EDICIONI XXIV I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË POEZISË “DITËT E NAIMIT”

Prej 15–18 tetor 2020, në Tetovë u mbajt Edicioni i XXIV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete të shumta letrare, artistike, shkencore dhe kulturore. Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Lidija Dimkovska (Maqedoni e Veriut), Craig Czury (SHBA), Xhuzepe Napolitano (Itali), Diti Ronen (Izrael), Bardhyl Maliqi (Shqipëri), Francoise Roy (Kanada/Meksikë), Nikole Kazhë Florentini (Martinike), Puntorie Muça (Maqedoni e Veriut), Krystina Lenkovska (Poloni), Dalila Hiaoui (Maroko), Olimbi Velaj (Shqipëri), Poul Dabaard (Danimarkë), Elena Prenxhova (Maqedoni e Veriut), Ida di Iani (Itali), Mitko Gogov (Maqedoni e Veriut), Ioana Gruia (Spanjë), Ana Bageriana (Ukrainë), Zosi Zografidu (Greqi), Dimitar Hristov (Bullgari), Daim Miftari (Maqedoni e Veriut), Sofia Skleida (GreqI), Arlind Farizi (Maqedoni e Veriut), Bujar Plloshtani (Maqedoni e Veriut).
Drejtori Shaip Emërllahu, duke vendosur kurora me lule te shtatorja e Naim Frashërit
 
Hapja festive e Edicionit të XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin të rinjtë me veshje kombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës, në Tetovë. Ndërkaq, buqete lulesh u vendosën para shtatores së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri dhe u dha një minute heshtje, në 120 vjetorin e vdekjes.
 
Drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, duke lexuar Fjalën e Hapjes së Festivalit
 
Edicionin e XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, ‘Ky është viti i errët për njerëzimin. Pandemia ka përmbysur sistemin dhe kodin e të jetuarit. Ka rritur paqartësinë e të tashmes dhe të ardhmes. Jeta është privuar në masë të madhe nga bukuria e saj. Shoqëria jonë ka momentet e saj më të këqia stresive e depresive.
Një fotografi e tillë është frikësuese. Ajo ka nevojë për vepra, të cilat do ta ndriçojnë njerëzimin, do ta fisnikërojnë dhe plotësojnë ate. Andaj, duhet besuar se, poezia (dhe artet tjera), duhet të flasin çdo ditë, që të mund të rruhet mendja e shpirti ynë.
Edhe “Ditët e Naimit”, si operator shumdimensional kulturor e letrar, po provojnë në kushte pandemie të jenë pjesë e këtij kontributi për të mundur të keqen dhe për të sjellë normalitetin. Duhet të besojmë fort se, “Jeta është e bukur”, dhe se, ne me anë të poezisë qëndrojmë më pranë perendisë.
 
(Elena Prenhova duke lexuar poezinë e saj)
 
Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët lexuan poezitë e tyre (poetët e huaj në mënyrë virtuale). Ndërkaq, Laureatja e Festivalit, poetja maqedone Lidija Dimkovska, për shkak të pandemisë nuk arriti të jetë në Tetovë. Ajo ajo të pranishmëve përmes videos i drejtua me fjalët se “Asnjëherë deri më tani, nuk kam qenë njëkohësisht aq e lumtur dhe e pikëlluar, në botën e poezisë. Jam e lumtur që sivjet pikërisht poezia ime është zgjedhur të shpërblehet me çmimin e lartë ndërkombëtar poetik që e mban emrin e poetit të madh shqiptar, Naim Frashëri, dhe jam e pikëlluar njëherazi , që për shkak të situatës momentale me virusin e COVID-19 nuk munda të vijë nga Lubjana e Sllovenisë ku jetoj në Tetovë, që të jem me ju. Gjithë këtë kohë kam shpresuar se kjo do të jetë e mundshme dhe i jam gëzuar Festivalit, por tani jam e detyruar të jem prezente vetëm në këtë video mënyrë. Por, megjithatë, edhe kjo është më mirë se mungesa e tërësishme nga kjo ngjarje e mrekullueshme.
 
Laureatja e Festivalit Lidija Dimkovska, duke leuar deklaratëne saj me rastin e dhënies së çmimin e madh letrar “Naim Frashëri”
 
Për mua paraqet një nder të vecantë që në 24 vjetorin e ekzitencës së çmimit dhe të vetë festivalit poetik, “Ditët e Naimit”, jam fituesja e parë maqedonase e çmimit. Ndjej nevojën që çmimin në mënyrë simbolike ta ndaj dhe t’jua përkushtoj të gjithë atyre poetëve dhe poeteve maqedonase që kanë mundur ta fitojnë, por ja që ky çmim më priti mua. Ne jemi bashkëkohës të fjalës, ndërsa pa fjalë nuk ka poezi.
Çmimi Naim Frashëri për mua paraqet konfirmim se, besimi im ndaj multikulturalizmit, në të tanishmen e përbashkët të të gjithë popujve, në bashkëjetesë, në respektimin e të drejtave të njeriut, në mundësinë që popujt të mos jetojnë njëri përskaj tetrit në botë paralele, por së bashku në botë të gërshetimeve kulturore, dhe para së gjithash besimin tim në poezi dhe kulturë si vlerë universale dhe pasuri e gjithëmbarshme botërore, është tërësisht në rrugë të drejtë. Edhe sot, vargjet e Naim Frashërit e zgjerojnë dhe përhapin të njëjtin mesazh humanist, se fanari i përbashkët duhet të jenë respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi.
Edhe pse çmimin e fitoj në kohën e një tjetërsimi të imponuar për shkak të koronavirusit, që të jemi dhe mbetemi të afërt, ne parasëgjithash na nevojitet arti, poezia, për shkak se vetëm ajo i shëron të gjitha plagët e botës në të cilën jetojmë.
Edhe një herë ju faliminderit për këtë çmim të jashtëzakonshëm. Jam e sigurt se Naim Frashëri nga hapësirat e amshimit na përcjell mesazhin poetik dhe jetësor në të cilin edhe vetë besoj “ duani jetën , duani punën dhe njëri tjetrin”.
 
Poetes Puntorie Muça Ziba i akordohet titulli Anëtare Nderi e Festivalit
 
Jurinë e Festivalit e përbënin, Prof. dr. Ymer Çiraku (kryetar), poeti dhe kritiku Remzi Salihu (anëtar) dhe Mr. Ndue Ukaj, anëtar).
Në natën e hapjes së Festivalit, titulli Anëtar Nderi i Festivalit i akordua poetes Puntorie Muça Ziba, ndërkaq çmimi letrar “Ditët e Naimit” iu dha poetit shqiptar Bardhl Maliqi.
 
Drejtori Shaip Emërllahu i dorëzon çmimin letrar “Ditët e Naimit”, poetit shqiptar Bardhyl Maliqi
 
Në ditën e dytë të Programit, në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së poetit Naim Frashëri, u mbajt konferenca shkencore ,,Naim Frashëri dhe Atdheu”, ku studjues dhe poetë shqiptarë e të huaj lexuan/depozituan kumtesat e tyre, si Prof.dr. Ymer Çiraku, Prof.dr. Olimbi Velaj, Prof.dr. Belfjore Qose, Prof. Dr. Bardhyl Maliqi, Prof. Dr. Dije Demiri Frangu, Pierfranko Bruni dhe Xhuzepe Napolitano (Itali) Prof dr. Dalila Haioui (Maroko), Prof. Dr. Neli Naço, Dr. Haxhi Shabani, Mr. Ndue Ukaj, Prof. Dr Izmit Durmishi, Prof. Dr. Arlind Farizi, Mr. Daim Miftari, Prof. Arjan Kallço, Prof. Xhelal Zejneli, kritikët dhe poetet Remzi Salihu, Bujar Plloshtani, Puntorie Muça Ziba, etj.
 
Pamje nga Konferenca shkencore “Naim Frashëri dhe atdheu”
 
Sipas programit, në ditën e tretë u bë hapja e ekspozitës “Pelikani” me piktura të piktores shqiptare Flutura Maçi, si dhe u bë përururimi librave të Sh. B. “Ditët e Naimit” si, “Shpella e Dantes” i Fiona Sampson, “Hëna e gjelbërt” e Tua Forstrom, “Ëndrrat e vogla” i Mohamed Rabie,”Dritë/Luminance” i Belfjore Qoses, “Troja e kalit” i Shaip Emërllahu dhe Antologjia e Festivalit. Për këto vepra poetike folën kritikët letrar Remzi Salihu, Xhelal Zejneli, Remzi Salihu, Elena Prenxhova dhe Mitko Gogov.
 
Gjatë përurimit të librave të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit” (Shaip Emërllahu, Bujar Plloshtani, Xhelal Zejneli dhe Elena Prenxhova)
 
Në natën e tretë u mbajt ora e madhe letrare “Meridiane Poetike” u lexuan poezi dhe u ndanë çmimet e tjera letrare të Festivalit. Kështu, çmimi që jepet për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetes shqiptare Olimbi Velaj, çmimi letrar ‘Oaeneumi’ që jepet për ciklin më të mirë poetik iu dha poetes nga Spanja, Ioana Gruia, çmimi letrar ‘Qiriu i Naimit’ që jepet për poezi më të mirë mori poeti Daim Miftari dhe çmimin letrar “Silke/Liria që jepet për shprehjen poetike iu dha poetit Arlind Farizi.
 
Drejtori Shaip Emërllahu ja dorëzon çmimin letrar “Menada” poetes shqiptare Olimbi Velaj
Dorëzimi i çmimit letrar “Silke / Liria”, poetit Arlind Farizit
 
Dorëzimi i çmimit letrar “Qiriu i Naimit”, poetit Daim Miftari
 
Fituesit e çmimeve letrare të edicionit të XXIV të FNP “Ditët e Naimit” 
 
Mbyllja e Edicionit të XXIV të FNP “Ditët e Naimit”
 

Festivalin e udhëhoqi moderatorja Narta Emërllahu, ndërsa poezitë i lexoi në gjuhën shqipe aktori i njohur Arsim Kaleci. Nga një pikë muzikore ekzekutuan violinisti Shkëlzen Pajaziti, me flautë Flamure Abdullai dhe kitaristi Sidrit Aliti përcolli leximin e poezive të poetëve.

Festivalin e udhëhoqi moderatorja Narta Emërllahu, ndërsa poezitë i lexoi në gjuhën shqipe aktori i njohur Arsim Kaleci. 

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, Komuna e Tetovës, restorant “Parajsa e Sharrit” dhe restorant “Kurtishi”.
Si hapja e Festivalit, ashtu edhe mbyllja e Festivalit, është transmetuar drejtëpërdrejtë (Live Stream) në FB.
 
D. Hadri