All posts by admin

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

 

DITËT E NAIMIT  E HAPËN SIPARIN NË TETOVË DHE E MBYLLËN NË TIRANË

 

 

1

Prej 17–20 tetor 2013, në Tetovë, në Krujë dhe në Tiranë u mbajt Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete të shumta letrare, artistike, kulturore dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Athanase Vantchev de Thracy  (Francë), Stéphane D’Amour (Kanada), Letica Villagarcia (Meksikë), Juan A. Franqui (Portoriko), Xhuzepe Napolitano (Itali), Krystyna Lenkovska (Poloni), Lesia Mudrak (Ukraina), Sema Güler (Turqi), Klaus Handberg Kristensen (Danimarkë), Mischa Andriessen (Holandë), Françoise Roy (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Anton Baev (Bullgari), Slagjana Atanasova (Maqedoni), Marina Mijakovska (Maqedoni), Ramadan Musliu (Kosovë), Ndue Ukaj (Kosovë), Hajredin Kovaçi (Mali i Zi), Visar Zhiti (Shqipëri), Agron Tufa (Shqipëri), Delvina Kërluku (Maqedoni) dhe Norel Zaimi (Shqipëri).

2

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin vajzat dhe djemtë me veshje kombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati françez Athanase Wantchev de Thracy, një delegacion i Komunës së Tetovës dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bekatashiane, Baba Edmond Brahimaj, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

3

 

Edicionin e XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, ‘Poezia i hap krah e më krah dritaret e paanësisë së botës sonë. Bën ngacmimin për të ardhur tek format e mënyrat e tjera, që të organizojmë dhe kuptojmë këtë realitet.

Athanase Vantchev

Athanase Vantchev de THRACY  (FRANCË) Athanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, […]

POETI ATHANASE DE THRACY – LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Athanase de Thracy

Laureat i Çmimit të madh letrar “Naim Frashëri” të Edicionit XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” është poeti i madh bullgar Athanase Wantchev De Thracy, i cili prej kohësh jeton në Paris. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarët e jurisë Salajdin Salihu (Maedoni) dhe Ndue Ukaj (Kosovë). Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarke), Fatos Arapi (Shqiperi), Ali Podrimja (Kosovë), Abdelatif Laabi (Marok/Francë), (Lionel Ray (Francë), (Ewa Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë) etj.

Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 17 – 20 tetor në Tetovë, Frashër dhe në Tiranë.

Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp të mbajtur në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu.

Në vazhdim, kryetari i jurisë, Agron Tufa lexoi motivimin e Jurisë, ku thuhet se, çmimi “Naim Frashëri” i jepet  poetit francez Athanas Vantchev de Thrasi, me motivimin:

“Për dehjen e kthjellët lirike me referenca dhe asociacione dë dendura verbale e joverbale nga traditat e lashta e moderne të kulturës botërore;

për ndjeshmërinë e pastruar të shqisës poetike në filtrimin e emocionit autentik të një heroi lirik të gjithëkohshëm, në komunikimin e tij permanent e të pandërprerë me natyrën dhe civilizimin;

Ewa LIPSKA

Ewa LIPSKA (POLONI) Eva Lipska  është poetja më e  shquar e letërsisë bashkëkohore polake në botë krahas nobelistes polake, Visllava Shimborska. U lind më 1945 në Krakov. Poete, romanciere, fejtoniste, […]

Ewa LIPSKA (POLONI)

Eva Lipska  është poetja më e  shquar e letërsisë bashkëkohore polake në botë krahas nobelistes polake, Visllava Shimborska. U lind më 1945 në Krakov. Poete, romanciere, fejtoniste, historiane e artit […]

Craig CZURY

    Craig CZURY (SHBA)   Craig Czury u rrit në në një zonë të pasur me qymyrguri  në Pensilvaninë verilindore. Kaloi 15 vjet duke i rënë pash më pash […]

Craig CZURY (SHBA)

Craig Czury u rrit në në një zonë të pasur me qymyrguri  në Pensilvaninë verilindore. Kaloi 15 vjet duke i rënë pash më pash Amerikës së Veriut, duke punuar në […]

Tua FORSSTRÖM (FINLANDË)

U lind në vitin 1947 në Borgå (Finlandë). Jeton në mes Ekenas dhe Helsinkit. Është një poete shumë e vlerësuar finlando-suedeze dhe ka fituar shpërblime të mëdha letrare në Suedi […]

Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP ‘Ditët e Naimit’

Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP ‘Ditët e Naimit’

EVA LIPSKA – LAUREATE E DITËVE TË NAIMIT

EvaLipska1
Laureatja Ewa Lipska pranon çmimin ‘Naim Frashëri’ nga drejtori Shaip Emërllahu

Mesi i tetorit është koha e zbritjes së poetëve botëror në qytetin tonë të studentëve. Kështu, prej 14-17 tetor, sivjet në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt Edicioni i XIV i FNP ‘Ditët e Naimit’. Në këtë festival të madh poetik të shqiptarëve u zhvillua një aktivitet i nduarduarshëm letrar, artistik, kulturor e muzikor. Në të morën pjesë një numër i madh poetësh nga bota si, Jennifer Greene (SHBA), Thorr Stefanson (Islandë), Nicole Kage Florentiny (Martinike), Nina Malinovski (Danimarkë), Giuseppe Napolitano (Itali), Eva Lipska (Poloni), Eugeniusz Masovjetszki (Poloni), Amir Or (Izrael) Sabahudin Hadxhialiç dhe Azur Salihoviç (Bosnjë dhe Hercegovinë) Biba Ismail (Turqi), Roman Kisiov dhe Poli Mukanova (Bullgari), Athanas Vantchev de Thracy (Francë), Vladimir Martinovski dhe Burhanedin Xhemaili (Maqedoni) etj. Si dhe poetë nga e gjithë gjeografia shqiptare, si Sadik Bejko, Agron Tufa dhe Alisa Velaj nga Shqipëria, Abdullah Konushevci, Mexhit Mehmeti, Naime Beqiraj nga Kosova etj. 

EvaLipska2

Si gjithmonë, FNP ‘Ditët e Naimit’ edhe sivjet në edicion të saj botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të Festivalit, vëllimin poetik të poetit italian, Giuseppe Napolitano, ‘Përgjërimi i kohës’ dhe të poetit nga Tirana, Agron Tufa, ‘Gjurmë në rrjedhë’, të cilët edhe u përuruan në kuadër të programit në ambientit e produksionit ‘Oda’ në Qendrën e Kulturës ‘Naim Frashëri’.