Thomas TIDHOLM (SUEDI).

Thomas-TIDHOLM

 

 
lajmi
Thomas-TIDHOLMThomas Tidholm u lind më 1943 në Örebro te Suedise. Ka studiuar art, filozofi dhe religjion ne Universitetin e Stokholmit. Ka punuar ne Muzeun Suedez Kombetar te Artit, si dhe ne Muzeun e Artit Modern. Per disa vite ishte muzikant dhe i binte klarinetit dhe saksofonit. Ai dhe gruaja e tij Anna-Clara u zhvendosën në një fermë jashtë qytetit Arbrå më 1967, dhe tani ndajnë kohën e tyre mes Arbrå-s dhe Stockholmit. Qe nga vitet 70-ta, ai eshte shkrimtar i pavarur. Thomas Tidholm debutoi si poet në vitin 1963. Deri me tani ka botuar mbi 15 vellime me poezi per te rritur dhe po aq drama per teater dhe television, si dhe rreth 40 libra per femije. Ka fituar disa çmime letrare ne Suedi dhe ne bote, per poezi, per letersine per femije dhe per pjeset e teatrit. Është vështirë të ndash Tidholmin, poetin që shkruan për të rriturit, nga Tidholmi, shkrimtari për fëmijë. Librat e tij për fëmijë kanë të bëjnë me tema si vdekje, ankth, krijim dhe Zotin, ndërsa poezitë e tij për të rriturit janë shpesh lozonjare në mënyrë fëmijërore. Rizbulon klishetë e gjuhës dhe, si një fëmijë me sy shumë të hapur, rikthen fjali dhe fut një fjalë të papritur për të zbuluar hendeqet mes parëndësive, duke na e bërë gjuhën prapë të dukshme. “Është në pyetje gjetja e kuptimit të fshehur të gjuhës, përndryshe nuk do të kishte arsye pse të shkruash poezi”, thotë. En broschyr om smärta (Një broshurë për dhimbje, 1997). Vëllimi më i ri poetik i Tidholm-it, u lavdërua shumë nga kritikët në Suedi. Në Friluftsliv i strandområden (Jeta në erë të lirë në territorin bregdetar, 1991) Tidholm thotë se qëllimi i tij ishte të shkruante ese pseudoshkencore në formë poezie. “Nuk ka të vërteta objektive. Ne të gjithë fabrikojmë vetë dijen tonë”.NJËQIND MJELLMA kam kafkën e një mjellme – a mund ta vë në prehrin tënd? atje ku ishte truri nuk ka asgjë e kam zier për një orë dhe tani është zhdukur krejt mjellma janë të këqia beson një shoku im por unë di se mjellmat duan të njëjtat gjëra si ne të rrëshqasin mbi ujin të thërrasin përtej liqeneve dikur pashë njëqind mjellma të gjitha ishin të gjalla e pashë vetëm unë të gjitha ishin njësoj isha ulur në barkë duke pirë duhan mjellma të kuqe kundër një qielli të kuq DASMË Taragarh 1998 – për Jannen dhe Anitën Na bëj neve dhe përreth neve, gjithçka Le ta jetë djathë dhe ylber. Le ta jetë bar Fusha të gjelbra të zbukuruara me të verdhën të zbukuruara me qull qumësht dhe drithë dhe vilanella Le të mbajë frut, të marrë dhe japë pamje nga jashtë dhe shikim nga brenda E zeza le të bëhet e bardhë, të bëjë qëllim dhe ngushëllim, të rrjedhë ujë luaj frut të fortë, hiqi farërat e këqia. Le të jetohet gjatë Kohën le të vijë me vela Le të jetë këtu dhe të ikin ditët Bëje të gjatë dhe të shpërndarë me faqe të skuqur, të përjetshëm Bëj lopë dhe fiq Bëj gjumë dhe ringjallje Hape gjoksin tënd, rrite drurin e majit Le ta jetë ne Le të mos humbim rrugën NË DET Gjatë ditës ishte si një natë e vogël kur shkuam poshtë në hambar dhe hamë ca biskota Motorët punonin por ishte e pamundur të thoshe a ecnim përpara Dukej nganjëherë sikur dallga e anijës na thithte brenda duke u mbyllur përreth nesh si barka të palëvizshme shoqëruese sikur të ishte porti Gjithë deti ishte porti Nën sipërfaqe kishte delfinë derra deti, peshq që kullosnin nëpër kullota prej bari. Ishte e pamundur të shkoje atje megjithatë e pamë si një të ardhme Ajsbergë vërtiteshin drejt nesh Ne të gjithë shkuam në kuvertë dhe ngritëm flamurin në përgjigje të një sinjali të gjatë gri të cilin mendonim se e kishim dëgjuar dhe prapë e prapë qetësonim njëri-tjetrin se askush nuk dëshironte ta braktiste barkën Por nuk ishte e vërtetë sepse vetëm një natë më vonë, inxhinieri i parë mori peshkun e tij të kuq me vetë dhe iku jashtë bordit Kishim aparate për të matur të gjitha gjërat por agimet polare i përvetësuan dhe filluan të luanin me to dhe çdo natë kishte diçka si një ditë të vogël në mes kur agimet polare luanin dhe njerëzit nxirrnin ëndrrat nga vetja ndonëse ishin tashmë aq larg Ne ishim heronj edhe pse askush nuk na pa Vija bregdetare vinin dhe shkonin larg me aroma erëzash dhe veshje të brendshme grash por ne nuk i donim më Bile rripin e sirenave e kaluam të patrazuar Vetëm një herë kishim ftohtë kur një ishull rrodhi pas një mëngjesi me kanibalë të lumtur miqësorë që pinin qumësht kokosi nga kafka dhe këndonin ngadalë nga shkëmbinjtë duke u flijuar për njëri-tjetrin Pas kësaj ishte një kohë e gjatë para se jeta guxoi të dilte dhe të rrufiste në kuvertë Kuverta ishte me gunga nga perçinat dhe albatroset rrëshqiteshin pak nganjëherë por zakonisht ia dilnin mbanë (disi) dhe rrinin duke na vështruar qetë në mënyrën si ne vetë vështronim automatet tona të zbrazëta cigaresh Kapiteni na tregoi hartën e tij dhe tha: Harta është katrore por bota e rrumbullaktë a kupton dikush dallimin? dhe pastaj qeshi sikur koka e tij vetë donte të ikte duke u vërtitur kështu që mund ta kuptonte Por ne të tjerët e preferonim hartën Jo sepse ishte më e besueshme vetëm që ishte e bardhë në anën e pasme dhe kjo disi dukej shpresëdhënëse edhe pse askush kishte ndërmend ta thoshte Në det nuk është e lehtë të dalësh mbanë Robinson Crusoe u përpoq dhe Holandezi Fluturues dhe fëmijët e kapiten Grant-it babai i Pipi Çorapgjatës por të gjithë u bënë viktima vegimeve dhe përfunduan si legjenda të thjeshta për njerëz me nerva të dobëta Deti nuk i donte ata ose pretendimet e tyre të fryra Ne vetë duhet të qëndronim aq gjatë sa nuk përpiqeshim të ecnin rrugët tona Aq gjatë sa peshkaqenat kishin ushqim gjetiu Aq gjatë sa vazhdonte uji i freskët Aq gjatë sa jeta na ishte e shtrenjtë VESH JESHILË A ke parë, thashë qiellin, tani është gati i bardhë dhe vjedh dritën nga atje, sikur i kulluar. As hije nuk janë mbetur, thjesht treten. Kjo është pranvera, dhe mos ki frikë, mund të shkojmë brenda, kemi një vatër ku kemi degë në një vazo. Ato po mbijnë vesh jeshilë. Ulu këtu dhe fishkëllej një melodi kurse unë përgatis shtretërit për udhëtimin Kjo është serioze, nuk kemi shumë kohë nëse duam të shohim lejlekët, dhe sot, drejt mbrëmjes arriti një shpend tjetër i madh por ti nuk e pe ti ishe gjetiu unë thirra por ti nuk erdhe INTIMITETI Ju keni një intimitet mes jush nuk dini kur të vini dhe ikni në dëborë ashtu si kaloni dorashka kundër gojës dhe syve pak të çarë nga e ftohta të kthyer drejt njëri-tjetrit. Ju keni një farë devotshmëri, dhe në shtëpi keni zymbyla asgjë më shumë se kjo ndoshta nuk njihni një ntimitet për të shkrirë pakëz dëborë GURI ISHA UNË Doja të isha diçka tjetër. Mbase të gjeja një hark dhe shigjeta, ose të skalisja diçka me thikë. Nuk doja të jetoja nëse do të kishte më shumë biskotë. Nuk doja të veshja këmishën me shirita të kaltër. Shkova në kopsht dhe hoqa këmbën zvarrë. Shpresova se do të pritesha dhe do të kishte gjak. Këputa dhe torturova një gjethe. U çudita nëse gjithçka mund të bëhej e zezë. U çudita nëse salsiçja dhe patatet mund të kishin bebe, dhe a do të ishin aq të djegura. Mbajta dorën time mbi diellin derisa vdiq. Doja të gërmoja një gropë dhe të vendosja një gur. Dhe guri isha unë. Dhe atje do të rritej. Dhe guri isha unë, dhe u rrit në një burrë. TELEFONI A ishte telefoni ato u thirrën ato vite kur vozitëm duke humbur udhën mbi kabllo të heshtura të vrazhda mbi shtratin e liqenit dhe askush nuk iu përgjigj më sinjaleve të gjata A ishte për shkak të telefonit fëmijët shpunë kukullat e tyre brenda në shtëpi të mbështjellura në fije të gjata të zeza binin e binin njëmijë zile të pagjumë A ishte telefoni që u përgjigj dhe ishe ti që e dëgjova duke marrë frymë pranë aparatit të tostave A ishe ti apo numri yt që refuzoi të zbulonte sekretin e vet A ishte telefoni që ecte prapa nesh nëpër fushën dhe qentë tanë që bisedonin me njëri-tjetrin me ata zëra të hollë sikur të ishin të porsashtrydhur në një errësirë akoma më të errët A ishte telefoni që qau ose askush që e dinte numrin ose një tjetër askushi që dinte kujt t’i drejtoheshim në raste të jashtëzakonshme reçeli boronice në dysheme moçal lëkurë ose shqetësim sinjali A ishte telefoni që dikur ngreu receptorin dhe na uroi mirëseardhjen në të ardhmen dhe neve vetë që u përgjigjëm dhe ishim tepër të shqetësuar lëshuam përdhe gjithçka që na përkiste në kafazin e shkallëve A ishte telefoni që qetësisht kërkoi të merrte përsipër thirrjen dhe ashensorët që duhet ta bënin ushëtimin krejt të vetëm kurse ne zhvishnim pendët tona në holl dhe tufa operatorësh mblidheshin në majë të çative A ishin zërat tanë që u bënë gjithmonë e më të dobëta ose a ishte telefoni që u bë dyshues dhe gulçoi nga kraharori se duhet të ishim gjetiu A ishte telefoni që na braktisi të shpërnguleshim në vende më të ngrohta dhe zogjtë që me kaq zell u përgatitën për dimrin në kabinat e telefonit A ishte telefoni apo ishte numri i gabuar A ishin makina që ulërinin në shtrëngatën e protestave të shikuesve A ishte një thashetheme që u përhap në lëndën e djegshme apo dikush që telefonoi qetësisht dhe tregoi si mbaroi historia KUR TË DIGJEM Kur të më djegin do të të kujtoj, Marie që ishte rreth asaj kohe ty zakonisht të vinte një puçërr në lëkurën e kokës, dhe thoshe se duhet të ha më shumë zarzavate asaj kohe dhe dielli ndriçonte brenda përreth kurrizit, ku kishim një fuçi që ishte plot me akull dhe gjithmonë me një mi ose të tillë nga vjeshta e mëparshme në gjendje shumë të përparuar kalbimi kështu që kaloje pa shikuar dhe dilje në kopsht publik për të bërë banja dielli – kjo është koha që ishte, dhe ende është edhe pse kaluan vite, por kur të digjem megjithëse keq, do të të kujtoj ty dhe si i urreje qentë dhe si në të vërtetë kurrë nuk ishe mësuar me mua JU KENI BLERË NJË DRITË Ju keni blerë një dritë kështu që mund të shihni orenditë tuaja I keni orenditë kështu që mund të jeni qenie njerëzore dhe të uleni në to Jeni të ulur në to dhe pini këto cigare E përqafoni njëri-tjetrin dhe ju merr malli të ktheheni në savanat Sekonda kalojnë minuta dhe orë Ditë javë dhe vite Shekuj ju ndajnë nga savanat Ju keni zgjedhur tashmë dritën dhe orenditë dhe cigaret jo savanat TË VËSH NJË GJËSEND NË MYSHK Nganjëherë kur je duke ecur në një pyll. Nganjëherë kur je duke ecur në një pyll, përkulesh. Ndaj dheut dhe vë një gjësend atje. E vë atje në një vend të lezetshëm në myshk. Kjo është si një ushtrim, ti praktikon që lë sende në pyje dhe lë dikë tjetër të kujdeset për to. Ajo që e lë, nuk është bërllog. Ti lë një pjesë të vetes sate. Ti e ke kuptuar tashmë Një dorashkë është një pjesa jote, por edhe kukull ose sanduiç. Edhe gjëra të tjera mund të jenë pjesë. Diçka që dikur e posedoje, gjendet në dhe në pyll kur ti ikën, diçka për të cilën mund të kishe pasur nevojë, pa të cilën s’mund të jesh, një pjesë jete ose një pjesë e madhe. Dhe myshku do të rritet mbi të, dhe harresa do ta marrë. Dhe pylli do të rritet, dhe makina do të vijnë. Dhe pylli do të bjerë, dhe myshku do të bëhet copash, dhe vendi do të marrë të ardhura eksporti, dhe nuk do të ketë asgjë më. Në njëqind vjet, një pyll i ri do të rritet, dhe gjithçka do të ketë ikur dhe do të jetë e harruar. NJERI Njeriu mund të bëhet gjithçka dhe të bëjë gjithçka Shko në çdo shtëpi dhe thuaj të gjitha emrat që ka Njeriu mund të rri pezull në barka shkëmbi oqeani të qajë lotë zyre të bëjë pula të vështira dikush shikon këmbët habitet përse njeriPërse unë? GJUNJTË E TYRE Nganjëherë, kur shikon njerëz, mund të çuditesh kur sheh se hundët e tyre janë tepër të mëdha. Ose se gjunjtë e tyre nga afër duken si fytyra të vjetra, sikur të ishin rritur jashtë jetëve të mëparshme. ERA E SIGURIMIT NJERËZOR Era e sigurimit njerëzor mbaroi rreth vitit 1840. Kjo qe koha kur trupat nuk përmbanin dot më shpirtrat e tyre. Një gabim kishte ndodhur, njerëzit çoheshin herët në mëngjes dhe shikonin nëpër dhomë, vinin këmbët e tyre mbi dyshemetë e ftohta të drunjta me cifla dhe shkonin drejt dritareve. Në ato ditë ishte më bukur jashtë, shihje kryesisht gjethe. Kishte miniera të nxira dhe prodhime hekuri, por jo si tani, një zymtësi mbi gjithçka. Jashtë dritares gjendej një agim i pafajshëm, një si bekim, ose një kujtim për bekimin e vjetër të zgjohesh dhe të jesh brenda tij. Ndodhi atëherë, në vitin 1840 në vjeshtë, në stinën më të bukur, që trupat nuk i përmbanin dot më shpirtrat e tyre. Ngrica ishte atje si një dorë që fshinte nëpër barin. Shpirtrat u zvogëluan dhe filluan të bredhnin. Gjetën rrugën deri në qytet. Atje, erëra frynin poshtë nëpër rrugë të zbrazëta. Kishte duhanshitës atje dhe kazino. Shpirtrat kërkuan punë dhe gjetën punë, u martuan dhe patën fëmijë, fituan një pikëmbështethe në organet publike dhe në mapot dhe ndërtuan gjithë këtë botë shqetësimesh. Por trupat u afruan sa më shumë nën Zotin, lulëzuan në të gjitha ngjyrat e vjeshtës para se harresa më në fund i hoqi, në shtëpi, në grumbullin madhështor të gjetheve të Zotit. CIGARET Ti sheh njerëz si ledhatojnë cigaret e tyre. Me anën e butë brenda gishtit të mesëm, sikur të ishin fëmijë të vegjël. Sikur njerëzit të ishin fëmijë të vegjël dhe cigaret, kafshët e tyre të vogla. Pastaj vjen zjarri i vocërr, dhe kafshët fillojnë të digjen në një cep, dhe njerëzit i thithen brenda. Me lakmi, siç thonë. Egërsisht. Të pamëshirshëm. Pa mëshirë. E bëjnë për ndonjë njeri tjetër ose për ndonjë gjësend tjetër. Së pari, ledha e vogël. Pastaj zjarri. Një mall për sakrificën, për ta flijuar veten. Për t’u bërë kafshë dhe për të dhënë ditët e tyre.  MOS DIL JASHTË Problemi me moshën tonë. Njerëz kanë thënë: nuk ka rrugë përjashta. Por unë them: ka tepër shumë rrugë përjashta. E gjitha që ofrohet janë rrugë përjashta, por asnjë rrugë përbrenda. Ata thonë po ashtu: Të gjitha rrugët përjashta janë tashmë të ngrëna nga përdorimi. Por unë them: Atëherë përpiqu të gjesh një rrugë brenda. Sepse rruga përbrenda nuk mund të jetë e ngrënë nga përdorimi. Sapo të kesh hyrë, ti je atje. Atëherë i ke përreth. Atëherë mund të ulesh pranë zjarrit. Por kur u provua një rrugë përjashta dhe ti më në fund ke dalë, shpejt dëshiron të hyjsh përsëri, sepse këtu jashtë nuk ka asgjë përveç mungesës dhe hapësirës së ftohtë. Nga vjen hidhërimi dhe ky zhgënjim me rrugët përjashta. Prandaj unë them: Mos dil. Hyj brenda në vend të kësaj. Dhe nëse shtëpia fillon të lëkundet, rri i ulur. Rri i ulur me një buzëqeshje të bukur. NGA? E di se shumë e pyesin veten nga vjen kjo, a është nga brenda ose nga jashtë, dhe a mund të mbarojë. Atëherë unë besoj se duhet të jetë nga jashtë. Mund ta shohësh nga duart, siç mbahen të shtrira, të gatshme për ta marrë. E gjithë qenia është e kthyer kështu, me fytyrën e të gjitha. Brenda, asgjë nuk është kthyer, vetëm shpina. Ti nuk pret asgjë nga ai drejtim, prandaj nuk ka fytyrë atje. Mund të qeshësh atje, por e qeshura del nga goja dhe dëshiron të takojë çfarëdo që vjen nga jashtë, dhe ta përshëndesë, dhe ta çojë brenda prapë. Disa njerëz thonë se ne shtrijmë duart tona dhe qeshim për të dhënë gjëra që i kemi, por ky nuk është mendimi im. Mendoj se thjesht duam të marrim e të marrim, kurdoherë duam më shumë. Nuk mendoj se mund të kemi çfarëdo. Pastaj ata çuditen nëse mund të harxhohet. Atëherë përgjigja ime është se nuk mundet. Kjo është shumë e sigurtë. Mbahet për gjithë jetën.