Craig CZURY (SHBA)
Craig Czury u rrit në në një zonë të pasur me qymyrguri në Pensilvaninë verilindore. Kaloi 15 vjet duke i rënë pash më pash Amerikës së Veriut, duke punuar në karnavale, depo, fabrika konservimi, ndërtim, kuzhina restorantesh dhe ka organizuar lexime publike poezish. Autor i 20 vëllimeve poetike, mes tyre edhe “Kam frikë ta them”, botuar në në vitin 2006 (në gjuhën shqipe), në edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Libra të tjerë të tij janë përkthyer në spanjisht, italisht, lituanisht, rusisht dhe kroatisht. Është redaktor i dy antologjive, Vijë e hollë ulëritëse nga N.E. Pa. Prison Poetry Project, dhe Un Segundo en el tiempo/Një sekondë në kohë me poetët e komunitetit Reading Hispanic. Czury punon si poet në shkolla, në azilet e të pastrehëve, burgje, spitale për të sëmurët mendorë dhe qendrat komunitare në të gjithë botën. Është nderuar me shumë çmime kombëtare dhe bursa ndërkombëtare për të vazhduar performancën e shkrirjes së poezisë dhe projektet murale poetike. Një instrumentist shumë i aftë i harmonikës, Czury ka marrë titullin M.F.A. (Master i Arteve të Bukura) nga Universiteti Wilkes dhe është lektor në Kolegjin Albright. Jeton në Reading, Pensilvani, ku është dhe poet laureat i Kontesë së Berksit. www.craigczury.com
CRAIG CZURY, Poet Laureat i Kontesë së Berksit, Pensilvani (2010-2012)
Libra me poezi
Kuzhina e zgjidhjeve të konflikteve, FootHills Publishing, 2009, Bath, N.Y.
Përvojë amerikane: në pritje të çertifikimit, Paper Kite Press, 2006, Wilkes-Barre, Pa.
Kam frikë ta them, (përkthyer në shqip nga Silke Liria Blumbach) Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, 2006, Tetovë, Maqedoni
DNEVNIK BEZ IMENA / Ditar pa emra, (përkthyer në kroatisht nga Milos Durdevic) Literature Live, 2004, Zagreb, Kroaci
Syri i shndritshëm prej qelqi i Zotit, FootHills Publishing, 2004, Bath, N.Y.
IN ATTESA DI BREVETTO / Përvoja amerikane, (përkthyer në italisht nga Riccardo Duranti, me ilustrime nga Dino Patanè) Edizioni Empirìa, 2003, Romë, Itali
TECNOLOGÍA NORTEAMERICANA – PATENTE EN TRÁMITE- Y
OTROS POEMAS / Përvojë amerikane, (përkthyer në spanjisht nga Esteban Moore) PapelTinta Ediciones. 2003, Buenos Aires, Argjentinë
Përligjje me heshtjen time, FootHills Publishing, 2003, Bath, N.Y.
ANGLIAVAIZDIS /Peisazh me qymyr, (përkthyer në lituanisht nga Mariaus Buroko) Vario Burnos, 2002, Vilnius, Lituani
FACES IRRECONCILIÁVEIS / Fytyra të papajtuara, (përkthyer në portugalisht nga Narlan Matos) Red Pagoda Press, 2002, Reading, Pa.
Në mbyllje e sipër, FootHills Publishing, 2000, Bath, N.Y.
PARALLEL´NOYE TECHNIE / Rrjedhë paralele, (përkthyer në rusisht nga Irina Mashinskaia) Petropol Press, 1999, Shën Petërburg, Rusi
Fytyra të papajtuara, FootHills Publishing, 1999, Bath, N.Y.
Hije/Hije jetime—SOMBRA/SOMBRA HUÉRFANA, (përkthyer në gjuhën kastelane Rosann DeCandido dhe Alicia Partnoy) Pine Press, 1997, Landisburg, Pa.
SCRAPPLE, Nightshade Press, 1995, Troy, Me.
OBIT HOTEL, Pine Press, 1993, Landisburg, Pa.
Përveç…, FootHills Publishing, 1990, Bath, N.Y.
Prerje dhe tymosje, FootHills Publishing, 1989, Bath, N.Y.
Antologji dhe kolana botimesh
Kolana e poetëve të Montanës, Vëll. 2, Gjashtë libra nga poetët e Montanës. FootHills Publishing, 2012.
Kolana e poetëve të Montanës, Gjashtë libra nga poetët e Montanës. FootHills Publishing, 2010.
UN SEGUNDO EN EL TIEMPO / Antologia de poesía Berks y más allá / Një sekondë në kohë: Antologji poetike e Berksit dhe më tej. Albright College Press, 2002.
Vijëza ulëritëse: Antologji e Poezisë së Burgut nga N.E. Pennsylvania. Endless Mountains Review Press, 1992.
Përkthime
Shaip Emërllahu, LIFE’S RAGS, versioni nga shqipja në anglisht nga Craig Czury, me Elvana Zaimi-Tufa, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Tetovë, 2009, Maqedoni.
Liudvikas Jakimavičius MEDINE / Prej druri. Versioni nga lituanishtja në anglisht nga Craig Czury, me Alma Valevičiene. Përkthyer gjithashtu prej Laima Sruoginis, Mara Almeniene, Galina Čepinskiene. Botimet e Lidhjes Lituaneze të Shkrimtarëve, Vilnius, 2001.
Antanas A. Jonynas, LAIKO INKLIUZAI / Përfshirje në kohë. Versioni nga lituanishtja në anglisht nga Craig Czury. Përkthyer gjithashtu prej Antanas Danielius and Jonas Zdanys. Botimet e Lidhjes Lituaneze të Shkrimtarëve, Vilnius 2002.
ARTICULITUS TË NDRYSHËM
ka diçka të paepur nën cipën e
një fjale që s’e kam përdorur më parë
poezia gjuha e mbrame para vdekjes
~
e dy shkollave
që shkruajnë atë që unë s’di më intereson më shumë
~
diku mes vështrimit dhe shikimit
duket sikur s’e kam mendjen aspak
ndëshkimi është i ashpër
~
ende mendon se kujtesa
ka ndofarë lidhjeje me të menduarit
~
ç’gjë tjetër në këtë bukuri të tejdukshme
në cilin çast
~
largësia mes leximit dhe vizualizimit
tërthorësi
tashmë ti di si të mos hapësh sytë
~
gjithë këto fjalë për kujtesën
kemi qenë të dy atje
e prapë, rrëfimi yt e rrëfimi im
~
ai vështrim i çuditshëm
më çon teposhtë gjuhës
ai vështrim i humbur i pagjetur kurrë më
~
mes asaj që kujtoj
dhe asaj çka kam përfytyruar
~
vjen ç’prej vdekjes të më tregosh
~
i dallueshëm në zgrip
~
nuk besoj në një poezi të shkruar nga një mendje e vetme
as unë
~
bastet anojnë nga kripa e detit
gjak që shpërthen brenda gjakut
VELENXË E BARDHË
(për Rexhinën)
po për vdekjen e çdocilës fjalë
më duhet të bart kët’ velenxë të faqes së bardhë
nënkresë e bardhë e faqes
që më prin kah [poezia?]
hapësira luksoze
ku të prehen sytë e mi
~
aq qetë sa të dëgjosh
të shohësh ç’dëgjohet përtej
s’ka fare lidhje me mendimin
~
gjuhë private shkruar me një shkrim dore të fshehtë
~
ky tension i bardhë i tendosur i heshtjes
që fjalët e mia të fliten vetiu
~
por si të mos e fshij vetveten
në qesharakësinë e
bojës lëng balsamosës i
fjalëve sarkofag
i mendimit vdekje e
dijes
qesharake
~
po nëse kur përshëndetemi
të flasim poezi
po sikur gjuha jonë e mbërritjes
të shpërbëhet në rrokje të thella shikimi
shikimin e njëri-tjetrit si në një çast të parë ngazëllyes
po kur të nisemi?
sikur të mos takohemi më kurrë
~
çnjerëzore dhe e paturpshme
të thyesh ëndërrsinë e mendimeve të tua mëngjesore
të lexosh një gazetë
~
për aq rrallë sa të shoh
vdekja jote me mua është në rregull
e di që përherë je aty ku duhet të jesh
biseda jonë vazhdon
shikimi që më hedh vazhdimisht prin/qorton
~
shtriqur në plazh
jam horizonti
shtriqur në shtratin tim të rërës
piskamë pulëbardhash dallgët që rrokullisen me forcë
sikur horizonti, edhe unë do të mbetem përgjithnjë
MES LUTJES DHE ZGJIMIT
mes kësaj filigrane psalmesh
arrij dhe nxjerr
zërin tënd të njëzet viteve më parë
që pyet ku është qendra ime
mes lutjes dhe zgjimit
iluzioni këmbëngulës i zgjimit
pa i lëvizur buzët
vetëmse nuk po fle më
palindrom uji
kur një zë qërohet
të tjerët sajojnë
inkremente tingulli
me interval muri shpërbëhet
një gjësend blu mes nesh
vazhdoj ta humbas vendin tim
tierra sagrada s’e them dot tamam
nëse qeshë unë që udhëtova
nga vdekja apo t’i tregoja vetes
këtë pyetje një gjë të tillë si e kaluara
~
mes lutjes dhe zgjimit
rizgjimi i lutjes
për të përfshirë këtë hapësí
sikur vëmendja të përqendrohet përtej
ti do të thoshe jo besueshëm
nën sipërfaqe diçka nuk shkon
frymëmarrja që është shumë larg
e padukshmja e dashur e ashtuquajtur më afër
e harroj shtrembërimin
vetë emri im në gjithçka
ky vështrim për orë të tëra i vetmuar
~
çdocila fjalë duhet ëndërruar
para se të bëhet poezi
po kush nga ne mund ta dijë
fillimin në këtë gjysmë-dritë
mes poetit dhe asketit
pasi dikur ke frymëmarrë përtej
si për të parë, edhe për t’u mbushur
vetëm i shkolluari i pandriçuar do të thoshte
metafora muzika e lustruar
kur diçka horizontale në errësirë lëviz
s’ka fare kohë të shkosh ta shohësh në sy
~
kundërthënia e zgjimit
mes shikimit dhe thënies
çka shihet nga heshtja
nëse ka ndonjëherë heshtje
fillon të tregosh me sytë mbyllur
~
ka një derë
dhe një hije që mendon se është fytyrë
në pasqyrën pas derës
ti e di që ka mace
por e vetmja syresh ka dalë jashtë me kohë
s’e sheh dorën kurrë
vetëm pasqyrën që mendon se është fytyrë
drita gjithmonë ndezur në korridor
ajo kruarje pas çimentos së lagësht
~
mes lutjes dhe zgjimit
gjuha hermetike e lutjes
kur kërcehet fshin këmbët
si ngjyra të pikturuara nga sytë
kur flitet fshin lutjen
membranë e hollë lëkure
mes tingullit imazhit ligjëratës
kjo poezi një hartë rrëzon pingul
~
gjuha e flakshme e zgjimit
muri varet mes kornizës së vet
pa bisedë heshtjeje
dhe kohën që duhet për t’u çmontuar
i humbur shpërbërë me ç’gjuhë
pastaj tamburët duron
në pyll me askënd
~
Infuzion i kundërt i lutjes
drejtuar nga vdekja
ose pasqyra e saj errësira fle
drita ngurron dhe bluan
kah një shikim i ngulmët pas syve
~
mes lutjes dhe zgjimit
con(tra)versación
mes një gruaje dhe një burri
që i flasin njëri-tjetrit
përgjatë një pengese të lehtë
që dredh laqe të shtrënguar
rreth asaj çka kurrë s’është thënë zëlartë
zë – harxhojmë tërë jetën
duke rrjedhur jashtë gjithë tingullit
të tepër për të shkaktuar zhurmë kafshe
jam ulur në zgrip të një heshtjeje të stërmadhe
në pritje që heshtja jote të më kthejë vitet mbrapsht.
PRA, NË FUND MBETET PERCEPTIMI
pak shenjtëri mes gjithë profanizmit dhe mediokritetit
kur dëgjon veprimin që bën tek i dorëzohesh qëllimësisë
duhet të kthehesh anës tjetër e të jesh pas syve të tjerë
tek tretesh në ato vende në zgrip të pamjes e vështrimit
vendi dhe pikëmbërritja përkohësisht s’janë aspak të mundshëm
tek luajnë me dekorimet lulore
mu sikur loçkat e syrit gjethe të ishin e të lëshohej duarsh një erë e fortë
s’do ta dije ku qëndron, duke rrotulluar fjalët derisa të jenë të duhurat
mund të jetë një vend ku njerëzit mblidhen sipas një tonaliteti zëri
dua të dëgjoj dikë të flasë që të prapësojë menjëmend zhurmat në sfond
në mes të gatitjes hollësirat më shpëtojnë
HAP NJË HESHTJE TË TMERRSHME MES NESH
mas trashëgiminë në një ton zëri
nën atë farë vështrimi
Ç‘ishte ajo gjë që na u premtua
një gjest i veçantë i tërhequr mbrapsht
Nga çfarë gjëje u desh të hiqnim dorë
dikush diku që mund ta njihnim shumë kohë më parë
Në ç’vend të Biblës shkruhet pakushtëzueshëm
lexova gazetat
Mos po të hante diçka
prej asaj çka herën e fundit s’e more
Këtu
të jap gjithë çka kam gjetur qyshse isha djalë
capak fjalë të mezipërdorshme dhe këtë çast leximi
E SHTUNA E VDEKUR
Po as në një varrezë nuk mund të hash pa muzikë
kamerieri sapo solli një pjatë kërpudha zgare salcë shishe verë të kuqe
jam vjerrë pas palltos së mbështjellë fort duke ngrohur gishtat në llampën me kandil
buzët puthin një gotë raki
dhomëza sipër, ku liqeni laton trungjet në stola frymë e ftohtë avullon çdo tryezë në
kioskën e vet
çdokush prej nesh mendimet tona prekin drurin qoftë dhe pragdere
ndërsa lexojmë poezi mbi të vdekurit të një poeti tash të vdekur
s’jam vetëm unë që lavdërohem se jam varrezë
muzikantët po luajnë si dikur si një sekret i nxjerrë prej mendimeve të thyera
violinat e tyre zgjerohen për petalet që do t’u hedhin përmes kësaj drite të mugët
para se të ngrenë vështrimin
ÇDO DITË NJË KËRKIM LEGJENDAR PËR BRITMËN E HUMBUR
të fëmijëve në pyll
çdo ditë një grua del nga shtëpia
shkon në pyll dhe kërkon të bijtë
çdo ditë dashurohet me një pemë
bën dashuri me të
dhe kthehet në shtëpi pa rënë nata
çdo ditë një grua del nga shtëpia
shkon në pyll dhe kërkon të bijtë
çdo ditë ajo hedh krahun rreth trungut të një peme
dhe fërkohet pas saj derisa pema dridhet
derisa gruaja bëhet litar floku
pastaj kthehet në shtëpi pa rënë nata
një grua në kërkim të bijve të vet
shkon në pyll por aty nuk ka pemë
vazhdon të ecë nga ana tjetër
e argjendtë dhe rrezëllitëse
para saj zhavori rrezëllin
Përktheu: Elvana Zaimi-Tufa