Përfundoi Edicioni i 21-të i FNP “Ditët e Naimit”, Tetovë/Pogradec

perfundim

POETËT – PËR NJË BOTË MË HARMONIKE

 

Është mbyllur Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili u mbajt prej 19 -22 tetor 2017, në Tetovë dhe në Pogradec. Ate e karakterizoi një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. U mbajtën dy lexime letrare, u promovuan 6 libra të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, si dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës dhe të Pogradecit.perfundim

 

Në Edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Xhorxh Uallas (SHBA), Riki Daskal (Izrael), Gustavo Vega (Spanjë), Tonia Passola (Kataloni), Nivedita Lakhera (Indi), Poul Lynggaard Damgaard (Danimarkë),  Xhuzepe Napolitano (Itali), Dinos Koubatis (Greqi), Abel D Andrea (Porto Riko), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Sema Guler (Turqi), Milosava Pavloviç (Serbi), Anton Baev dhe Elka Dimitrova (Bullgari), Slavica Gaxhova dhe Marta Markoska (Maqedoni), Belfjore Qose dhe Arjan Kallço (Shqipëri), Bardh Frangu, Migena Arllati dhe Ndue Ukaj (Kosovë), Iljaz Osmani dhe Ekrem Ajruli (Maqedoni).

Fishekzjarret në hapjen e aktiviteteve kulturoe e letrare para qendrës së kulturës”Naim Frashëri”

Hapja e ceremonisë së Edicionit të XXI të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance të bukur fishekzjaresh, para qendrës së kulturës  “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati amerikan Xhorxh Uallas, zonj. Teuta Arifi kryetarja e Komunës së Tetovës dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri dhe një delegacion nga Komuniteti Bektashian në Tetovë, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri.

Laureati Xhorxh Uallas dhe drejtori Shaip Emërllahu vendosin kurora lulesh

dhe mbajnë një minutë heshtje para shtatores së Naim Frashërit

Në hyrje të Qendrës së Kulturës, publikut iu dhurua Antologjia e këtij edicioni dhe pesë titujt e tjerë të rinj të Festivalit.

Drejtori Shaip Emërllahu hap solemnisht Edicionin e XXI të Festivalit

Hapjen e Edicionit jubilar e bëri, drejtori i Festivalit, z. Shaip Emërllahu, i cili tha se, “Botën vazhdojnë ta shoqërojë një dis’harmoni, një kaos, që herë herë është i përmasave mjaft shqetësuese. Ky dimension disharmonie të kujton mitin e Abilit dhe Kabilit, ku vëllai vret të vëllanë dhe nis rruga e një lufte në mes të mirës e të së keqes. Për të bërë peshoren të anojë nga e mira shoqëria ka njohur projekte profetësh dhe libra të shenjtë, të cilët kanë luajtë një rol të rëndësishëm në ngritjen e një botë më të mirë. Më vonë vijnë krijuesit e arteve, të letërsisë, poezisë, të cilët me forcën e vet ndikojnë të përsoset shoqëria, njeriu, duke e bërë një botë më humane, më fisnike, më të përkryer… ku pushtetin ta ketë dashuria dhe harmonia e natyrës. Edhe operatori kulturor yni “Ditët e Naimit” ka këtë mision, i cili me aktivitetet e ndryshme letrare, muzikore, të artit pamor e artistik për më se dydhjetëvjeçarë ka luajtë rolin në humanizimin e njeriut, në ndërtimin e një bote më të mirë.

Pianistja Biondina Selami

 

Në hapje të këtij Edicioni, aktori Arsim Kaleci, recitoi poezinë “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit, ndërsa një pikë muzikore me piano ekzekutoi, pianistja e talentuar, Biondina Selami.

Poeti Gustavo Vega (Spanjë)

 

Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët nga vendet e ndryshme lexuan poezitë e tyre.

Kryetari i Jurisë duke lexuar Motivimin e dhënies së çmimit “Naim Frashëri”

Ndërkaq, kryetari i Jurisë, Ndue Ukaj, lexoi motivacionin. “Poeti amerikan George Wallace që është laureat i sivjetshëm i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është bursist-shkrimtar që banon përkohësisht në shtëpinë e lindjes së Walt Whitman-it. Ai është autor i shumë librave dhe shquhet për origjinalitet poetik, me të cilin ka joshë admiruesit e poezisë dhe fjalës së bukur artistike. Poezia e tij iu ngjan engjëjve të natës që shtegtojnë në një errësirë të pahijshme që e shoqëron jetën bashkëkohore: të topitjes intelektuale, shpirtërore e kulturore. Në “mjegullën e qytetërimeve dhe shiut idiot”, poezia e kërkon rrugën e saj, nëpërmjet imazheve dhe muzikalitetit të shpirtit, si krijesë shpirti, që në ontologjinë e vet ka bukuri, estetikë, tingull e muzikalitet, inteligjencë e humanizëm, për ta mbushë botën me më shumë bukuri, dashuri dhe humanizëm. Shkrimtari George Wallace, me imazhet dhe depërtimet e thella poetike, përçon një botë të pasur e të dëlirë të idalitetit estetik, që grish njeriun të mbetet njeri, edhe në kohën e qytetërimit të mjegullës dhe të shiut idiot. Për më tepër, ai grish lexuesin për shpresë, ashtu siç bënë e gjithë poezia e mirë. Poezi e tij flet me gjuhën e kohës dhe është sinjalizim i dritës që shpërndan ajo me fuqinë e tejkohshme dhe të pamatshme të gjuhës. A është e mundur që mjegulla e këtij qytetërimi dhe shiu idiot të qartësohet me poezi? Me këtë sfidë dhe dilemë na përballë poezia e laureatit të sivjetshëm, që vjen në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” nëpërmjet një estetike të kondensuar, ku mjegulla dhe shiu idiot janë të pavrejtshme, sepse prapa rri qytetërimi i poezisë së shpirtit dhe flakadani i saj rrezatues, të cilin nuk mund ta pengojë asnjë fuqi. Po, poeti George Wallace na grish, me shpresë se mjegulla e këtij qytetërimi dhe shiu idiot, janë sajesa të përkohshme, që venitin njeriun me kotësi dhe rutinë, por të pafuqishme përballë artit të bukur, poezisë, që është krijesë plot gjallëri dhe e destinuar për përjetësi”.

Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia dorëzoi laureatit çmimin e madh ‘Naim Frashëri’ që jepet për “Vlera të larta estetike dhe artistike”, si dhe ia akordoi titullin Anëtar Nderi të Festivalit, poetit të njohur amerikan Xhorxh Uallas.

Drejtori Shaip Emërllahu ia dërëzon Laureatit Xhorxh Uallas, titullin e lartë Anëtar Nderi i Festivalit

Me këtët rast, laureati amerikan Uallas, pasi falenderoi organizatorët dhe Jurinë për dhënien e këtij çmimi të lartë të Festivalit,  ai tha se, “Me një parandjenjë emocionuese dhe përulësie, e pranova nderin që më keni bërë duke më caktuar mua fitues të Çmimit Poetik Ndërkombëtar “Naim Frashëri” të Edicionit të XXI të Festivalit. Me të vërtetë një nder i madh, të shkosh në gjurmët e poetëve të tillë të shquar si Ismail Kadare, Desmond Egan, Ewa Lipska, Athanase Vangchev de Thracy dhe të kolegut poetit amerikan Craig Czury, të cilët e kanë marrë më parë këtë çmim. Dhe një koinçidencë e veçantë që si shkrimtar në rezidencë në vendlindjen e Uollt Uitman në Nju Jork, më është dhënë kjo mundësi për të ndërtuar një urë mes këtij poeti të madh kombëtar amerikan dhe ikonës tuaj, poetit Naim Frashëri.

Për mendimin tim, lidhja ndërmjet Uitman dhe Frashërit është e thellë. Të dy këta figura letrare monumentale të shekullit XIX kanë luftuar përmes gjuhës poetike për të promovuar bashkimin ndërmjet njerëzve dhe ndjenjën e humanizmit duke respektuar ndërkohë diferencat e thella të religjionit, zakoneve dhe dialektikës brenda kombeve të tyre respektive. Kjo shpallje e një patosi humanist të fortë dhe mbizotërues i ka shërbyer procesit të shtet-ndërtimit dhe ka ndihmuar për të kapërcyer ndarjet e thella social-kulturore gjatë gjithë jetës së tyre.

Për më tepër, arritjet e tyre shërbejnë si model për ne në kohën e sotme.

Besoj se ndaj me organizatorët e festivalit “Ditët e Naimit”  bindjen se poezia i ka kapacitetet për të bashkuar njerëzit e kulturave të ndryshme, duke iu ofruar atyre një “kod gjuhe” të qartë përmes të cilit afirmohet identiteti i tyre social dhe kulturor dhe krijojnë lidhje me njëri-tjetrin me respekt dhe vlerësim. Veçanërisht në këto kohë me sfida sociale dhe politike, kjo vlerë është e një rëndësie vitale ndërkombëtare“.

              Drejtori Shaip Emërllahu ia dorëzon çmimin letrar “Naim Frashëri” laureatit amerikan Georg Wallas

Titullin e lartë, Anëtarë Nderi të Festivalit, deri tani, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë), Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Sebastiano Grasso (Itali), Kuei shien Lee (Taivan) etj . Në këtë edicion, poetit grek Dino Koubatis, iu dha titulli i lartë Anëtar Nderi i Festivalit, për kontributin e dhënë në letërsi.

Drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu i dorëzon titullin e lartë Anëtar Nderi i Festivalit poetit Dinos Kobatis

 

Në ditën e dytë të Programit, në lokalin e artistëve “Oda” u bë përurimi i gjashtë titujve të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”. Libri i punimeve të Konferencës shkencore, që u mbajt vitin e kaluar, në 20 vjetorin e këtij operatori kulturor e letrar me titull “Ndërkomunikimet kulturore – ‘Ditët e Naimit’ dhe poeti kombëtar Naim Frashëri”, ku janë përfshirë kumtesa të poetëve dhe studjuesve të huaj dhe shqiptarë. Pastaj, libri me tregime i poetes Silke Liria Blumbach, “Një vit pas vdekjes sime”, me parathënie të poetit Moikom Zeqo, i poetit italian Xhuzepe Napolitano “Tetova e Poezisë”, të përkthyer nga poeti dhe përkthyesi Arjan Kallço, i poetes indiane Nivedita Lakhera, “Jastëku i ëndrrave”, të përkthyer nga Silke Liria Blumbach, i poetit shqiptar Ndue Ukaj, “Krijimi i dashurisë” dhe antologjia e poetëve pjesëmarrës të këtij edicioni “Vallëzim refugjati” e përgatitur nga Shaip Emërllahu. Për këto libra folën poetët dhe studjuesit Ndue Ukaj, Xhelal Zejneli, Remzi Salihu dhe Reshat Sahitaj.

Përurimi i librave të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”

 

Pasdite pjesëmarrësit u nisën për në Pogradec. Atje, ata mbajtën pjesën e dytë programit të Festivalit në bashkorganizim me Bashkinë e Pogradecit.

Programi i Edicionit të 21-të i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” u mbyll me orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’, e cila u mbajt në qendrën e kulturës “Lasgush Poradeci” në Pogradec, ku poetët lexuan poezitë e tyre dhe u ndanë edhe çmimet e tjera letrare të Festivalit.

Kryetari i Jurisë, Ndue Ukaj, fituesit e çmimeve letrare Sema Guller, Belfjore Qose, Bardh Frangu, Nivedita Lakhera, Xhorxh Uallas, Tonia Passola dhe drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu

Çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetes katalonase, Tonia Passola.

Çmimi letrar ‘Ditët e Naimit’, që jepet për karrierë letrare iu nda poetit shqiptar, Bardh Frangu.

Çmimin letrar për ciklin më të mirë poetik ‘Oaeneumi’ e mori poetja shqiptare, Belfjore Qose.

Çmimin letrar  ‘Qiriu i Naimit’ për poezinë më të mirë iu dha poetes turke, Sema Guller.

Çmimi letrar ‘Silke Liria’ për shprehjen poetike iu dha poetes hinduse, Nivedita Lakhera.

Poetët para shtatores së poetit Lasgush Poradec (Pogradec)

Në ditën e tretë poetë pjesëmarrës vendosën buqete lulesh te shtatorja e poetëve, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.

Drejtori Shaip Emërllahu i dorëzon Mirënjohjen e Festivalit zevendëskryetarit të Pogradecit, Avdulla Cano

 

Në sheshin e poetëve, drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, ia dorëzoi edhe mirënjohjet kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe zevendeskryetarit të Bashkisë, Avdulla Cano të dhënë për ndihmesën në organizimin e këtij edicioni të Festivalit. Ata, më pas vizituan disa monumente kultuore dhe historike të qytetit të Pogradecit, Drilonin, Ohrin dhe Strugën.

Para shtatores së poetit dhe prozatorit Mitrush Kuteli

Drejtoria e Festivalit edhe në këtë edicion botoi antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës, ‘Enderr refugjati”, të përgatitur nga Shaip Emërllahu.

Në 21 vjetorin e Festivalit, Drejtoria ndau Mirënjohje për kontributin e dhënë në plotësimin e programit me vepra muzikore dhe ngritjen e Festivalit, Jeton Pustinën, Naser Dulen, Shkëlzen Pajaziti dhe Biondina Selamin. Festivalin e udhëhoqi moderatorja Arlinda Zymeri. Poezitë në gjuhën shqipe i lexoi aktori Arsim Kaleci, kurse me kitarë i shoqëroi Naser Dula.

Poetët pas  mbylljes së Edicionit të XXI të Festivalit, në Pogradec

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë,  Bashkia e Pogradecit dhe sponzorët, “Logos A” e restorant “Kurtishi”. Ai u ndihmua edhe nga z. Guxim Islami, Qendra e Kulturës, SHKA “Xheladin Zeqiri” dhe “Karnevalet Ilire”.

Dimal Hadri

Tetovë, 23 tetor 2017