuajtjes, vëllimi duke qenë i titulluar N’a ramas timp pentru sarbatori / S’mbet kohë për kremte. Libri e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, edhe në gjuhën rumune, në përkthim të poetit të talentuar Baki Ymeri, me një pasthënie të shënuar nga Marius Qelaru, i cili vë re një lirizëm të thellë, në tonalitete shpeshherë të rënda, në një botë të prtekur nga paqartësitë ekzistenciale. Është vështirë të komentosh një vëllim poezishë, në të cilin çdo varg të drejtohet drejtëpërsëdrejti me pyetje të tipit si Mund t’i befasosh edhe ata që nuk kanë urrejtje ndaj ëndrrave? / Kolona të gjata varrezash, rrëfime për lirinë,/ Të mbuluara me lulet e Kosovës, por jo për stolisje. Në poezinë që mban titullin S’kam kohë, poeti shkruan: Çdo gjë e paktë para syve, çdo gjë në ikje,/ Do kohë që ishin na lanë vetëm etjen në varg/ I morën ëndërrat e s’i lënë mbështetje zemrës,/ Që plagos sapo del n’rrugë, sapo don t’vallëzojë. Në vargjet e Ibrahim Kadriut përpëliten dhembjet e një bote të tërë, e të asaj ane që përjeton edhe tani pasojat e luftërave, të gërshetimeve rasiale apo konfesionale, të atyre që e ndjejnë vuajtjen në thellësi të shpirtit, realisht, kudoqoftë në glob, padrejtësinë, shakmsijen e dinjitetit dhe idealeve, nëpërkëmbjen e të drejtave, në të gjitha pikëshikimet. Pasi ta lexosh këtë libër që të josh përmes realizimit artistik të ballinës, rradhitjes së lëndës, parathënies e pasthënies, ndjen nevojën t’i rikthehesh që nga fillimi, për ta kuptuar thellësinë filozofike të poetit në formën moderne të shprehjes. S’mbet kohë për kremte është libri i parë i një poeti kosovar që botohet në gjuhën rumune. Titujt e poezive jepen në të dy gjuhët. Pas Ekzilit të shpirtit të Sali Bashotës dhe Hijes së ëndrrave të Halil Haxhosajt, që e panë dritën e botimit në variantën bilingve (shqip-rumanisht), vepra e Ibrahim Kadriut del në dritë me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dhe atë: në vigjilje të kremtimit të jubileut të 410 vjetorit të konstituimit të komunitetit shqiptar në veri të Danubit, dhe 15 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (24 maj 1990). E pajisur me biobibliografinë e autorit dhe një parathënie sugjestive që mban titullin Vlera magjike të një mrekullie historike (një sintezë e shkurtë e relacioneve historike/kulturore rumuno-shqiptare), e cila jepet edhe në versionin shqiptar, këtë vëllim të bukur e karakterizojnë ciklet Cãlãtorie obositã (Udhëtim i lodhur), Surâsul noptii (Buzëqeshja e natës), Cortina ridicatã (Kortinë e ngritur), si dhe pasthënia e eseistit të shquar moldovar, Marius Qelaru: Feþele albe ale vieþii negre (Faqet e bardha të jetës së zezë). Lexuesit rumun i buzëqesh fati që të shijojë përgjatë këtij e viteve që vijnë, edhe vargjet e Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Ibrahim Berishës, Basri Çapriqit, si dhe të poetëve të tjerë, të përfshirë në vëllime mono/apo/ bilingve, apo në kuadrin e miniantologjive me vlera antologjike, me nga pesë autorë. (Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri) Tejmatanë dhembjeve të ditës, përtej bregut të pronarit të ankthit (nata apo lufta që e pat përgjakur dheun mbi të cilin rrjedhin lotët e drurëve para se të vijë vjeshta), Ibrahim Kadriu, poet i shquar shqiptar/ shkrimtar kosovar, e përjeton dhe ripërjeton mrekullinë e poezisë, ndoshta si një ilaç për shërimin e shpirtit, ndoshta duke dashur t’i mjekojë përmes shpirtit plagët e kombit të vet. Në një botë në të cilën janë shkrirë kujtimet mbi tezgë dhe shiten e blihen dashuritë e pluhurosura, në kohën kur metaforat e ndryshkura i shkarravisin zemrat, duke i trembur vjershat dhe përrallat, Ibrahim Kadriu shkruan me trishtim në një botë varresh me peceta biografish – por edhe me një çiltërsi të fshehtë. Me një lirizëm të thellë, në tonalitete shpeshherë të rënda, në një botë të prekur nga paqartësitë ekzistenciale, na e merr mendja se poezia e Ibrahim Kadriut do ta gjejë rrugën drejt zemrës së lexuesit, edhe në Rumani. Marius Chelaru Për një poet të politizuar (Adam Puslojiç): Kosova vdes. Fati i botës varet nga Kosova, thekson Dan Pavel, një nga analistët më të mirë politikë të Rumanisë. Për Azem Shkrelin dhe Ali Podrimen, Kosova është gjaku ynë që nuk falet. Ç’kanë bërë shqiptarët e Kosovës për kulturën rumune? Në përkthim të akad. Rexhep Ismajlit, Rilindja e Prishtinës ka botuar më 1979, veprën Antologjia e poezisë rumune, shek. XX (2000 ekzemplarë). Në përkthim të autorit të këtij shkrimi, më 1986 Rilindja ka botuar një vëllim antologjik të Nikita Stëneskut (Ekspozitë e të palindurve), 2000 ekzemplarë. Katër vjet më vonë, në shqipërim të të njëjtit autor (B.Y.), ka dalë në Prishtinë vëllimi antologjik i Marin Soreskut Eja të ta them një fjalë (3000 ekzemplarë). Brenda dhjetë vjetësh pra, shqiptarët kanë botuar në Kosovë 7 mijë ekzemplarë librash me subjekte letrare rumune. Në Rumani, brenda një viti, me përkrahjen e autorëve janë botuar disa qindra ekzemplarë të veprave poetike të Sali Bashotës (Ekzili i shpirtit) dhe Halil Haxhosajt (Hija e ëndrrave). Falë eseistëve rumunë, ajo që vlen të theksohet në parathënie, është fakti se vëllimi Ekzili i shpirtit, brenda një periudhe tejet të shkurtër, është nderuar me 15 recensione të një niveli të lartë. (Baki Ymeri: Fragment nga parathënia e librit të Ibrahim Kadriut: S’mbet kohë përkremte). |