Prej 19 – 21 mars 2004, në qytetin Xhedlien të Tunizisë u mbajt Edicioni IX i Festivalit të Poezisë Moderne “Ali Bhen Ghadem”. Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Manifestimit Letrar Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” dhe këtij festivali tunizian, sivjet ishte ftuar të marrë pjesë krijuesi Ahmet Selmani. Në këtë festival, krahas shumë poetëve vendës, morën pjesë edhe shumë poetë nga vende të ndryshme të botës si: nga Egjipti, Italia, Algjeria, Siria, Greqia, Serbia, India, Maroku, Martiniku, Rumania etj. Gjatë tri ditëve u zhvilluan një varg aktivitetesh kulturore e letrare: orë poetike, debate, promovime, vizita, takime etj. Në këtë festival, pjesëmarrësi shqiptar nga Maqedonia, Ahmet Selmani, përveç që lexoi disa poezi para të pranishmëve, njëherësh mori pjesë edhe në debatin që u organizua, ku foli për relacionet kulturore dhe letrare, në veçanti për letërsinë shqiptare të prezentuar në botën arabe. |