All posts by admin

George WALLACE (USA)

George WALLACE (SHBA) Poeti amerikan George Wallace është bursist-shkrimtar që banon përkohësisht në shtëpinë e lindjes së Walt Whitman-it, poeti-laureat i parë në Suffolk County, NY, dhe autori i 31 […]

Lee Kuei-shien (TAIVAN)

Kuei shien Lee

U lind më vitin 1937, në Taipe. Aty mbaroi arsimin e lartë në Institutin e Teknologjisë.  Më 1976 u bë anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Poezisë në Angli.  Më 1987, iu bashkua PEN-it tajvanez dhe u zgjodh zëvendëskryetar dhe pastaj kryetar i tij. Për një kohë ishte kryetar i Fondacioni Kombëtar për Kulturë dhe Art ne Taivan. Momentalisht është zëvendëskryetari i Lëvizjes Poetët e Botës (Movimiento Poetas del Mundo).

Filloi të shkruaj poezi më vitin 1953. Veprat e tij të botuar përfshijnë “Poezi të përmbledhura” në gjashtë vëllime(2001, “Ese të përmbledhura” në dhjetë vëllime(2002, “Poezi të përkthyera” në tetë vëllime(2003, ”Antologjia e poezisë evropiane” në 25 vëllime(2001~2005), ”Koleksioni Poezi elite” (në 22 vëllime) dhe të tjera, duke përfshirë “Thesar i artë i poezisë moderne indiane” (2005), që përmban poezitë nga presidenti A.P.J. Abdul Kalam.

Poezitë e tij u përkthyen dhe u botuan në Japoni, Kore, Kanada, Zelandën e Re, Holandë, Rumani, Indi, Greqi, Spanjë, Rusi, Mongoli etj.

U shpërblye me çmime të ndryshmetë rëndësishme si, çmimi “Poet Meritor Aziatik”, Kore(1994, me çmimin tajvanez të poezisë “Rong-hou”(1997, çmimi “Poeti botëror i vitit 1997”, çmimi “Poeti ndërkombëtarë”, Indi(1998, çmimin “Poeti i mijëvjeçarit”, i Akademisë Ndërkombëtare e Poetëve , Indi(2000, çmimin e letërsisë “Lai Ho” dhe çmimin kulturor “Premier”, të dy në Tajvan (2001). Ka marrë edhe çmimin “Michael Madhusudan” nga Akademia “Michael Madhusudan”(2002, çmimin “Wu San-lien” për letërsi(2004)dhe Medaljen e Poetit nga Fondacioni Mongol i Kulturës(2005.

Tri herë nominohet kandidat për çmimin Nobel për letërsi nga Akademia Ndërkombëtare e Poetëve, Indi (2002, 2004, 2006).

Ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare poezie në vende të ndryshme të botës, si në SHBA, Japoni, Kore, Indi, Turqi, Mongoli, El Salvador, Nikaragua etj.