U MBYLL EDICIONI I XVIII I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË POEZISË “DITËT E NAIMIT”
POETËT E BOTËS NDEROJNË NAIM FRASHËRIN
Prej 16-19 tetor 2014 u zhvillua Edicioni i XVIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Për tri ditë me rradhë Tetova ishte nikoqire e aktiviteteve të ndryshme e te shumta poetike, artistike dhe kulturore. U mbajtën lexime letrare, u promovuan libra poetik u hap një ekspozitë me fotografi dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në këtë edicion morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Sebastiano GRASSO (Itali), Bohdan ZADURA (Poloni), Braha ROSENFELD (Izrael), Vicktoria SLAVUSKI (Argjentinë), Dinos KOUBATIS (Greqi), Germain DROOGNEBROODT (Belgjikë) Giuseppe NAPOLITANO (Itali), Joslin Love KEARSE (SHBA), Galina GANEVA (Bullgari), Kadir AYDEMIR (Turqi), Laura GARAVIGLIA (Itali), Maryam Ala AMJADI (Iran), Visar ZHITI (Shqipëri), Nicolaj STOCHHOLM (Danimarke), Bjorg BORGRIMSDOTIR, Levant KARATAS (Turqi), Bisera Suljic – BOSKALIO (Bosna dhe Hercegovina), Mujë Buçpapaj (Shqipëri), Robert SIMONISHEK (Slloveni) Ndue UKAJ (Kosovë), Trajce KACAROV dhe Slavica Dabevska KIROVSKA (Maqedoni), Ilire ZAJMI (Kosovë) dhe Entela SAFETI (Shqipëri) dhe Burhanedin XHEMAILI dhe Bujar PLLOSHTANI (Maqedoni).
Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati italian Sebastiano Grasso, kryetari i Jurisë Visar Zhiti, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sekretari shtetëror i Minsitrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, si dhe delegacioni i Komunitetit Bektashian, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.
Pamje nga Festivali 2012
{gallery}stories/ditet2012{/gallery}
Pamje nga Festivali 2009
” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Pamje nga Festivali 2013
{gallery}stories/Ditet 2013{/gallery}
Mbajtja e EDICIONEVE_SHQIP
Edicioni i XXVII FNP “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 19- 21 tetor 2023
Sebastiano GRASSO (ITALI)
Sebastiano GRASSO (ITALI) Biri i një mjeku gjeneral (1903 – 1985) dhe i markezes Giuseppina Camardi Polizzi (1916 – 1966), Sebastiano Grasso ka lindur në Catania të Siçilisë në […]
Edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”

(Shaip Eerllahu, drejtor i Festivalit dhe Visar Zhiti, kryetar i Jurisë së Festivalit)
Fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të Edicionit XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti italian Sebastiano Grasso. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe përkthyesi Visar Zhiti (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 16 – 19 tetor 2014, në qytetin e Tetovës.
Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 15 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga kryetari i Jurisë së Festivalit, Visar Zhiti dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emra e njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) etj.
Në edicionin e sivjetëm janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.
Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”
Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”
DITËT E NAIMIT E HAPËN SIPARIN NË TETOVË DHE E MBYLLËN NË TIRANË

Prej 17–20 tetor 2013, në Tetovë, në Krujë dhe në Tiranë u mbajt Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete të shumta letrare, artistike, kulturore dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Stéphane D’Amour (Kanada), Letica Villagarcia (Meksikë), Juan A. Franqui (Portoriko), Xhuzepe Napolitano (Itali), Krystyna Lenkovska (Poloni), Lesia Mudrak (Ukraina), Sema Güler (Turqi), Klaus Handberg Kristensen (Danimarkë), Mischa Andriessen (Holandë), Françoise Roy (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Anton Baev (Bullgari), Slagjana Atanasova (Maqedoni), Marina Mijakovska (Maqedoni), Ramadan Musliu (Kosovë), Ndue Ukaj (Kosovë), Hajredin Kovaçi (Mali i Zi), Visar Zhiti (Shqipëri), Agron Tufa (Shqipëri), Delvina Kërluku (Maqedoni) dhe Norel Zaimi (Shqipëri).

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin vajzat dhe djemtë me veshje kombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati françez Athanase Wantchev de Thracy, një delegacion i Komunës së Tetovës dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bekatashiane, Baba Edmond Brahimaj, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

Edicionin e XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, ‘Poezia i hap krah e më krah dritaret e paanësisë së botës sonë. Bën ngacmimin për të ardhur tek format e mënyrat e tjera, që të organizojmë dhe kuptojmë këtë realitet.
Athanase Vantchev de THRACY (FRANCË)
Athanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, ky poliglot me kulturë të […]
