Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP ‘Ditët e Naimit’

EvaLipska1

Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP ‘Ditët e Naimit’

EVA LIPSKA – LAUREATE E DITËVE TË NAIMIT

EvaLipska1
Laureatja Ewa Lipska pranon çmimin ‘Naim Frashëri’ nga drejtori Shaip Emërllahu

Mesi i tetorit është koha e zbritjes së poetëve botëror në qytetin tonë të studentëve. Kështu, prej 14-17 tetor, sivjet në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt Edicioni i XIV i FNP ‘Ditët e Naimit’. Në këtë festival të madh poetik të shqiptarëve u zhvillua një aktivitet i nduarduarshëm letrar, artistik, kulturor e muzikor. Në të morën pjesë një numër i madh poetësh nga bota si, Jennifer Greene (SHBA), Thorr Stefanson (Islandë), Nicole Kage Florentiny (Martinike), Nina Malinovski (Danimarkë), Giuseppe Napolitano (Itali), Eva Lipska (Poloni), Eugeniusz Masovjetszki (Poloni), Amir Or (Izrael) Sabahudin Hadxhialiç dhe Azur Salihoviç (Bosnjë dhe Hercegovinë) Biba Ismail (Turqi), Roman Kisiov dhe Poli Mukanova (Bullgari), Athanas Vantchev de Thracy (Francë), Vladimir Martinovski dhe Burhanedin Xhemaili (Maqedoni) etj. Si dhe poetë nga e gjithë gjeografia shqiptare, si Sadik Bejko, Agron Tufa dhe Alisa Velaj nga Shqipëria, Abdullah Konushevci, Mexhit Mehmeti, Naime Beqiraj nga Kosova etj. 

EvaLipska2

Si gjithmonë, FNP ‘Ditët e Naimit’ edhe sivjet në edicion të saj botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të Festivalit, vëllimin poetik të poetit italian, Giuseppe Napolitano, ‘Përgjërimi i kohës’ dhe të poetit nga Tirana, Agron Tufa, ‘Gjurmë në rrjedhë’, të cilët edhe u përuruan në kuadër të programit në ambientit e produksionit ‘Oda’ në Qendrën e Kulturës ‘Naim Frashëri’. 

Festivali këtë vit u mbajt në bashkëorganizim me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Kjo ngjarje e madhe poetike ndërkombëtare filloi në oborrin e Universitetit përmes fishekzjarreve e flakadanëve dhe revysë së veshjeve të SHKA ‘Jehona e Malësisë së Sharrit’ e studentëve të USHT-së. 
Në amfiteatrin e Rektoratit, hapjen e Edicionit të XIV të Festivalit e bëri drejtori z. Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerrash tha: Dhjetra krijues nga mbarrë globi për vite me rradhë kanë qenë nota të kësaj performance poetike me emrin Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë ‘Ditët e Naimit’. Shfaqja e ketij koncerti ndërkombëtar poetik ndër vite ka mbushur shpirtin e publikut shqiptar, ka ngritur arkitekturë shpirtërore të lidhjeve me kulturat dhe popujt e ndryshëm. Shumë vite më pare kjo majengjarrjekulturore i mungonte këtij qielli. Kështu, prodhimi shpirtëror, pra poezia, ka aktivizuar ndjenjën humanizuese dhe fisnikëruese. Poetët kanë hapur adresa të reja për të shprehur emocionet, e këtë rradhë të konkretësisë së gjeografisë dhe historisë së tij jo vetëm tetovare. Një shenjë malli për këtë qytet do të mjaftojë për te sjellë përpara Tetovën dhe shqiptarët, muzikalitetin e gjuhës dhe traditën e pasur të këtij populli, pasardhës te ilirëve antik. 

EvaLipska3

Në vazhdim, ai në emër të Drejtorisë falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për drejtuesit e Uuniversitetit, përkatësisht të vet Rektorin, prof. dr. Agron Reka, i cili një bashkëpunim që ngriti me Festivalin, qysh me ardhjen e tij në krye të këtij institucioni, i dha proflin e duhur edhe në këtë kahje këtij institucioni të lartë arsimor shqiptar. 
Në fund drejtori Shaip Emërllahu, përshëndeti ambasadorin shqiptar, Arben Çejku, dhe shpalli të hapur Edicionin e XIV të FNP ‘Ditët e Naimit’. 
Programit poetik i praraprinë Orkestra e USHT-së nën dirigjimin e Fatos Lumanit, disa pika të pianistes Marina Begajolli, e cila kishte ardhur enkas nga Padova e Italisë dhe nje pikë e vilonistit vituoz Shkëlzen Pajazitit. Në vazhdim lexuan mbi 20 poetë pjesëmarrës në këtë edicion të Festivalit. 
Në kudër të natës së parë drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu ia ndau rektorit të USHT-së, prof.dr. Agron reka një Mirënjohje për kontributin në arsimimin dhe kulturën shqiptare. Ndërkaq, laureates së Festivalit, poetes së madhe polake dhe evropiane Eva Lipska ia dorëzoi shpërblimin e madh ‘Naim Frashëri’ dhe ia akordoi titullin Anëtar Nderi të Festivalit. 

EvaLipska4
Eva Lipska dhe Shaip Emërllahu vendosin lule te shtatorja

Në kuader të programit në ditën e dytë të Festivalit, po në amfiteatrin e USHT-së u bë përurimi i laureates Eva Lipska. Fjalën e motivimit e lexoi kryetari i Jurisë prof. Dr. Ymer Çiraku. Ndërkaq rektori i Universitetit prof. Dr. Agron Reka laureates Lipska ia dhuroi logon e USHT-së, si dhe e uroi dhe e përgëzoi për marrjen e këtij çmimi të madh të Festivalit. Rektori në fjalën e tij përgëzoi organizatorët për këtë festë poetike dhe shprehu kënaqesinë për këtë bashkëpunim me Drejtorinë e Festivalit. 
Poetët më pas kanë mbajtur edhe një orë të madhe letrare ‘Poetë dhe vargje’ në UEJL dhe kanë vizituar teqen Arabati Baba, ku janë njohur me historikun e këtij komuniteti bektashian dhe teqen e tij. 

EvaLipska5
Drejtori Shaip Emerllahu, ambasadori Agim Cejku dhe rektori Agron Reka

Në ditën e fundit të programit të Festivalit poetët edhe njëherë kanë parakaluar para publikut tetovar. Në këtë natë janë ndarë edhe tri çmimet letrare të Festivalit. Kështu ‘Menada’ ka shkuar në duart e poetes së njohur Amerikane Jennifer Greene, çmimin ‘Oeneumi’ e mori poeti izraelit Amir Or dhe çmimin ‘Qiriu i Naimit’ poeti shqiptar nga Kosova, Abdullah Konushevci. Festivalin e mbështetën Ministria e Kulturës, pastaj sponsorët Telekomi i Maqedonisë, Vezë Sharri, Emka dhe Stella di Mare.