Përfundoi “Java e kulturës arvanitase”

lajme

 
lajmi
Prishtinë, 11 shtator – Përfundoi në Prishtinë “Java e kulturës arvanitase”. Në ditën e fundit, në Biblotekën Kombëtare dhe Universitare u bë promovimi i librit të autorit, Antonio Bellushi “Arbërorët- arvanitët një popull i padukshëm”, si dhe i librit “Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhë 16” të autorit Shkelzen Raça Vepra “Arbërorët-arvanitët një popull i padukshëm”, përshkruan gjurmimete autorit nga vitet 60-ta e deri në fund të shekullit të kaluar. Hapet me hyrjen e autorit dhe me tri parathënie të studiuesve shqiptarë nga Tirana, Prishtina dhe Greqia, tha profesor Zymer Neziri, njëherit edhe recenzent i librit. “Mënyra e realizimit të saj është të shtruarit e materialit të mbledhur në terren më anë të metodës së bashkëbisedës. Pa imponim, i drejtpërdrejtë. Ndërkaq interesimet e autorit janë: popullsia, vendbanimet, gjuha, toponimia e antroponimia, kënga popullore, mënyra e jetesës, doket, zakonet, lindja, dasma dhe vdekja”. Veprat si kjo për arbërorët, nuk janë të shpeshta as për arbëreshët dhe përgjithësisht as për shiptarët tha ndër të tjera Neziri. Autori i librit, Antonio Bellushi, falënderoi Kosovën dhe popullin e saj për përpjekjet që po i bën për zçgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Vepra tjetër “Shtegtimet dhe ngulimet e shqiptarëve në Greqi në shekullin 12 dhe 16” është një studim i gjerë monografik që tenton t’i japë një vështrim dhe shpjegim tërësor problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi në ato shekuj, tha profesor Zekeria Cana. Ai tha se për hartimin e veprës autori ka shfrytëzuar një literaturë të gjërë historiografike që qarkullon rreth problemit të shtegtimit dhe ngulimit të shqiptarëve në Greqi. Autori ka bërë një paraqitje të gjërë të shkaqeve të shpërnguljes së shqiptarëve gjithandej, tha ndër të tjera Cana.