Craig CZURY (SHBA)

Craig

Craig Czury u rrit në në një zonë të pasur me qymyrguri  në Pensilvaninë verilindore. Kaloi 15 vjet duke i rënë pash më pash Amerikës së Veriut, duke punuar në karnavale, depo, fabrika konservimi, ndërtim, kuzhina restorantesh dhe ka organizuar lexime publike poezish. Autor i 20 vëllimeve poetike, mes tyre edhe “Kam frikë ta them”, botuar në në vitin 2006 (në gjuhën shqipe), në edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Libra të tjerë të tij janë përkthyer në spanjisht, italisht, lituanisht, rusisht dhe kroatisht. Është redaktor i dy antologjive, Vijë e hollë ulëritëse nga N.E. Pa. Prison Poetry Project, dhe Un Segundo en el tiempo/Një sekondë në kohë me poetët e komunitetit Reading Hispanic. Czury punon si poet në shkolla, në azilet e të pastrehëve, burgje, spitale për të sëmurët mendorë dhe qendrat komunitare në të gjithë botën. Është nderuar me shumë çmime kombëtare dhe bursa ndërkombëtare për të vazhduar performancën e shkrirjes së poezisë dhe projektet murale poetike. Një instrumentist shumë i aftë i harmonikës, Czury ka marrë titullin M.F.A. (Master i Arteve të Bukura) nga Universiteti Wilkes dhe është lektor në Kolegjin Albright. Jeton në Reading, Pensilvani, ku është dhe poet laureat i Kontesë së Berksit. www.craigczury.com

CRAIG CZURY, Poet Laureat i Kontesë së Berksit, Pensilvani (2010-2012)

 

Libra me poezi

Kuzhina e zgjidhjeve të konflikteve, FootHills Publishing, 2009, Bath, N.Y.

Përvojë amerikane: në pritje të çertifikimit, Paper Kite Press, 2006, Wilkes-Barre, Pa.

Kam frikë ta them, (përkthyer në shqip nga Silke Liria Blumbach) Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, 2006, Tetovë, Maqedoni

DNEVNIK BEZ IMENA / Ditar pa emra, (përkthyer në kroatisht nga Milos Durdevic) Literature Live, 2004, Zagreb, Kroaci

Syri i shndritshëm prej qelqi i Zotit, FootHills Publishing, 2004, Bath, N.Y.

IN ATTESA DI BREVETTO / Përvoja amerikane, (përkthyer në italisht nga Riccardo Duranti, me ilustrime nga Dino Patanè) Edizioni Empirìa, 2003, Romë, Itali

TECNOLOGÍA NORTEAMERICANA – PATENTE EN TRÁMITE- Y

OTROS POEMAS / Përvojë amerikane, (përkthyer në spanjisht nga Esteban Moore) PapelTinta Ediciones. 2003, Buenos Aires, Argjentinë

Përligjje me heshtjen time, FootHills Publishing, 2003, Bath, N.Y.

ANGLIAVAIZDIS /Peisazh me qymyr, (përkthyer në lituanisht  nga Mariaus Buroko) Vario Burnos, 2002, Vilnius, Lituani

FACES IRRECONCILIÁVEIS / Fytyra të papajtuara, (përkthyer në portugalisht nga Narlan Matos) Red Pagoda Press, 2002, Reading, Pa.

Në mbyllje e sipër, FootHills Publishing, 2000, Bath, N.Y.

PARALLEL´NOYE TECHNIE / Rrjedhë paralele, (përkthyer në rusisht nga Irina Mashinskaia) Petropol Press, 1999, Shën Petërburg, Rusi

Fytyra të papajtuara, FootHills Publishing, 1999, Bath, N.Y.

Hije/Hije jetime—SOMBRA/SOMBRA HUÉRFANA, (përkthyer në gjuhën kastelane Rosann DeCandido dhe Alicia Partnoy) Pine Press, 1997, Landisburg, Pa.

SCRAPPLE, Nightshade Press, 1995, Troy, Me.

OBIT HOTEL, Pine Press, 1993, Landisburg, Pa.

Përveç…, FootHills Publishing, 1990, Bath, N.Y.

Prerje dhe tymosje, FootHills Publishing, 1989, Bath, N.Y.

 

 

Antologji dhe kolana botimesh

Kolana e poetëve të Montanës, Vëll. 2, Gjashtë libra nga poetët e Montanës. FootHills Publishing, 2012.

Kolana e poetëve të Montanës, Gjashtë libra nga poetët e Montanës. FootHills Publishing, 2010.

UN SEGUNDO EN EL TIEMPO / Antologia de poesía Berks y más allá / Një sekondë në kohë: Antologji poetike e Berksit dhe më tej. Albright College Press, 2002.

Vijëza ulëritëse: Antologji e Poezisë së Burgut nga N.E. Pennsylvania. Endless Mountains Review Press, 1992.

 

 

Përkthime

Shaip Emërllahu, LIFE’S RAGS, versioni nga shqipja në anglisht nga Craig Czury, me Elvana Zaimi-Tufa, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, Tetovë, 2009, Maqedoni.

Liudvikas Jakimavičius  MEDINE / Prej druri. Versioni nga lituanishtja në anglisht nga Craig Czury, me Alma Valevičiene. Përkthyer gjithashtu prej Laima Sruoginis, Mara Almeniene, Galina Čepinskiene. Botimet e Lidhjes Lituaneze të Shkrimtarëve, Vilnius, 2001.

Antanas A. Jonynas, LAIKO INKLIUZAI / Përfshirje në kohë. Versioni nga lituanishtja në anglisht nga Craig Czury. Përkthyer gjithashtu prej Antanas Danielius and Jonas Zdanys. Botimet e Lidhjes Lituaneze të Shkrimtarëve, Vilnius 2002.

 

 

 

 

ARTICULITUS TË NDRYSHËM

 

ka diçka të paepur nën cipën e

një fjale që s’e kam përdorur më parë

 

 

poezia gjuha e mbrame para vdekjes

~

e dy shkollave

që shkruajnë atë që unë s’di më intereson më shumë

~

diku mes vështrimit dhe shikimit

duket sikur s’e kam mendjen aspak

 

ndëshkimi është i ashpër

~

ende mendon se kujtesa

ka ndofarë lidhjeje me të menduarit

~

ç’gjë tjetër në këtë bukuri të tejdukshme

 

në cilin çast

~

largësia mes leximit dhe vizualizimit

tërthorësi

 

tashmë ti di si të mos hapësh sytë

~

gjithë këto fjalë për kujtesën

kemi qenë të dy atje

e prapë, rrëfimi yt e rrëfimi im

~

ai vështrim i çuditshëm

më çon teposhtë gjuhës

 

ai vështrim i humbur i pagjetur kurrë më

~

mes asaj që kujtoj

dhe asaj çka kam përfytyruar

~

vjen ç’prej vdekjes të më tregosh

~

i dallueshëm në zgrip

~

nuk besoj në një poezi të shkruar nga një mendje e vetme

 

as unë

~

bastet anojnë nga kripa e detit

gjak që shpërthen brenda gjakut

 

 

 

 

 

 

 

VELENXË E BARDHË

(për Rexhinën)

 

po për vdekjen e çdocilës fjalë

më duhet të bart kët’ velenxë të faqes së bardhë

 

 

nënkresë e bardhë e faqes

që më prin kah [poezia?]

hapësira luksoze

ku të prehen sytë e mi

~

aq qetë sa të dëgjosh

të shohësh ç’dëgjohet përtej

s’ka fare lidhje me mendimin

~

gjuhë private shkruar me një shkrim dore të fshehtë

~

ky tension i bardhë i tendosur i heshtjes

që fjalët e mia të fliten vetiu

~

por si të mos e fshij vetveten

në qesharakësinë e

bojës lëng balsamosës i

fjalëve sarkofag

i mendimit vdekje e

dijes

qesharake

~

po nëse kur përshëndetemi

të flasim poezi

po sikur gjuha jonë e mbërritjes

të shpërbëhet në rrokje të thella shikimi

shikimin e njëri-tjetrit si në një çast të parë ngazëllyes

po kur të nisemi?

sikur të mos takohemi më kurrë

~

çnjerëzore dhe e paturpshme

të thyesh ëndërrsinë e mendimeve të tua mëngjesore

të lexosh një gazetë

~

për aq rrallë sa të shoh

vdekja jote me mua është në rregull

e di që përherë je aty ku duhet të jesh

biseda jonë vazhdon

shikimi që më hedh vazhdimisht prin/qorton

~

shtriqur në plazh

jam horizonti

shtriqur në shtratin tim të rërës

piskamë pulëbardhash dallgët që rrokullisen me forcë

sikur horizonti, edhe unë do të mbetem përgjithnjë

 

 

 

 

 

 

 

 

MES LUTJES DHE ZGJIMIT

 

mes kësaj filigrane psalmesh

arrij dhe nxjerr

zërin tënd të njëzet viteve më parë

që pyet ku është qendra ime

 

 

mes lutjes dhe zgjimit

iluzioni këmbëngulës i zgjimit

pa i lëvizur buzët

vetëmse nuk po fle më

palindrom uji

kur një zë qërohet

të tjerët sajojnë

inkremente tingulli

me interval muri shpërbëhet

një gjësend blu mes nesh

vazhdoj ta humbas vendin tim

tierra sagrada s’e them dot tamam

nëse qeshë unë që udhëtova

nga vdekja apo t’i tregoja vetes

këtë pyetje një gjë të tillë si e kaluara

~

mes lutjes dhe zgjimit

rizgjimi i lutjes

për të përfshirë këtë hapësí

sikur vëmendja të përqendrohet përtej

ti do të thoshe jo besueshëm

nën sipërfaqe diçka nuk shkon

frymëmarrja që është shumë larg

e padukshmja e dashur e ashtuquajtur më afër

e harroj shtrembërimin

vetë emri im në gjithçka

ky vështrim për orë të tëra i vetmuar

~

çdocila fjalë duhet ëndërruar

para se të bëhet poezi

po kush nga ne mund ta dijë

fillimin në këtë gjysmë-dritë

mes poetit dhe asketit

pasi dikur ke frymëmarrë përtej

si për të parë, edhe për t’u mbushur

vetëm i shkolluari i pandriçuar do të thoshte

metafora muzika e lustruar

kur diçka horizontale në errësirë lëviz

s’ka fare kohë të shkosh ta shohësh në sy

~

kundërthënia e zgjimit

mes shikimit dhe thënies

çka shihet nga heshtja

nëse ka ndonjëherë heshtje

fillon të tregosh me sytë mbyllur

~

ka një derë

dhe një hije që mendon se është fytyrë

në pasqyrën pas derës

ti e di që ka mace

por e vetmja syresh ka dalë jashtë me kohë

s’e sheh dorën kurrë

vetëm pasqyrën që mendon se është fytyrë

drita gjithmonë ndezur në korridor

ajo kruarje pas çimentos së lagësht

~

mes lutjes dhe zgjimit

gjuha hermetike e lutjes

kur kërcehet fshin këmbët

si ngjyra të pikturuara nga sytë

kur flitet fshin lutjen

membranë e hollë lëkure

mes tingullit imazhit ligjëratës

kjo poezi një hartë rrëzon pingul

~

gjuha e flakshme e zgjimit

muri varet mes kornizës së vet

pa bisedë heshtjeje

dhe kohën që duhet për t’u çmontuar

i humbur shpërbërë me ç’gjuhë

pastaj tamburët duron

në pyll me askënd

~

Infuzion i kundërt i lutjes

drejtuar nga vdekja

ose pasqyra e saj errësira fle

drita ngurron dhe bluan

kah një shikim i ngulmët pas syve

~

mes lutjes dhe zgjimit

con(tra)versación

mes një gruaje dhe një burri

që i flasin njëri-tjetrit

përgjatë një pengese të lehtë

që dredh laqe të shtrënguar

rreth asaj çka kurrë s’është thënë zëlartë

zë – harxhojmë tërë jetën

duke rrjedhur jashtë gjithë tingullit

të tepër për të shkaktuar zhurmë kafshe

jam ulur në zgrip të një heshtjeje të stërmadhe

në pritje që heshtja jote të më kthejë vitet mbrapsht.

 

 

 

PRA, NË FUND MBETET PERCEPTIMI

 

pak shenjtëri mes gjithë profanizmit dhe mediokritetit

kur dëgjon veprimin që bën tek i dorëzohesh qëllimësisë

duhet të kthehesh anës tjetër e të jesh pas syve të tjerë

tek tretesh në ato vende në zgrip të pamjes e vështrimit

vendi dhe pikëmbërritja përkohësisht s’janë aspak të mundshëm

tek luajnë me dekorimet lulore

mu sikur loçkat e syrit gjethe të ishin e të lëshohej duarsh një erë e fortë

s’do ta dije ku qëndron, duke rrotulluar fjalët derisa të jenë të duhurat

mund të jetë një vend ku njerëzit mblidhen sipas një tonaliteti zëri

dua të dëgjoj dikë të flasë që të prapësojë menjëmend zhurmat në sfond

në mes të gatitjes hollësirat më shpëtojnë

 

 

 

HAP NJË HESHTJE TË TMERRSHME MES NESH

 

mas trashëgiminë në një ton zëri

nën atë farë vështrimi

Ç‘ishte ajo gjë që na u premtua

një gjest i veçantë i tërhequr mbrapsht

Nga çfarë gjëje u desh të hiqnim dorë

dikush diku që mund ta njihnim shumë kohë më parë

Në ç’vend të Biblës shkruhet pakushtëzueshëm

lexova gazetat

Mos po të hante diçka

prej asaj çka herën e fundit s’e more

Këtu

të jap gjithë çka kam gjetur qyshse isha djalë

capak fjalë të mezipërdorshme dhe këtë çast leximi

 

 

 

 

E SHTUNA E VDEKUR

 

Po as në një varrezë nuk mund të hash pa muzikë

kamerieri sapo solli një pjatë kërpudha zgare salcë shishe verë të kuqe

jam vjerrë pas palltos së mbështjellë fort duke ngrohur gishtat në llampën me kandil

buzët puthin një gotë raki

dhomëza sipër, ku liqeni laton trungjet në stola frymë e ftohtë avullon çdo tryezë në

kioskën e vet

çdokush prej nesh mendimet tona prekin drurin qoftë dhe pragdere

ndërsa lexojmë poezi mbi të vdekurit të një poeti tash të vdekur

s’jam vetëm unë që lavdërohem se jam varrezë

muzikantët po luajnë si dikur si një sekret i nxjerrë prej mendimeve të thyera

violinat e tyre zgjerohen për petalet që do t’u hedhin përmes kësaj drite të mugët

para se të ngrenë vështrimin

 

 

 

ÇDO DITË NJË KËRKIM LEGJENDAR PËR BRITMËN E HUMBUR

 

të fëmijëve në pyll

çdo ditë një grua del nga shtëpia

shkon në pyll dhe kërkon të bijtë

çdo ditë dashurohet me një pemë

bën dashuri me të

dhe kthehet në shtëpi pa rënë nata

çdo ditë një grua del nga shtëpia

shkon në pyll dhe kërkon të bijtë

çdo ditë ajo hedh krahun rreth trungut të një peme

dhe fërkohet pas saj derisa pema dridhet

derisa gruaja bëhet litar floku

pastaj kthehet në shtëpi pa rënë nata

një grua në kërkim të bijve të vet

shkon në pyll por aty nuk ka pemë

vazhdon të ecë nga ana tjetër

e argjendtë dhe rrezëllitëse

para saj zhavori rrezëllin

 

 

Përktheu: Elvana Zaimi-Tufa