Rritet bashkepunimi kulturor ne mes Shqipërise dhe Maqedonise

lajme

lajmi
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi dhe homologu maqedonas, Blagajo Stefanovski, zhvilluan një takim në fundjavë në Shkup (Maqedoni), ku evidentuan mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve në fushën e teatrit, librit dhe kulturës. Zëdhënësja për shtyp e MKRS-së, Anila Leka, bëri të ditur sot (e Hënë) ë se “dy ministrat morën pjesë në promovimin e projektit të Fondacionit “Ballkani pa kufi” në Shkup, ku Shqipëria çeli aktivitetin Festivali ballkanik i teatrove të operas” Gjatë takimit, z.Klosi dhe z.Stefanovski vlerësuan rëndësinë e marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve, si në marrëdhëniet bilaterale ashtu edhe rajonale. Pjesë e rëndësishme e bisedimeve në këtë takim ishte dhe iniciativa e MKRS-së për krijimin e Këshillit Ballkanik të Ministrave të Kulturës, e cila do të finalizohet në 31 Mars të këtij viti, gjatë takimit zyrtar të ministrave të kulturës të vendeve të Ballkanit. “24 ore”